Author: tirana

Kuvendi i Shqipërisë do të zhvillojë sot seancën radhës plenarë në orën 11:00. Në rendin e ditës është parashikuar një interpelancë që deputeti Vangjel Dule ka kërkuar me kryeministrin Edi Rama. Në rend dite do te jetë dhe ratifikimi i marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar për ekstradimet. RENDI I DITËS: 1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare datë 9.12.2021 (Neni 44, pika 2 e Rregullores) 2. Njoftime (Neni 44, pika 3 e Rregullores) 3. Interpelancë me Kryeministrin z. Edi Rama kërkuar nga deputeti Vangjel Dule. (Neni 80 i Kushtetutës, neni 96 Rregullore Kuvendi) 4. Seancë pyetje-përgjigje me ministren…

Read More

Sektori i farmaceutikës shënoi nivelet më të larta të shitjes me pakicë në tremujorin e tretë në krahasim me periudhën e para krizës në raport me sektorët e tjerë. Të dhënat e INSTAT tregojnë se në tremujorin e tretë shitjet me pakicë në tregun e produkteve farmaceutike u rriten me 21 për qind në raport me 3-mujorin e tretë të vitit 2019. Zhvillimet në sektor u ndikuan nga pandemia Covi-19, e cila nxiti konsumin jo të zakontë të një game të gjerë te produkteve farmaceutike që nga vitaminat deri të antibiotikët. Përgjatë dy viteve në vijim që kur nisi pandemia…

Read More

Një banesë është përfshirë nga flakët në qytetin e Fierit. Kati i pestë i pallatit është përfshirë nga flakët gjatë orëve të natës në lagjen ‘Katriot’ në Fier. Mësohet se zjarri kishte rënë në dhomën e gjumit të banesës në pronësi të personit Osman Osmani, por që aktualisht banonte me qira një familje tjetër. Fatmirësisht nuk u raportuan dëme në njerëz, por vetëm dëme materiale. Shërbimet zjarrfikëse kanë shkuar në vendngjarje ku edhe kanë bërë të munduar shuarjen e flakëve.

Read More

Armando Broja nuk ka të ndalur me paraqitjet pozitive në Premier Ligë. Sulmuesi la gjurmë në ndeshjen kundër Kristal Palas. Me një predhë nga distanca 20 vjeçari la të shtangur kundërshtarët dhe shënoi golin e dytë të sfidës. Broja vazhdon të dhurojë spektakël në Angli. #CRYSOU ~ #PL كريستال بالاس 1 × 2 ساوثهامبتون | هددددف ارماندو بروجا 🎥ـــــــــــــــــــــــــــــــــــــــــــto never miss any goal Follow @FA_GO7 pic.twitter.com/Eeye1ffTBj— فاستر قول لتغطية المباريات (@Bzbgi4) December 15, 2021

Read More

Qeveria shqiptare ka miratuar ditën e sotme marrëveshjen për operatorët ekonomikë nga Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut, pikë kjo e dakordësuar në nismën e tre vendeve, Ballkani i Hapur. Në vendim thuhet se kjo marrëveshje parashikon njohjen reciproke të Operatorëve të Autorizuar për sigurinë dhe mbrojtjen (OEAS). Vendimi MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË SERBISË (Dhe Maqedonisë së Veriut, shën. im, shih VKM), PËR NJOHJEN RECIPROKE TË OPERATORËVE EKONOMIKË TË AUTORIZUAR-AUTORIZIMET PËR SIGURINË DHE MBROJTJEN (OEAS) Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, dhe të nenit 10,…

Read More

Dashi Nesër është kohë e shkëlqyer për njerëzit kreativë. Do të vlerësohen shumë aftësitë dhe puna juaj. Parashikohet edhe përfitim monetar nesër. Në lidhje me partnerin iu kërkohet të keni shumë durim. Mos diskutoni çështje që mund të ndikojnë në harmoninë e lidhjes suaj. Demi Lexoni edhe: Pika revolucionare që kanë pushtuar tregun botëror. Rregulloni presionin e gjakut në vetëm tre ditë!Sponosored by MonadPlugËshtë shumë e rëndësishme që të përdorni logjikën. Mund të përballeni me një person që është afër jush, por komploton kundër jush. Duhet të mendoni për një partner nëse jeni beqarë. Nëse jeni në një lidhje duhet…

Read More

Në mbledhjen e sotme qeveria ka miratuar vendimin për hapjen e procedurës së pranimit në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese edhe për kandidatë të tjerë jashtë shërbimit civil. Vendimi sqaron se procedura e plotësimit të pozicioneve të lira të kategorisë së ulët dhe të mesme drejtuese në administratë, për të cilat lëvizja paralele është mbyllur pa fitues, do të jetë e hapur edhe për kandidatë të tjerë nga jashtë shërbimit civil, që plotësojnë kushtet dhe kërkesat për vendet e lira. Numri maksimal i pozicioneve, për të cilat do të përdoret procedura është 12 për kategorinë e mesme drejtuese…

Read More

Drejtori i Cirkut Kombëtar Ilirjan Gjini është liruar nga detyra. Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të Këshillit të ministrave dhe në mungesë të kryeministrit Edi Rama, është firmosur nga zv/kryeministri Arben Ahmetaj. Kujtojmë se, Gjini u emërua në këtë detyre dy vite më parë në 24 dhjetor të 2019. VENDIM PËR LIRIMIN NGA DETYRA TË DREJTORIT TË CIRKUT KOMBËTAR Në mbështetje të pikës 2, të nenit 100, të Kushtetutës, dhe të pikës 4, të nenit 9, të ligjit nr.10352, datë 18.11.2010, “Për artin dhe kulturën”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Kulturës, Këshilli i Ministrave V E…

Read More

Këshilli i Ministrave ka propozuar ditën e sotme ndryshime në ligj për të gjitha ato biznese që nuk deklarojnë të dhënat e sakta në Qendrën Kombëtare të Binzesit. Këshilli i ministrave propozon që gjoba nga 15 mijë lekë që është aktualisht, të rritet në 60 mijë lekë. Ky propozim do të çohet për diskutim në Komisionet Parlamentare dhe më pas do të jetë Kuvendi ai që do të votojë për ndryshimet përfundimtare.    Projektligj për një ndryshim në ligjin nr.9723, datë 3.5.2007, “për regjistrimin e biznesit”, të ndryshuar Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me…

Read More

Gjatë transmetimit live, vajza e deputetes së Partisë Demokratike, Jorida Tabaku është bërë për herë të parë pjesë e një interviste duke vënë në siklet Jorida Tabakun. Në intervistën në “Radarin Informativ”, teksa deputetja fliste lidhur me arrestimin e ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka, vajza e Tabakut ka ndërhyrë duke kërkuar vëmendjen e së ëmës.

Read More

Nga e shtuna gazetarët,operatorët dhe teknikët që mbulojnë zhvillimet politike të opozitës po raportojnë pa ndërprerje çdo zhvillim që lidhet me situatën e brendshme në Partinë Demokratike. Krahas raportimeve mbi klimën tejet të tensionuar mes palëve dhe militantëve që janë në oborr, sot gazetarët u përballën edhe me një skenë aspak të hijshme të prodhuar nga Kokalari. Si reagim, asaj i është përgjigjur gazetari Juxhin Mustafaraj. “Nuk janë të frikshëm gazetarët zonja Kokalari! Nga e shtuna gazetarët/operatorët/teknikët që mbulojnë zhvillimet politike të opozitës po raportojnë pa ndërprerje çdo zhvillim që lidhet me situatën e brendshme në Partinë Demokratike. Krahas raportimeve…

Read More

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se vendi është duke u përballur me krizë energjitike. Në një konferencë për media, Kurti u pyet nga gazetarët se me çfarë po ngrohet, teksa tha se ai mbrëmë në shtëpinë e tij është ngrohur me batanije. “Pjesën më të madhe të kohës po më bie të rri ose në makinë duke udhëtuar prej një vendi në një vend tjetër ose në kryeministri, ku kemi një sistem të përgjithshëm të ngrohjes për komplet objektin, e mbrëmë kur kam shkuar shumë vonë në shtëpi jam ngrohur me batanije, por shpresoj kjo pyetja juaj dhe…

Read More