Gjatë fjalës së saj në seancë plenare, deputetja e PD-së Jorida Tabaku, njëherësh kryetare e komisionit hetimor të inceneratorëve, kërkoi nga SPAK të ndëshkojë grupin e strukturuar kriminal pas inceneratorëve. “E gjithë skema e inceneratorëve nuk është vetëm se një hartë e operimit e një Grupi të Strukturuar Kriminal. Për këtë arsye askush nga ne sot nuk është i gëzuar që SPAK ka arrestuar Lefter Kokën, që padyshim është përgjegjës për këtë aferë. Pasi çdokush prej nesh, përfshirë edhe anën tjetër të këtij parlamenti e kanë të qartë që Lefter Koka nuk është i vetëm në këtë lojë. Mjafton t’ju…
Author: tirana
Partia Demokratike ka depozituar në Kuvend kërkesën për ndryshimin e kryetares së komisionit të shëndetësisë Albana Vokshi dhe disa sekretarëve. Bëhet fjalë për deputetët që janë mbështetës të ish kryeministrit Berisha.
Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali deklaroi sot se qeveria shqiptare ka respektuar të drejtat e minoriteteve. Në fjalën e saj në Kuvend, duke iu përgjigjur deputetit të opozitës Vangjel Dule, Spiropali u shpreh se qeveria shqiptare ka respektuar të drejtat e minoriteteve dhe se deputeti Dule në fjalën e tij tha vetëm të pavërteta. Përgjigja e plotë e ministres Spiropali “Zoti Dule, me gjithë respektin për Ju dhe për punën që keni bërë për mbrojtjen e të drejtave të pakicave kombëtare në këto vite, më lejoni t’Ju sqaroj se ishte pikërisht në respekt të kërkesës suaj…
Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, sapo ka mbërritur në ambientet e Gjykatës së Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit.Ish-ministri Koka do të njihet sot me masën e sigurisë. Ish-ministri Koka u arrestua dy ditë më parë nga SPAK, pasi akuzohet për shpërdorim detyre, korrupsion dhe pastrim parash. Lefter Koka akuzohet se ka abuzuar me tenderat e inceneratorëve, që konsiderohet si një nga aferat më të mëdha të dekadave të fundit në vend.
Lajm i bujshëm për të gjithë fansat e tij, Noizy është arrestuar në Kosovë. Mediet fqinje raportojnë se reperi shqiptar është arrestuar në pikën kufitare në Vermicë, mbrëmjen e kaluar, pasi mësohet se ka pasur një urdhër-arresti ndaj tij. “Shoqërohet një person me urdhëresë të gjykatës. Mbrëmë në pikën kufitare, në Vermicë nga policia është ndaluar një person, i cili është shoqëruar në stacionin policor Qendra në Prishtinë. Ndaj tij ka qenë aktive një urdhëresë të gjykatës. Zyrtarët policor në koordinim me institucionet përkatëse, po kryejnë veprimet e nevojshme procedurale”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës. !
Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit ka lënë në burg nënkryetarin e Bashkisë së Lushnjës, Gentian Nushin, dhe drejtorin e Prokurimeve Juridike, Leonard Sefën. Dy të pandehurit nuk kanë dhënë sqarime para GJKKO. Të dy zyrtarët akuzohen për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera. Bëhet fjalë për tenderin e kanalit vaditës, që çoi në pranga disa zyrtarë të Bashkisë së Lushnjës, mes të cilëve edhe kryebashkiakun Fatos Tushe. Ndërkohë, sipas dosjes hetimore, zyrtarët dyshohen se kanë abuzuar edhe me tre prokurime të tjera.
Kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule ka refuzur që të zhvillojë interpelancën me ministren për Parlamentin Elisa Spiropali, pasi kjo e fundit zëvendësoi kryeministrin Edi Rama. Dule tha se qëndrimi kryeministrit Edi Rama për të mos u përballur në interepelancë me të dëshmon se për të respektimi i të drejtave të minoriteteve dhe i lirive të tyre nuk egziston në axhendën e prioriteteve të tij ‘Depozitova kërkesën për interpelancë më kryeministrin në lidhje me politikat e qeverisë dhe respektimit e minoriteteve. Pse e kërkova me kryeministrin, jo se nuk kam respekt, për ministren Spiropali, por për cilido. Jam njoftuar sot në…
Xhemi Shehu ka qenë e ftuar në “Pardon my French” në Top Albania Radio dhe tregoi me emocion gjithçka për eksperiencën që po e kthen në ekran. Moderatorja rrëfeu se kjo nuk është hera e parë që e ftojnë të prezantojë “Festivalin e Këngës”, por për disa arsye nuk ka pranuar. “Ftesa më ka ardhur dhe herë të tjera. Një herë kam qenë duke lindur, një herë më thanë që kemi dashur të të marrin”, tha Xhemi, ndërsa në vazhdim pranoi se ftesën për këtë Festival e ka pritur me shumë qejf. “U gëzova shumë, ka kohë që më ka…
Për Brad Pitt do të jetë një tjetër Krishtlindje larg fëmijëve. Pas divorcit të shumëpërfolur me Angelina Jolie, fëmijë iu lanë në kujdestari aktores së njohur. Por ajo që po e vuan më shumë ndarjen është vajza e tyre 14 vjeçare, Shiloh. Një mik shumë i afërt për me ka thënë për revistën “OK’ që vajza qan shpesh. Shiloh dëshiron dëshpërimisht të takojë babain e saj por nuk mundet për shkak të urdhrave të fundit të gjykatës – vazhdon burimi . “Ajo do të duhet të kënaqet vetëm një udhëtim të shkurtër. Shiloh është e vetmja që ka vendosur të…
Kryetarja e kuvendit të Shqipërisë Lindita Nikolla ka detyruar të gjithë deputetët e që të vendosin maskat anti-Covid në Shqipëri. Sapo mori fjalën Nikolla bëri apel për zbatimin e masave. “Ju lutem maskat, zbatoni rregullat e masat kundër Covid-19. Vendosni maskat,”- tha Nikolla dhe të gjithë deputetët vendosën maskat.
Qeveria daneze do të marrë me qira qelitë e burgjeve në Kosovë për të strehuar 300 të burgosur në një përpjekje për të reduktuar mbipopullimin. Qeveria ka bërë me dije se po riformon sistemin e saj të burgjeve me 4 miliardë korona daneze (607 milionë dollarë, 538 milionë euro) për “iniciativa të reja”. Një nga iniciativat do të bëjë që shteti skandinav është se do të paguajë Kosovën për të strehuar 300 të burgosur. Qeveria daneze tha se masa synon “të huajt e dënuar me dëbim” të cilët gjithsesi do të dëboheshin nga Danimarka pasi të përfundonin dënimet e tyre…
Vijon retorika e ashpër mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe përfaqësueses së SHBA-ve në vendin tonë, Yuri Kim. Kjo e fundit ka reaguar përmes një postimi në Twitter, duke u shprehur se janë zero shanset që SHBA të heqë ‘non grata’, apo të kërkojë falje për një person që është shpallur ‘non grata’, nën akuzën e korrupsionit të rëndësishëm siç është rasti i Berishës. Ambasadorja e SHBA-ve ka publikuar në “Twitter” një tabelë me të dhëna ku tregon se numri i personave të shpallur “non grata” nga Uashingtoni është mbi 200. Po ashtu ambasada amerikane thekson se nuk ka asnjë të…