Author: tirana

Ambasada gjermane në Tiranë ka dhënë njoftimin e rëndësishëm për të gjithë infermierët shqiptarë të cilët kanë aplikuar për t’u punësuar në Gjermani. Sipas njoftimit duke filluar nga data 1 janar e vitit 2022, do të pranohen si personel (ndihmës infermier) vetëm personat të cilët zotërojnë një certifikatë të njohjes së gjuhës gjermane në nivelin B1. Njoftimi i Plotë nga Ambasada Gjermane në Tiranë: Ambasada Gjermane bёn me dije: Nga data 01.01.2022, Ambasada e Tiranёs do tё pranojё pёr kategorinё e personelit tё infermierisё pёr “Ndihmёs Infermier” vetёm aplikime me certifikatё tё njohur tё gjuhёs Gjermane Niveli B1. Kёshtu, Ambasada…

Read More

Dy ditë para mbajtjes së Kuvendit Kombëtar të thirrur nga Basha dhe njëkohësisht referendumit për shkarkimin e tij të propozuar nga Komisioni i Rithemelimit në PD, janë ndërruar bravat e selive blu nëpër rrethe të ndryshme të vendit. Lidhur me këtë situatë ka reaguar edhe ish kryeministri, Sali Berisha i cili me anë të një statusi në rrjetin e tij social ka shkruar se nuk ka asgjë që mund të pengojë vullnetin e lirë të demokratëve. “Nuk ka vulë, bravë apo dryn që mund të pengojë vullnetin dhe votën e lirë të demokratëve”, shkruan Berisha.

Read More

Një makinë në Vlorë është shkrumbuar nga flakët. Bëhet fjalë për automjetin e parkuar në lagjen “24 maj” që ka marrë flakë dhe është djegur pothuajse plotësisht. Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta zjarrfikëse, ndërsa sa i përket shkakut të flakëve, dyshohet se mund të ketë qenë një shkëndijë elektrike pranë vendit ku makina gjendej e parkuar.

Read More

Deri më sot, skenari i përjashtimit të Salernitës nga kampionati i Serisë A është i gjithi për t’u verifikuar, por nuk mund të përjashtohet. Siç ju kemi shpjeguar, në këtë hipotezë NOIF flet shumë qartë: të gjitha ndeshjet me klubin e granatës do të anuloheshin, raporton TuttoMercatoWeb. Një goditje me sfungjer që do të ndryshonte renditjen e Serisë A: në fakt, pothuajse të gjitha skuadrat do të humbnin tre pikë në krahasim me renditjen aktuale. Renditja aktuale: Interi 40Milan 39Atalanta 37Napolit 36Fiorentina 30Roma 28Juve 28Empoli 26Lazio 25Bolonjës 24Verona 23Sassuolo 23Torinos 22Sampdoria 18Udineses 17Venice 16Spezia 12Cagliari 10Genoa 10Salernitana 8 Klasifikimi i…

Read More

Çështja e vdekjes së ekstremistit grek Kostandinos Kaçifas në fshatin Bularat, është pushuar zyrtarisht nga Gjykata e Gjirokastrës. Vendimi është marrë në 13 dhjetor, nga gjyqtarja Suela Dashi, e cila vendosi të pranojë kërkesën e prokurorit Julian Çafka. Sipas gazetarit Elton Qyno, ekstremisti grek është vetëvrarë në ngjarjen e 28 tetorit 2018. Po ashtu, në seancën e zhvilluar pak ditë më parë në Gjirokastër, në sallën e gjyqit ka qenë i pranishëm vetëm Jani Kacifas, babai I të ndjerit. Çështja u dorëzua që në maj të këtij vitit në Gjykatë me përfundimin se Kaçifas ishte vetëvrarë, por dosja u rikthye…

Read More

Moti i ftohtë i ka bërë edhe deputetët e Kuvendit të Shqipërisë të marrin masa. Syrit të LSA sot nuk i ka shpëtuar look-u i disave prej tyre teksa afrohen ose lënë seancën për t’u larguar. Në veshjet e tyre dominon ngjyra e zezë. E sotmja ishte një seancë nga më të qetat edhe për shkak të disa mungesave në ulëset e deputetëve. Në sy ra mungesa e kryeministrit Edi Rama si dhe kryedemokratit Lulzim Basha.

Read More

Policia njofton se më datë 16.12.2021, rreth orës 15:35, në fshatin Berzeshtë, Librazhd, është gjetur i pajetë, në rrugë, pa shenja dhune, shtetasi Xh. K, rreth 66 vjeç. Nga hetimet paraprake, dyshohet se vdekja mund të jetë shkaktuar nga shkaqe natyrore. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Read More

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka vendosur kthimin për rishqyrtim të ligjit nr. 111/2021 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 92/2014 “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”. Sipas Presidencës, trajtimi fiskal i diferencuar që aplikon ky ligj, në thelb shkel parime e të drejta themelore kushtetuese për mbrojtjen e të cilave Presidenti i Republikës, ka vendosur kthimin e këtij ligji për rishqyrtim. “Për ilustrim, për subjektet që operojnë në fushën e turizmit argëtues, sportet ujore etj., nuk i është hequr përjashtimi nga TVSH për mjetet lundruese për qëllime turistike dhe argëtim, apo…

Read More

Gratë në Shqipëri jetojnë me gjatë se burrat.  Një studim i kryer nga Instituti i Statistikave tregon se jetëgjatësia e grave është 79,6 vjet ndërsa jetëgjatësia e burrave është 75,2 vjet. Pavarësisht kësaj, gratë kanë një vetëperceptim që janë më të sëmura se burrat. Në studim thuhet se 84,3% e burrave mendojnë se janë shumë mirë përkundrejt 79,7 % të grave. Por ndryshe nga perceptimi, statistika mjekësore tregojnë se burrat rezultojnë më të prekur nga sëmundjet e aparatit të gjakut dhe tumoret, që janë dhe shkaktarët kryesorë të vdekshmërisë së tyre. Sëmundjet gjakut shkaktojnë dyfish më shumë fatalitete tek meshkujt…

Read More

Dashi Mund të jeni duket përjetuar ditë jo të mira në dashuri dhe e diela nuk është dita e duhur për krahasime. Në punë është një periudhë konfuze, ndaj jeni në pritje të përgjigjeve. Demi Fundjava do të jetë interesante për dashurinë. Në punë jeni të suksesshëm pavarësisht ziliqarëve. Por Saturni është kundër jush, ndaj bëni kujdes nga paratë. Binjakët Falë ndikimit të hënës, nesër pritet të kaloni një ditë mahnitëse me partnerin/partneren tuaj. Por në punë mund të keni probleme dhe debate. Gaforrja Nëse përfshiheni në një histori dashurie, duhet shumë durim, qetësi dhe gjakftohtësi sidomos nëse po përpiqeni…

Read More

Gjykata e Tiranës ka regjistruar kërkesën e një dite më parë nga Komisioni i Rithemelimit në Partinë Demokratike për statutin e miratuar në Kuvendin e jashtëzakonshëm të 11 Dhjetorit. Sakaq, gjyqtari që do të shqyrtojë çështjen pas hedhjes së shortit është caktuar gjyqtari Agron Zhugri. Por në Gjykatën e  Tiranës, megjithëse 5 muaj me vonesë, pak ditë më parë Partia Demokratike depozitoi kërkesën për regjistrimin e ndryshimeve statutore të bëra në Kuvendin e 17 korrikut.

Read More

Në Tiranë ka nisur depistimi masiv i shkollave dhe universiteteve. Epidemiologu Rexhep Mujo thotë se ky hap u ndërmor për të zbuluar asimptomatikët dhe për të ndërprerë zinxhirin infektues. “Synimi jonë është depistimi, kryesisht në shkolla gjimnaze dhe studentë. Nuk mund të marrim si indicie nëse kemi një rast në një klasë apo fakultet. Këtë po e  bëjmë për të kapur asimptomatikët pozitivë, për të ndërprerë zinxhirin. Një tjetër indicie është fakti që një prind është  pozitiv apo një shkollë është pozitiv për të bërë më pa depistim”, thotë Mujo për TV “Klan”. Më të prekurit janë grupmosha 15-25 vjeç. “Grupmosha…

Read More