Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas incidentit që ndodhi në ambientet e jashtme të selisë së Partisë Demokratike me Albana Vokshin dhe gratë e tjera të Lidhjes Demokratike të Gruas. Në një reagim në rrjetet sociale, Berisha shkruan se Lulzim Basha do të mbajë përgjegjësi personale për sulmin verbal dhe fizik.
Author: tirana
Pas përplasjeve të fundit dhe kthimit të buxhetit, Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka dekretuar me shpallje katër ligje. Më konkretisht, sipas njoftimit të Presidentit, ligjet për të cilat është dhënë pëlqimi janë: Ligj nr. 116/2021 “Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave, Republikës së Maqedonisë së Veriut, përfaqësuar nga Sekretariati për Çështjet Europiane, dhe Komisionit Europian për Programin e Veprimit të Bashkëpunimit Ndërkufitar IPA II, Maqedoni e Veriut-Shqipëri 2014-2020, alokimet për vitin 2020”.Programi i Bashkëpunimit Maqedoni e Veriut – Shqipëri, që ka për qëllim kryesor të kontribuojë në zhvillimin social-ekonomik të…
Një 31-vjeçare nga fshati Taç i Ersekës është shpallur në kërkim nga policia pas denoncimit të bashkëshortit të saj se ka braktisur dy fëmijët e mitur. Personi në fjalë është shtetasja me inicialet P.K. Sipas informacioneve të policisë, ajo është denoncuar nga bashkëshorti i saj E.K. se është larguar nga shtëpia ditën e djeshme duke lënë vetëm dy fëmijët e çiftit. NJOFTIMI I POLICISË Së KORÇËS: Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kolonjë, bënë shpalljen në kërkim dhe filluan procedimin penal për veprën “Braktisja e fëmijëve të mitur” për shtetasen P. K., 31 vjeçe, banuese në fshatin…
Policia e Shkodrës ka arrestuar 3 persona ndërsa ka proceduar penalisht 9 të tjerë në kuadër të operacionit të koduar ‘Fati i Lojërave’. Mësohet se në lokalin e dy vëllezërve me inicialet L.P., dhe G.P., të cilët janë shpallur në kërkim, ushtrohej aktiviteti i paligjshëm i lojërave të fatit. Në pranga kanë përfunduar A.A., 37 vjeç, i cili kishte rolin e shpërndarësit të letrave, E.H., 32 vjeç i cili kishte rolin e manaxherit të lokalit dhe F. K., 19 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” pasi në lokal u gjet edhe kanabis. Në përfundim të veprimeve u…
Një makinë është përfshirë në flakë pasditen e sotme në Tiranë. Nuk dihen ende shkaqet, nëse ka qenë defekt teknik i makinës apo zjarrvënie e qëllimshme. Policia po shkon drejt drejt vendit ku ndodhet makina për të zbardhur rrethanat e plota. Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar nga flakët.
Prokuroria e posaçme po përfundon hetimet edhe për dy incereratorët e tjerë, atë të Tiranës dhe Elbasanit. Burime nga organi i akuzës konfirmuan për ABC se prokurorët Dritan Premçi e Vladimir Mara janë drejt mbylljes së dosjes, ndërsa po kryhen veprime e fundit hetimore për akuzën e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës. Janë të paktën 15 persona ndaj të cilëve po zhvillohen veprime hetimore, ku përfshihen zyrtarë dhe ish—zyrtarë. Nuk përjashtohet mundësia që ndaj tyre të vendosen masa sigurie. Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka i arrestuar nga SPAK ditën e djeshme për skemën e abuzimit me inceneratorin e Elbasanit pritet…
Pas Greqisë edhe Italia ka forcuar masat kundër përhapjes së koronavirusit në prag të festave të fundvitit. Ministria e Shëndetësisë në Greqi njoftoi sot se të gjithë personat që do të hyjnë në vend nga data 19 Dhjetor ora 06:00 duhet të ketë një test negativ të 48 orëve të fundit pavarësisht nëse kanë certifikatën e vaksinimit. Nga masa përjashtohen udhëtarët që kanë dalë jashtë vendit për më pak se 48 orë duke qenë se do të kenë bërë testin PCR pak para nisjes. Masa do të hyjë në fuqi nga e diela 19/12 në 06:00. Ky vendim i Ministrisë…
Vrasja për rezervimin e një tavoline të Gazment Kurmakut, i cili punonte si kryekamerier në një restorant në Elbasan, nga 33-vjeçari Erjon Llapushi, në fillim të tetorit 2021, është edhe produkt i segmenteve të kalbura dhe të papërgjegjshme të drejtësisë. Report Tv zbulon se tre muaj para se të kryente krimin e radhës, tashmë duke i marrë jetën një qytetari krejtësisht të pafajshëm, Erjon Llapushi është liruar nga burgu me kërkesë të Prokurorisë së Pogradecit, për një vepër penale që rrezikonte të dënohej deri në 10 vite burg. Në 28 maj 2021, Erjon Llapushi është arrestuar në flagrancë nga policia…
Kryeministri Edi Rama flet per arrestimin e ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka, i cili u prangos dje nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për korrupsion, shpërdorim detyre (atë të ministrit) dhe pastrim parash. Për herë të parë lidhur me ngjarjen, Rama ka reaguar në një koment të cilit i është përgjigjur një ndjekësi në Facebook, ndërsa shkruan se prangosja e Kokës nuk i bën përshtypje. Madje shton se përballja e ish-deputetit që dorëzoi mandatin para nisjes së legjislaturës së re, është çështje individuale dhe jo partiake. Ndërkohë që nuk harron të shtojë se beteja është individuale.…
Trekëndëshi Donald-Bora dhe Beatrix është kthyer në kryefjalën e medias. Lidhja e Donaldit dhe Beatrix është shoqëruar me shumë zhurmë në rrjet. Kujtojmë se pas hyrjes së Borës në shtëpi aktori la një takim pezull me të por lidhja me Beatrix ndryshoi çdo gjë. Të shumë kanë qenë emrat që kanë reaguar në lidhje me romencën e tyre dhe një prej tyre ka qenë edhe mamaja e këngëtares Beatrix. Ajo sërish ka bërë një postim në rrjetet sociale ku ka shpërndarë një shkrim të “Lolita”. Në atë postim përmendet edhe Bora, ku thuhet se kolegët e saj po bëjnë çmos…
Ministria e Energjisë bën me dije se në HEC-in e Vaut të Dejës tashmë do të prodhohet energji edhe përmes paneleve fotovoltaike të instaluar në digën e këtij hidrocentrali. ‘Rrisim kapacitetet dhe eficencën përmes diversifikimit të burimeve të prodhimit të energjisë’, shkruan ministria. Gjatë një inspektimi në këtë HEC, ministrja Belinda Balluku ka nënvizuar sërish se çmimi i energjisë elektrike nuk do të rritet për familjarët dhe bizneset e vogla. “Qeveria ka marrë përsipër të mbrojë abonentët familjarë dhe të biznesit të vogël. S’do ketë asnjë qindarkë rritje çmimi sa i përket këtij grupi. Megjithatë duke qenë që VKM i…
Ndërsa fliste për mediat, një militante e PD, e njëjta që u shfaq në mbrojtje të Lulzim Bashës, ditën kur Sali Berisha e mbështetësit e tij hynë në seli, e akuzoi Kokalari si mashtruese. DEBATI: Kokalari: Këta që i dërgon Lulzim Basha është dhunë verbale dhe psikologjike. Kanë mbyllur të gjitha dyert dhe nuk arrijnë të kontrollojnë dy gra që janë apo jo me probleme. Basha është këtu. Kjo është dhunë psikologjike. Ardhja ime këtu nuk është provokim. Kjo është ndërtesë e Partisë Demokratike.Militantja demokrate: Kush të ka paguar ty, sa rrugë ke bërë Amerika në Shqipëri? Kush ti ka paguar? Pse…