Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Lista/ Licencat e reja, 841 infermierët e rinj që kalojnë në testim

15:05 / December 15, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
mjeke infermiere
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Janë 841 infermierë të rinj, që duke nisur nga java e ardhshme do të garojnë për të fituar lejen e ushtrimit të profesionit në këtë specialitet.

Në kalendarin e shpallur tashmë nga Qendra e Shërbimeve të Arsimit përcaktohet se provimi i shtetit për licencimin e infermierëve të rinj do të zhvillohet ndërmjet datave 20-24 dhjetor 2021, për të vijuar më pas edhe në datat 5-6 janar të vitit 2022.

Për secilin kandidat që është pjesë e listës së shpallur nga QSHA është detajuar data dhe ora specifike se kur duhet të paraqitet për të zhvilluar provimin e shtetit.

Ekspertët këshillojnë çdo kandidat të listës së detajuar të vlerësojnë me kujdes oraret e përcaktuara, pasi në të kundërt nuk do të mund të japin provimin në një tjetër afat përgjatë këtij sezoni.

Në kuadër të situatës së krijuar nga pandemia Covid-19 dhe në vijim të masave parandaluese të përhapjes së tij, nëpërmjet urdhrave të publikuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, provimet do të zhvillohen duke zbatuar me përpikmëri rregullat e rekomanduara që kanë të bëjnë me mbajtjen e distancës fizike, kujdesin për higjienën, si dhe mbajtjen e detyrueshme të maskave mbrojtëse.

Për të mos rrezikuar hyrjen në testim, kandidati duhet të paraqitet pranë Qendrës së Shërbimeve të Arsimit 30 minuta përpara orarit të nisjes së provimit, teksa duhet të jetë i pajisur me Kartë ID ose Pasaportë (dokumenti origjinal) dhe kopje të tyre, faturën origjinale me vulën përkatëse, të pagesës së tarifës së provimit, të kryer në një bankë të nivelit të dytë ku të jetë e përcaktuar edhe hera e pjesëmarrjes.

Gjatë paraqitjes për pjesëmarrje në provim, kandidati gjithashtu duhet të ketë parasysh që të jetë i pajisur edhe me mjetet mbrojtëse, maskë dhe doreza plastike, të zbatojë ruajtjen e distancës fizike 1,5-2 metër nga kandidatët e tjerë, të ketë me vete stilolaps për nënshkrimin e deklaratës dhe rezultatit të provimit, si dhe të mos ketë me vete celularë, çantë dhe sende të tjera personale të panevojshme për zhvillimin e provimit.

“Duhet të bëni kujdes, pasi mungesa e një prej dokumenteve të përcaktuara ju penalizon duke ju lënë jashtë testimit, çka do të thotë se duhet të prisni sezonet e tjera të vitit të ardhshëm për të hyrë sërish në testin e licencës, duke humbur kështu shanset për të aplikuar përgjatë për vendet e lira të punës në spitalet dhe qendrat mjekësore publike dhe private në vend deri në marrjen e vlerësimeve kaluese në këtë provim. Për të qenë kalues në këtë provim duhet të siguroni mbi 50 pikë me përgjigjet e dhëna gjatë plotësimit të testit”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Për t’u ardhur në ndihmë kandidatëve që do të kalojnë në testim, Qendra e Shërbimeve të Arsimit ka detajuar edhe fondin e mijëra pyetjeve nga të cilat do të përzgjidhen edhe pyetjet që do të jenë pjesë e tezës finale të provimit të licencës. Kështu, çdo kandidat mund të orientohet rreth përmbajtjes që do të ketë testi i licencës, duke u njohur me fondin e detajuar të pyetjeve që gjendet në faqen online të Qendrës së Shërbimeve të Arsimit.

Sipas rregullores së përcaktuar për provimet e shtetit, personi, që kërkon të ushtrojë një profesion të rregulluar, duhet të ketë përfunduar programin përkatës të akredituar të studimit, si dhe kualifikimet profesionale në atë profesion, të cilat duhet të vërtetohen me dokumente zyrtare, të lëshuara nga institucionet përgjegjëse brenda ose jashtë vendit dhe të njohura në Republikën e Shqipërisë, në përputhje me legjislacionin në fuqi për profesionet e rregulluara.

Lista-e-kandidateve-Infermieri-Sez.XXI_Download

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pushimet kthehen në tragjedi, motër e vëlla nga Shqipëria dhe partnerët e tyre humbin jetën pas shembjes së godinës në Athinë

17:20 / September 26, 2026

Rikthehet Saimir Tahiri: Kam shumë gjëra per të thënë…

16:29 / September 26, 2026

Ministri Hoxha nënshkruan Konventën e Kombeve të Bashkuara kundër Krimit Kibernetik: Siguria dhe qëndrueshmëria, pjesë e agjendës kombëtare të transformimit digjital të Shqipërisë

15:35 / September 26, 2026

Ambasadori i ri i SHBA i dorëzoi Letrat Kredenciale, Begaj pas takimit kokë më kokë me Wendt: Do vijojmë forcimin e partneritetit me Amerikën

15:19 / September 26, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.