Një aksident i ka marrë jetën një shqiptari në SHBA. Bëhet fjalë për K.K, 26-vjeç, me origjinë nga Kosova, i cili ka humbur jetën në një aksident trafiku që ndodhi sot rreth orës 00:15 (me orë lokale), në Morris Park Avenue. Në vendngjarje, policia thotë se ka pikasur një shofer mashkull 26-vjeçar me lëndime të rënda në kokë dhe një pasagjer mashkull 24-vjeçar me lëndime të rënda në kraharor. Mediat lokale raportojnë se ata po udhëtonin me një Mercedes Benz ML320 të vitit 1998. Ata po udhëtonin me shpejtësi të lartë në Morris Park Avenue, thotë policia, kur shoferi nuk…
Author: tirana
Deputeti i Partisë Demokratike dhe anëtari i Komisionit të Rithemelimit, Edi Paloka ka publikuar në Facebook mesazhin e një drejtuesi grup-seksioni të PD në Durrës. Ky i fundit ankohet se është zëvendësuar në listën e delegatëve nga një person që e konsideron si “berberin e lagjes”. Paloka ka thënë se kjo përpjekje po bëhej nga Lulzim Basha me qëllim që të mbushë sallën në datën 18 dhjetor me persona të cilët nuk kanë asnjë funskion në PD. “Kush tha qe i kane mbyllur dyert e selive…?! Dyert jane te hapura, po me sa duket jo per te zgjedhurit e demokrateve. Sapo…
Pas lirimit, Noizy po vazhdon qëndrimin në Kosovë teksa ka zgjedhur të gëzojë fëmijët në Vushtrri. I veshur me rroba të Babadimrit, Noizy ka shpërndarë dhurata për fëmijët e këtij qyteti. Ai ndau pamje në rrjete sociale teksa shkroi: “Sërish si babagjyshi, por këtë herë në Kosovë, pikërisht në Kampin e KFOR-it në Maxhunaj, ju dua”. View this post on Instagram A post shared by NOIZY OTR (@noizy)
Ish-nënkryetari i PD, Astrit Patozi, ka komentuar zhvillimet e fundit politike brenda PD. Ai është shprehur se e kishte parashikuar që PD do të përfundonte në këtë situatë. Sipas tij, ndarja tashmë është evidente përderisa dy statutet do të përfundojnë në gjykatë. Patozi thekson se antagonizmi ka arritur në pika groteske, saqë të dyja palët po drejtohen me akuza shumë të rënda ndaj njëri-tjetrit. Ish-koordinatori i Bindjes Demokratike tha se, Lulzim Basha ndan lekët me Taulant Ballën dhe me krimin e organizuar. “E kam parashikuar me saktësi si një orë zvicerane. Nuk është lajm i keq që dy statutet kanë përfunduar…
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka ndarë një foto të stafit të Spitalit të Pediatrisë Infektive në QSUT. Manastirliu thotë se është krenare për punën e palodhur të mjekes Gjeorgjina Kuli dhe ekipit të saj në shërbim të pacientëve të vegjël. “Jam shumë krenare për punën e palodhur të prof. Gjeorgjina Kulit dhe super ekipit të Pediatrisë Infektive në QSUT, në shërbim të pacientëve të vegjël”, shkruan ministrja.
Trajneri i Kombëtares shqiptare thotë se e pret krahëhapur shortin e Ligës së Kombeve ku do të përballemi me kundërshtarë si Islanda, Rusia dhe Izraeli. “Ajo që më interesonte më shumë ishte largimi i Serbisë nga grupi. Gjithashtu, nuk doja edhe Norvegjinë. Nuk është keq si grup. Rusia ka humbur ndaj Kroacisë, por është një ekip i fortë. Për ne do të jetë një test i rëndësishëm për të treguar nëse e meritojmë këtë kategori dhe nëse jemi rritur. Këto transferta do të jenë shumë të gjata në rrugëtimin nga Rusia në Izrael dhe Islandë, do të jetë problem për…
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me ambasadorët e huaj në vendin tonë, në një takim tradicional të fundvitit. Gjatë takimit, kreu i qeverisë shqiptare ka mbajtur një fjalim, ku ndër të tjera, ka prekur dhe fitoren në mandatin e tretë qeverisës. “Ajo që bëjmë tani dhe mënyra si bashkëpunojmë me njëri-tjetrin do të përcaktojë nëse viti tjetër apo vitet që vijnë do të jenë më të lehta apo më të vështira. Veprimet tona vendosin se çfarë do të ndodhë në vendet tona si qytetarë të kombeve të ndryshme. Ne jemi këtu për të festuar dhe dëshira ime për…
Aktori i njohur, Donald Veshaj, tashmë konkurent në Big Brother VIP, është më i kërkuari sot për sot në Shqipëri. … Në “Google”. Tomi Kallanxhi, themeluesi i “Big Media Expert”, ka treguar se ai ka lënë pas edhe ish-kryeministrin, Sali Berisha, i cili renditet i dyti. “Teorikisht, njeriu më i kërkuar sot për sot është Donald Veshaj. Është edhe sipër Doktorit (Berisha) në këtë periudhë që jemi”, tha Kallanxhi. Donald Veshaj ka marrë vëmendjen më të madhe në karrierën e tij, gjatë qëndrimit në shtëpinë e BBV. Raporti i tij me Beatrixin është kryetema e muajit të fundit në mediat…
Ajka, vajza e Xhensila Myrtezaj dhe Besart Kallakut ka rrëmbyer vëmendjen e shumë ndjekësve të çiftit VIP, pasi është shfaqur në një video duke kënduar këngën “Despacito”. Dyshja e famshme ndan shpeshherë momente nga përditshmëria me vogëlushen e tyre. Së fundmi, ka qenë Xhensila e cila ka ndarë disa video në Instastory, ku shihet Ajka duke kënduar. Mesa duket Ajka është e apasionuar pas këngëve latine, të cilën e shoqëron edhe me kërcim. “Uau sa bukur” thotë këngëtarja e cila po filmon të bijën.
Mikela dhe Alvisa kanë pasur një diskutim puntatën e sotme te “Përputhen”, madje nuk kanë shmangur dot as ngritjen e toneve. Deklarata e Mikelës se në “Përputhen” janë krijuar grupe solli reagimin e Alvisës dhe një pjese të djemve. Ajo e quajti Albinin “zar” të Bashkimit dhe Alvisës, ndërsa kjo e fundit ndërhyri për të përgënjeshtruar deklaratën e Mikelës. Mikela-Alvisës: Kur nuk je e larë, mos shko tek të tjerët. Alvisa: Unë jam shumë e larë. Mikela: Me çfarë je larë? Alvisa: Me shampo me balsam, me të gjitha. Mikela: Uroj që pasi të lahesh të shplahesh. Alvisa: Kam kuptuar…
Aldo Bumçi u mandatua si një nga anëtarët e Komisionit të Përkohshëm të drejtimit të PD më 11 dhjetor. Ditën që zyrtarisht Partia Demokratike ka thirrur Kuvendin në Pallatin e Kongreseve, ai dhe kolegët e tij kanë thirrur anëtarësinë e PD në referendumin që shtron si pyetje shkarkimin e Lulzim Bashës nga drejtimi i PD. Por a ka gjasa që dy procese paralele mes demokratëve të përfundojnë në përplasje? “Është vendimi i Kuvendit që anëtarësia të shprehet në referendum për shkarkimin e Bashës. Ne nuk duam përplasje me askënd”, thotë Bumçi. Referendumi pritet që në pjesën më të madhe të…
Më shumë se 33 vjet pasi një pedagoge universiteti në Sydney të Australisë u mbyt në shtëpinë e saj, një shqiptar është burgosur për vrasjen e saj. Martin Dukagjini 65-vjeç u arrestua në vitin 2019 pasi kishte mundur t’u shpëtonte autoriteteve për 33 vjet. Tre pika gjaku të tij u gjetën në pantallonat e pizhameve të Tatiana Sokoloff-it, e cila ishte pedagoge e italishtes në Universitetin e Sydney-t. Në nëntor shqiptari u shpall fajtor dhe u dënua me 20 vjet burg pa pasur të drejtë që të dalë me kusht për një periudhë 13-vjeçare. Vrasjen e kreu në Sokoloff më 4 shtator…