Author: tirana

Ish-deputeti demokrat Fatos Hoxha ka ironizuar deklaratat e mbështetësve të Sali Berishës se ky i fundit po rivendos komunikimin me Departamentin Amerikan të Shtetit. Hoxha ka postuar në profilin e tij në Facebook mesazhin e ambasadës amerikane që mohon se do të kthejë mbrapsht vendimin për shpalljen “non grata” të Berishës. Postimi i plotë: Një mbështetës i Berishës mbrëmë dha lajmin, se është rivendosur komunikimi midis Departamentit të Shtetit dhe Berishës. Më poshtë është komunikimi i ditës së sotme nga ana e Departamentit. E ardhmja e marrëdhënieve të Berishës me SHBA po bëhet çdo ditë e më e ndritur. Rrofsh…

Read More

Finalizohet operacioni ‘Doses’ në Fier. Në pranga ka rënë Arben dhe Denis Dane, babë e bir, 55 dhe 27-vjeç. Gjatë kontrollit të ushtruar në lagjen “Liri”, Fier, në lokalin në pronësi të 55-vjeçarit, të dy, babë e bir në bashkëpunim me njëri tjetrin u kapën duke shitur lëndë narkotike në doza. U sekuestruan në cilësinë e provës materiale rreth 2 kg lëndë narkotike cannabis sativa, një pjesë e të cilës ishte e ndarë në 258 doza gati për shitje, një peshore elektronike që shërbente për ndarjen e lëndës narkotike në doza dhe dy aparate celularë. Fier-Informacion- Finalizohet me sukses nga…

Read More

Shkencëtarja e Harvard , Alina Chan u shpreh para komisionit të shkencës në parlamentin britanik, se origjina më e mundshme e koronavirusit është laboratori në Wuhan. Kjo e fundit është specialiste në terapi gjenesh dhe në inxhinieri qelizore në Harvard. Ajo u shpreh se ata që janë në dijeni të origjinës së pandemisë nuk mund të flasin tani pasi nuk janë të mbrojtur, por ka shumë informacione të arkivuara që herët a vonë do të bëhen publike. Sipas doktoreshës Chan, shumë të dhëna teknike mbështesin hipotezën e një krijimi artificial të virusit. Ajo theksoi se shumë virologë të famshëm kanë…

Read More

Gjithçka ishte gati për drekën e Krishtlindjeve në kështjellën, Winsdor. Për shkak të rasteve të reja të infektimit dhe rasteve me “Omicron”, Mbretëresha e Anglisë, Elizabeth II ka anulur drekën e Krishtlindjeve që pritej të mbahej javën e ardhshme. Një burim pranë tyre tha se eventi mund të rrezikonte shëndetin e shumë personave, ndërsa ekspertët e pallatit mbretëror janë siguruar që mos të kishte asnjë pasojë prej mbledhjes së shumë njerëzve. Edhe vitin e kaluar dreka e Krishtlindjes u anulua për shkak të rrezikut nga Covid-19. Ky ishte një vit kur mbretëresha humbi bashkëshortin e saj dhe nuk dëshironte të…

Read More

Avokati i Lefter Kokës, Fatmir Braka tha se ish-ministri është i pafajshëm dhe se procesi ndaj tij është politik. ‘Na u njoftua dje vendimi. Vlerësimi i caktimit të masës së sigurisë., mbajti atë qëndrim që i përgjigjet të vërtetës dhe realitet dhe është i pafajshëm. Konfirmoi se nuk ka asnjë përgjegjësi në lidhje me procedurat e impiantit në Elbasan. Kur Koka nuk ka përgjegjësi nuk aludon për ndonjë person tjetër. Gjithë procesi për impiantin e Elbasanit nuk ka përgjegjësi asnjë. E vërteta është se ai akuzohet për shpërdorim detyre, por i nuk ka asnjë përgjegjësi. Aty nuk u tha se…

Read More

Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka caktuar sot masën ‘arrest me burg’ për ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka. Ish-zyrtari i lartë i PS-së akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre në lidhje me abuzimet me inceneratorët. Koka u paraqit gjykata nën masa të rrepa sigurie. Kujtojmë se ish-ministri Koka u arrestua dy ditë më parë nga SPAK. Koka akuzohet për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo…

Read More

Gazetari Artan Hoxha është paraqitur sot në Prokurorinë e Durrësit, ku i janë kthyer dy celularët e sekuestruar më datë 16 shtator 2016 fill pas një deklarate në emisionin “Opinion”. Prokuroria i mbajti të bllokuar celularët e Hoxhës për 5 vite e 3 muaj ose fiks 1 918 ditë. Prokuroria e Krimeve të Rënda i kërkoi Artan Hoxhës që të paraqitej tek ta menjëherë pas një deklaratë në emision në lidhje me rrëzimin në grykëderdhjen e lumit Ishëm të avionit me drejtues një pilot Italian Guido Andrea Guidi. Fill pasi mbaroi emisioni, vetë drejtuesi i “Opinion” e shoqëroi gazetarin Artan…

Read More

Policia e Tiranës ka arrestuar 7 persona, gjatë një aksioni të orëve të fundit, pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale. Mes të arrestuarve janë edhe dy të shpallur në kërkim, ndërsa janë proceduar penalisht edhe 12 shtetas të tjerë. Njoftimi i policisë: Nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë u bë ekzekutimi i vendimit për ndalimin e shtetasit në kërkim Gj. K., 41 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe…

Read More

Reperi i famshëm, Rigels Rajku, i njohur si Noizy, është liruar sot nga qendra e paraburgimit në Prishtinë. Lajmin e kanë konfirmuar burime për Ekspres brenda Policisë, të cilët bëjnë me dije se reperi është liruar pasi ka paguar 2000 euro gjobë. Sipas vendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, Noizy ishte i detyruar të mbante 100 ditë burgim ose të paguante gjobë prej 2000 eurosh. Reperi zgjodhi opsionin e fundit. Noizy u shoqërua mbrëmjen e së mërkurës nga Policia e Kosovës në pikën kufitare në Vërmicë dhe kaloi natën në Qendrën e paraburgimit në Prishtinë.

Read More

Lefter Koka ka folur për herë të parë pas arrestimit. Në seancën e sotme përmes avokatit të tij ai ka thënë se ka respektuar ligjin, duke mohuar akuzat. “Kam respektuar ligjin”, mësohet të ketë thënë ai. Seanca me dyer të mbyllura ka përfunduar dhe se trupa gjykuese është tërhequr për të marrë vendimin. Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka u arrestua dy ditë më parë me parë me urdhër të Prokurorisë së Posaçme. Arrestimi i tij erdhi pas një hetimi nga SPAK për çështjen e inceneratorëve. Koka akuzohet për “korrupsion” dhe “shpërdorim detyre”. Hetimi i SPAK?Ish- ministri i Mjedisit Lefter Koka…

Read More

Ka përfunduar seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka. Gjykata e posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit është tërhequr për marrjen e vendimit. Ditën e sotme ish-ministri Koka u paraqit gjykata nën masa të rrepa sigurie. Kujtojmë se ish-ministri Koka u arrestua dy ditë më parë nga SPAK. Lefter Koka akuzohet se ka abuzuar me tenderat e inceneratorëve. Koka, ka qenë Ministër i Mjedisit nga LSI në vitet 2013-2017, më pas deputet i PS, 2017-2021. Ai fitoi mandatin në 25 prill, por më pas hoqi dorë.

Read More

Presidenti Ilir Meta ka reaguar në lidhje me raportin e EUROSTAT, ku Shqipëria renditej e para në rajon për nivelin e lartë të varfërisë, çmimeve dhe të borxhit publik. Përmes një mesazhi në ‘Facebook’, kreu i shtetit theksoi se tashmë është koha për të rishikuar Buxhetin e Shtetit në mbështetje të qytetarëve, të shtresave më në nevojë dhe zhvillimit ekonomik të qëndrueshëm të vendit. Sipas Metës, çështjeve të mësipërme duhet t’u jepet përparësi, dhe jo koncensioneve, inceneratorëve dhe PPP-ve. REAGIMI I METËS TË PARËT në rajon për nivelin e lartë të VARFËRISË, ÇMIMEVE, dhe BORXHIT PUBLIK. TË FUNDIT për TË…

Read More