Berisha dhe Basha do të jenë sonte të dy live në të njëjtën orë në përballë gazetarëve në emisionet “Open” dhe në “Opinion”. Ashtu sikurse pritet Basha do të flasë përballë gazetarëve në ora 21:00 në Top Channel, me të cilin është afruar ndjeshëm kohët e fundit, ndërsa Berisha, po përballë gazetarëve, në TV Klan. Këto do të jenë daljet e tyre të fundit në përballje me shtypin përpara ditës së 18 dhjetorit kur mbështetësit e të dy palëve do të merren me referendumin dhe Kuvendin.
Author: tirana
Komisioni i Ekonomisë ka rrëzuar dekretin e Presidentit Ilir Meta për kthimin e ligjit për Buxhetin 2022 në Kuvend. Komisioni gjithashtu kanë rrëzuar dhe dy ligje që kanë të bëjnë me ekonominë dhe financat. Kujtojmë se Meta ktheu për rishqyrtim ligjin, me arsyetimin se është antisocial dhe ka mangësi shqetësuese të transparencës në lidhje me politikat fiskale.
Departamenti Amerikan i Shtetit në raportin për terrorizmin, thotë se shqetësim për Shqipërinë mbetën të kthyerit nga Iraku dhe Siria. Sipas DASH, simpatizantët e ISIS po përpiqen që të radikalizojnë të rinj shqiptarë. Në tetor, një grua me katër fëmijë u riatdhesua nga Siria dhe DASH thotë se Shqipëria po vazhdon riatdhesimet. Gjithashtu autoritetet kanë ndërtuar një plan kombëtar për marrjen, akomodimin dhe deradikalizimin e të kthyerve nga kampet në Siri. Shqetësim tjetër për terrorizmin janë aktivitete kundër muxhahedinëve që janë strehuar në vendin tonë, që financohen direkt nga Irani. Raporti i DASH nënvizon se në dhjetor të vitit të…
Pasi garoi në Ligën C dy edicionet e para të Nations League, Kombëtarja Shqiptare ia doli të sigurojë ngjitjen në Ligën B, teksa pasditen e sotme njohu edhe kundërshtarët me të cilët do të përballet në këtë kompeticion. Shorti i vuri kuqezinjtë në Grupin 2, bashkë me skuadra si Izraeli, Rusia dhe Islanda. Interesant është fakti që Izraeli ka qenë në të njëjtin grup me kuqezinjtë edhe në edicionin e parë të Ligës së Kombeve, kur trajner ishte Giani De Biasi. Faza e grupeve të edicionit të ri të Nations League do të luhet në qershor dhe shtator të vitit…
Komisioni i Ekonomisë dhe Financave po diskuton “Buxhetin 2022” projektligji i cili është kthyer për rishqyrtim nga Presidenti Ilir Meta. Gjatë fjalës këshilltari i presidentit, Petraq Milo solli në vëmendje si është përkeqësuar borxhi ndër vite, ndërsa menjëherë ndërhyn Erion Braçe i cili i ndërpret fjalën. Deputeti socialist me zë të lartë tha se janë shifra të pavërteta që thuhen pa logjikë nga përfaqësuesi i presidentit. Debati, Petraq Milo – Erion Braçe: Petraq Milo: Në periudhën 2000-2021 produktiviteti i borxhit është përkeqësuar, nëse 2000-2005 për cdo 100 lekë të marrë borxh prodhimi është zgjedhura në 193 lekë, ndërsa në periudhën…
Bashkimi me “Foltoren” e ish-kryeministrit Sali Berisha nuk është pritur mirë nga vjehrra e Floriana Garos. Ish-kryetarja e Aleancës Kuqezi, Lumturi Ratkoceri, ka komentuar vendimin e marrë nga Garo për mbështetjen e Berishës, e cila është drejtoreshë e Komunikimit e “Foltores”. Në një intervistë për “Top Talk”, Ratkoceri tha se të gjithë ata që shkojnë pas Berishës janë të manipuluar, pasi gjithmonë, sipas saj, kjo është gjëja më e mirë që di të bëjë ish-kryeministri Sali Berisha. “Me nusen time bëmë një pakt, se jemi si shoqe. Nuk do të diskutojmë për politikën. Kjo është demokracia, toleranca. U përpoqa t’ia…
Aktori shqiptar, Oni Pustina, ka komentuar në faqen zyrtare të “Big Brother VIP” në “Instagram” për balerinin e njohur shqiptar Ilir Shaqiri. Në komentin e lënë, Oni shkruan për balerinin se ai ka jetuar gjithmonë nën hijen e miqve tij të ngushtë si Klejdi Kadiu, të cilët kanë shënuar sukses të paparë në Itali. Gjithashtu, Oni thotë se Ilirit i është dashur të arrijë suksesin e shqiptarëve të tjerë në Itali përmes intrigave, në mënyrë që të jetë në nivel me ta. “Ka një jetë që jeton nën hijen e Kledi Kadiut,’mikut’ të tij me të ngushtë! Ka një jetë…
Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë regjistruar 301 raste të reja dhe 4 humbje jete. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë së njëjtës periudhë janë shëruar dhe 463 qytetarë, ndërsa raste aktive janë 5474. Janë kryer 2396 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 301 qytetarë, në këto bashki:101 në Tiranë, nga 20 qytetarë në Fier, Vlorë, nga 14 qytetarë në Durrës, Lushnje, 11 në Elbasan, 10 në Berat, 9 në Gjirokastër, nga 8 qytetarë në Kamëz, Kavajë, Mallakastër, Sarandë, 7 në Vorë, nga 6 qytetarë në Përmet, Tepelenë, nga 5 qytetarë në Selenicë,…
Një konflikt i ashpër ka plasur mes disa pasagjerëve në një tren në qytetin York të Mbretërisë së Bashkuar. Gjthçka që e shkaktoi konfliktin fizik, ishte debati i nisur për vendosjen e maskës. Në përleshjen masive janë përfshirë edhe gratë dhe gjendja ka shkuar në atë pikë sa ka patur edhe kërcënime të rënda mes personave të përfshirë. Kjo situatë ka bërë që edhe fëmijët që ishin prezent aty, të shpërthenin në të qara si pasojë e zhurmës e kaosit të shkaktuar aty, raporton The Sun. Një burrë i veshur me një maskë të bardhë filloi t’u bërtiste pasagjerëve të…
Pas Grida Dumës, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka fituar sot gjyqin edhe me deputeten e PD-së, Jorida Tabaku, e cila e kishte paditur për shpifje pas debateve lidhur me ndërtimin e gjimnazit “Sami Frashëri”.about:blank Gjykata ka rrëzuar pretendimet e deputetes Tabaku dhe sipas vendimit të sotëm, Veliaj nuk ka shpifur ndaj saj kur më parë kishte deklaruar se sulmi që i bënte PD-ja projektit për ndërtimin e shkollës “Sami Frashëri” ishte i orkestruar me qëllim vendosjen e një gjobe ndaj kompanisë që po e ndërtonte atë. Veliaj tha asokohe se: “E kemi mësuar tani: ata nuk kundërshtojnë asgjë pa…
Faruk Fatih Özer, themeluesi i shkëmbimit të kriptove Thodex, humbi gjurmët pasi u konstatua se ai u arratis në Shqipëri më 20 prill 2021 me miliona dollarë kripto, para që i përkisnin 400 mijë njerëzve. Mësohet se pavarësisht përpjekjeve të përbashkëta me policinë shqiptare, me ekipin e posaçëm të ngritur nga Policia e Stambollit, prej rreth 8 muajsh nuk është bërë e mundur të arrihet asnjë informacion për vendndodhjen e Ozerit. Informacioni më i fundit në dosjen e Prokurorisë së Përgjithshme të Stambollit, për vendndodhjen thuhet se Faruk Fatih Özer, është në Shqipëri. Megjithatë, është thënë se që nga data…
Zgjedhja e Daniela Shimës një prej konkurenteve në “Love Story” në TvKlan për takimin e kësaj jave ka shkaktuar përplasje fizike mes djemve. Daniela zgjodhi Vilainin dhe kjo bëri që konkurenti tjetër me emrin Bajron Gjergjani Laro të revoltohej. Ky i fundit tha se në fakt takimin ia kishte kërkuar vetë Vilaini ndryshe Bajroni do përjashtohej nga programi. Këto akuza sollën përplasje fizike mes djemve dhe emisioni u ndërpre. “Love story”, aty ku në emër të fitimit të Alketa Vejsiut dhe Vera Grabockës kurbanizohen 18 vajza Pjesë nga biseda: Bajron: Unë nuk besoj se ka një rrjedhshmëri ngjarjesh mes Danielës…