Author: tirana

1. Aktrimi. Jam surprizuar që me serinë e parë. Aktrimi ishte fantastik. Në serial mund të shohësh narcisistin, kriminelët, apo edhe policinë që bindte këdo për rolin dhe emocionet e tyre. Aktrimi është aq i bukur, saqë mund të ndjesh tensionin në çdo skenë, inatin dhe gëzimin. 2. Historia. Regjizori dhe tekstshkruesi kanë bërë një punë të jashtëzakonshme për ta bërë historinë interesante. Bëhet fjala për vjedhjen, por jo për vjedhjen e individit, për vjedhjen e shtetit që përpiqet ta mbajë të shtypur individin. Dhe më e bukura, shikuesi bëhet palë me grabitësit për shkak të historive të tyre prekëse.…

Read More

2021-shi brenda pak ditësh na jep lamtumirën dhe të gjithë i kemi varur shpresat tek viti 2022. Të gjithë duam që viti i ardhshëm të jetë më bujar me fatin, mundësitë e biznesit dhe jetën e dashurisë. Por, tre nga përfaqësuesit e horoskopit, nuk do ta kalojnë mirë as vitin e ri. Jo, nuk po flasim për fat, biznes dhe financa. Vetëm 3 shenjat e mëposhtme nuk do të mund të çiftëzohen as në vitin 2022. Ujori Për Ujorin, viti 2022 është i destinuar të jetë një vit vetmie i thellë, ku shumica e muajve e gjejnë atë larg pasioneve…

Read More

Policia e Shtetit ka shtuar kontrollet në mbarë vendin për artikujt piroteknikë, me rastin e festave të fundvitit. Në një dalje për media, Drejtori i Rendit Publik, Ylli Vasili, iu bëri thirrje të gjitha subjekteve tregtare që të mos tentojnë të tregtojnë lëndë piroteknike dhe fishekzjarrë në mënyrë të kundërligjshme, pasi do të përballen me ligjin. “Policia e Shtetit apelon për të gjitha subjektet tregtare që të mos tentojnë të fusin dhe tregtojnë lëndë pirotenike e fishekzjarrë në mënyrë të kundërligjshme, pasi do të përballen me ligjin. Gjithashtu, iu bën thirrje prindërve të mos lejojnë fëmijët të blejnë e përdorin…

Read More

Sekuestrohen 23 kg heroinë dhe 2 kg kokainë nga pala greke në Kapshticë. Lajmi bëhet i ditur nga gazeta greke “Protothema”, e cila raporton sot se bëhet fjalë për një linjë trafiku turko-shqiptare. Gjatë aksionit, është ndaluar nga policia greke një automjet, me drejtues shtetasin turk, Enver Celen, dhe pasagjere një shtetase shqiptare 32 vjeçe. Gjatë kontrollit fizik, shqiptares i janë gjetur dy pako me 2 kg 100 gram kokainë. Ndërsa në bagazhin e mjetit janë gjetur dhe sekuestruar dy çanta, që përmbanin njëra 11 kg 335 gram heroinë dhe tjetra 11 kg 668 gram heroinë. Brenda në mjet është…

Read More

Ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka pritet të dalë sot para gjykatës në orën 11:30! Koka u arrestua për llogari të hetimit të SPAK, me akuzën se ka përfituar 3.7 milionë euro në mënyrë të paligjshme nga kompanitë koncesionare të inceneratorit të Elbasanit, para që kompanitë i kanë marrë në buxhetin e shtetit. Lefter Koka do të njihet me akuzën zyrtare dhe masën e sigurisë arrest me burg caktuar ndaj tij në mungesë do të mbahet në ambientet e Gjykatës së Posaçme. Pas mbërritjes në qelitë e paraburgimit në Tiranë të martën, ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka takimin e vetëm e…

Read More

Italia ka ashpërsuar masat kundër variantit të ri omicron. Mediat e huaja raportojnë se nga dita e sotme do të shtohen kategoritë e personave që duhet të kryejnë vaksinimin e detyrueshëm. Masat e reja përfshijnë blindimin e kufijëve, anulimin e festave në qytete dhe reduktimin e vlefshmërisë kohore të testeve anti-Covid. Qytetarët e vaksionuar që udhëtojnë nga vendet anëtare të Bashkimit Europian drejt Italisë duhet të prezantojnë tampon anti-Covid negativ në pikat kufitare, për jo të vaksinuarit që udhëtojnë nga vendet komunitare bëhet i detyrueshëm karantinim 5 ditor e tamponi negativ e rinovohet afatit kohor për masat ndaj qytetarëve ekstrakomunitarë…

Read More

Emisioni ‘Top Talk’ i gazetarit Denis Dyrnjaja përfundoi shumë papritur dhe me tensione. Ditën e djeshme më program ishte i ftuar Marash Logu, këshilltari ligjor i Partisë Demokratike i cili u ankua fillimisht për kohën televizive pasi sipas tij nuk po i jepej koha e duhur për të folur në lidhje me temën e inceneratorëve. Logu kërkoi të dinte nga gazetari se nëse do ti vinte koha për të folur pasi kishte 10 minuta që po qëndronte i heshtur. Më pas situata u agravua kur Dyrnjaja i tha se po sillej si kamikaz, fjalë për të cilën Logu kërkoi ndjesë…

Read More

Kryeministri në ikje i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka dorëzuar detyrën dhe ka uruar kryetarin e sapo zgjedhur Dimitar Kovaçevski për fitoren në zgjedhjet brendapartiake. Zaev tha para selisë së partisë se gjëja e parë që do t’i thotë liderit të ri të LSDM-së, Dimitar Kovaçevskit është ruajtja e vlerave të partisë. ‘Kryetar, të uroj fat, mençurinë e ke, ta mbrosh këtë parti të madhe dhe shtetformuese, të kujdesesh për socialdemokracinë, të kujdesesh për unitetin dhe ruajtjen e lirisë dhe demokracisë në vendin tonë, si dhe në parti. Ju uroj një mandat të suksesshëm si kryetar i LSDM-së, zgjedh…

Read More

Një zbulim i rëndësishëm është bërë nga NASA, ku roboti Mars Perseverance ka identifikuar në planetin e kuq shkëmbinj me origjinë vullkanike, të cilët mund të jenë produkt i ndonjë rrjedhje të një llave të lashtë. “Është një gur kilometrik për misionin, sepse do të thotë që kur mostrat e këtyre shkëmbinjve të kthehen në Tokë dekadën e ardhshme, ato mund të datohen”, shkruan BBC. Kjo do të forcojë të kuptuarit tonë për historinë jo vetëm të vendndodhjes së uljes, por të Marsit në përgjithësi dhe të Sistemit Diellor. Anëtari i ekipit shkencor Briony Horgan, nga Universiteti Purdue, tha se…

Read More

Reperi shqiptar Don Xhoni, ka dhënë së fundmi një intervistë për Radio Jam FM në Berlin të Gjermanisë. Duke e nisur intervistën me një kërkim-falje për anglishten e tij ndoshta pak të çalë, reperi me prejardhje nga Drenica foli në përgjithësi rreth këtij viti, i cili ka qenë mjaft i suksesshëm për karrierën e tij. Reperi, emri i vërtetë i së cilit është Xhonatan Isufi, u pyet nga prezantuesi i emisionit për deklaratën e komedianes iranioano-gjermane, Enissa Amani, e cila i ka reaguar publikisht një deputeti gjerman duke e quajtur “racist”. Ajo tani rrezikon deri në 40 ditë burg, për…

Read More

Sot banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri po diskutonin për lojën e “Big Brother VIP”. Sipas Sarës është kuptuar se kush do lekët dhe se kush do një eksperiencë, ndërsa Antonela tha se është kuptuar dhe se kush bën fasadë. Antonela: Ka dhe fasadë ma beso. Sara: Po mirë. Beniada: Unë jam për eksperiencë, po të kisha fasadë do isha sjelljë ndryshe. Antonela: Si ndryshe? Ti s’je sjellë keq ndonjëherë, as nuk je mërzitur, gjë që më bën të mendoj se po mban fasadë, po luan dhe po luan bukur se e di që njerëzit e duan pozitivitetin.…

Read More

SHBA e kaloi shifrën prej 800.000 të vdekur nga Corona, por kjo shifër duket se nuk pasqyron realitetin. Dyshohet se numri i rasteve të vdekjeve të paraportuara nga virusi Corona është shumë më i lartë në mbarë botën. Sipas shifrave të Universitetit John Hopkins, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kaluar shifrën e 800.000 vdekjeve nga virusi Corona. Presidenti amerikan Joe Biden foli për një “shifër tragjike” dhe bëri thirrje për kujtimin e viktimave të pandemisë. Ai kumtoi: “Unë e di se si është të kesh një karrige bosh rreth tryezës së ushqimit, veçanërisht në kohën e Krishtlindjeve.” Biden tha…

Read More