Author: tirana

Ndërrohen bravat e dyerve të selisë së PD-së edhe në Elbasan. Gjithçka ka ndodhur vetëm dy ditë para referendumit që ka njoftur Komisioni i Rithemelimit të PD-së dhe Berisha. Lajmi konfirmohet nga deputeti i PD-së, Luçiano Boçi. Në një status në “Facebook”, Boçi ka njoftuar se edhe në Elbasan janë ndërruar bravat e dyerve të godinës. Ai e ka cilësuar këtë veprim si panik nga anëtarësia, e cila e ka votën në mendje e shpirt dhe jo vetëm në letër. Më tej. Boçi shkruan se është marrëzi t’u mbyllësh derën demokratëve, sepse vullneti i tyre nuk mund të kyçet. Postimi…

Read More

Kryebashkiaku i Romës, Roberto Gualtieri deklaroi sot se do të hartohen planet për ngjarjet publike në natën e Vitit të Ri, ndërkohë që bashkia do t’i japë përparësi mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve. “Koncerti i Vitit të Ri? Do të zyrtarizojmë publikisht një vendim orët e ardhshme, por plani është që të merret shumë seriozisht kërkesa e qeverisë për monitorimin e situatës”, tha Gualtieri. “Prandaj ka shumë të ngjarë që të mos ketë ngjarje festive kolektive, pasi kjo do të krijonte turma. Në këtë fazë të pandemisë një gjë e tillë do të ishte e pakujdesshme”, theksoi ai. “Evolucioni i…

Read More

Violeta Geca është një personazh i njohur për publikun për shkak të përplasjeve që ajo ka pasur në mënyrë të vazhdueshme me kryebashkiakun Erion Veliaj, Kryeministrin Rama, një ish-funksionar të LSI-së dhe së fundmi me demokratët, të cilët që pas 25 prillit janë vendosur kundër Bashës. Violeta Geca është shpërngulur në Tiranë në vitin 2002, kohë kur edhe ka filluar të angazhohet me PD-në. Ajo ka qenë nëpunëse e Bashkisë së Tiranës gjatë kohës që drejtohej nga Basha. Ndërkohë, në 2015, kur në krye të bashkisë erdhi Erion Veliaj, ajo ka pasur një përplasje me të, madje duke e qëlluar…

Read More

Kryeministri Edi Rama njoftoi sot në “Facebook” se do të zhvillohet një konkurs për fotografinë më të bukur, dhe 3 fituesit e parë do të marrin çmim. Ky postim u shoqërua me plot komente nga qytetarët, me disa që i thoshin të merrej me punë më të rëndësishme. Njëri prej tyre i shkruan me ironi se, që kur paska nisur kryeministri të jetë prezantues konkursesh, pasi ka shumë gjëra të tjera për t’u shqetësuar. Replikat mes Ramës e komentuesit në Facebook: Komentuesi: Që kur kryeministi është bërë prezantues konkursesh? Ka shumë e shumë gjëra të tjera për tu shqetësuar besoj…

Read More

Reperi i njohur shqiptar, Rigels Rajku, i njohur si Noizy, bën reagimin e parë pas lirimit nga Policia e Kosovës. Noizy publikon një video në instagram, ku shfaqet brenda një ashensori. Siç shihet në video, Noizy është i veshur me rroba sportive, me çantë në shpinë dhe një kapuç në kokë, ndërsa me dorë bën gjestin e armës. Ai u ndalua nga Policia e Kosovës mbrëmjen e kaluar, në pikën kufitare të Vermicës, ndërsa u la sot i lirë, pasi pagoi një gjobë prej 2 mijë eurosh.

Read More

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë shpreh shqetësimin për një përshkallëzim të mundshëm të tensioneve politike në Bosnjë dhe Hercegovinë, nxitur nga veprimet e Serbisë.  Sipas këshillit vendimet e fundit të Parlamentit të Republikës Serbe, për të filluar hartimin e legjislacionit përkatës për të krijuar institucionet paralele të ushtrisë, gjykatave dhe sistemit tatimor, si dhe hartimin e nje kushtetute te re, trasojnë rrugën për tërheqjen e serbëve nga institucionet qëndrore shtetërore janë në kundërshtim me detyrimet që rrjedhin nga Marrëvëshja e Dejtonit. Nisur nga kjo situatë Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë i bën thirrje bashkësisë ndërkombëtare, sidomos BE-së, NATO-s dhe SHBA-ve, që të…

Read More

Që në barkun e nënës, foshnjat janë mësuar me “zhurmën”. Në fund të fundit, tingujt në mitër janë tepër të lartë. Pra, sa herë që radioja është ndezur në mëngjes dhe dëgjohet zhurmë ose hapni tharësen ose fshesë me korrent, fëmija juaj i njeh zhurmat e bardha të këtyre pajisjeve, sepse janë të njohura Kjo njohje e një tingulli e bën foshnjën të ndihet i sigurt dhe i qetë, njësoj sikur ndodhej në barkun e nënës. Megjithatë, është e rëndësishme të kuptojmë ndryshimin midis një tingulli të përsëritur, pothuajse shurdhues, që është zhurmë e bardhë, dhe një tingulli të fortë…

Read More

Përfaqësuesit e Parlamentit Evropian më 15 dhjetor, vonë në mbrëmje votuan raportin për bashkëpunim në luftën kundër krimit të organizuar në Ballkanin Perëndimor. Me këtë dokument, po ashtu, kërkohet që shtetet e rajonit t’i hapin arkivat e ish-Jugosllavisë. Në dokumentin e miratuar, eurodeputetët u bënë thirrje qeverive të shteteve të rajonit që t’i shtojnë përpjekjet në drejtim të reformave në fushën e sundimit të ligjit dhe luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Për këtë raport votuan 531 eurodeputetë, ndërsa 48 ishin kundër dhe 117 abstenuan. Në raportin e miratuar thuhet se shtetet e Ballkanit Perëndimor janë “shtete të prejardhjes,…

Read More

Komisioni i ngritur më 11 dhjetor në Kuvendin e mbajtur në “Air Albania” depozitoi dje në gjykatë ndryshimet statutore të miratuara nga delegatët e PD-së. Ndërkohë, Oerd Bylykbashi në një intervistë të dhënë për gazetën “Panorama”, u shpreh se nëse do të jetë e nevojshme, në gjykatë do të depozitohen edhe prova të tjera të nevojshme që vërtetojnë se ata që votuan shkarkimin e Bashës dhe ndryshimet statutore kanë qenë delegatë të PD-së. Më tej, deputeti i PD-së, njëkohësisht nënkryetar i Komisionit të Ligjeve, tha se delegatët që kanë votuar më 11 dhjetor kanë vendosur numrin e identifikimit dhe firmën,…

Read More

Në shtëpinë e ‘Big Brother VIP’ ka mbërritur një zarf përmes të cilit i komunikohet prova që do të bëjnë për të siguruar buxhetin e javës. Ajo që duhet të bëjnë banorët është të kalojnë pishinën përmes trarëve që janë vendosur mbi të Do të ndahen në çifte dy e nga dy. Duke qenë numër tek Pm dhe Dagz do të zgjedh se secili prej tyre do të ekzekutojë provën.Sfida e tyre është të ndahen në çifte si i kanë zgjedhur duhet që njëri të bëhet partneri A dhe tjetri partneri B. Partneri A duhet të mbaj në krah partnerin…

Read More

Kryeministri Edi Rama inspektoi sot shkollat e reja “Vaçe Zela” dhe “Kristo Frashëri” në Tiranë. Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë iu përgjigj edhe kritikëve, duke thënë se tashmë investimi nuk është 3D, por realitet. “Sot është një ditë shumë e bukur për arsimin në Tiranë sepse ky kompleks që ka qenë një nga arsyet për tallje dhe sulme kritike, duke na thënë se këto janë manipulime kompjuterike, 3D, këto kurrë nuk do të bëhen realitet. Këtu është një realitet edhe më i bukur . sfida është që jo të mbetemi me kënaqësinë që të jep një punë e…

Read More

Në janar 2022 pritet të nisë rikonstruksioni i Spitalit Infektiv, i kthyer prej 20 muajsh në spital Covid. Burime të sigurta nga ky spital pohojnë se të gjitha shërbimet dhe të sëmurët do të spostohen në spitalin Covid 3 dhe Covid 4, në autostradën Tiranë-Durrës dhe në Urgjencën Qendrore të Sëmundjeve të Brendshme. Rikonstruksioni pritet të sjellë zhvendosje të të gjitha urgjencave kirurgjikale drejt Spitalit të Traumës, të cilat do t’i mbivendosen fluksit tejet të madh të urgjencave ditore që pret ky spital terciar. Krahas Urgjencës së Sëmundjeve të Brendshme që ndërron destinacion, në shërbim të të sëmurëve me Covid…

Read More