Author: tirana

Fifi dhe Granit Cana, ishin shumë të afërt me njëri-tjetrin në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, madje të gjithë menduan se mund të krijonin edhe një lidhje. Por gjërat ndryshuan më pas e ata të dy ranë dakord, se mund të ishin veç shokë të mirë. Por si i kanë marrëdhëniet jashtë “Big Brother VIP”? Duket se gjithçka, çdo hatëmbetje është sheshuar mes tyre. Të dy kanë qenë në festën e 20-vjetorit të Top Channel dhe Kledi Hysa ka publikuar një video të tyre teksa përqafohen. Më pas edhe e kanë shijuar festën, duke kënduar e kërcyer Kujtojmë se…

Read More

Ditën e sesërme do të mbahet Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike thirrur nga Lulzim Basha. Kryedemokrati me anë të një mesazhi drejtuar delegatëve kërkon pjesëmarrjen e tyre. Kuvendi do të mbahet në Pallatin e Kongreseve dhe nis në orën 11:00. “Pjesëmarrja e secilit prej nesh, është mesazh i qartë që interesi i demokratëve dhe PD, sakrifica e tyre, është mbi interesin personal të cilitdo. Ne zgjedhim të ardhmen, për PD, për Shqipërinë”, shkruhet ndër të tjera në mesazhin e Bashës, i cili ka mbërritur në celularin e delegatëve.

Read More

Pas 15 vitesh, Luana Vjollca zgjodhi të largohet nga “Top Channel”, ndërkohë që tregoi se po punonte për të sjellë projekte të reja. Nuk e dimë ende për cilin televizion bëhet fjalë, por moderatorja, pas kërkesave të shumta të fansave do ta rikthejë “Shiko Kush Luan” në ekran. Madje, e ka edhe një datë! Më 1 janar, Luana do të rikthehet fuqishëm për të gjithë ata që po i mungon figura e saj në televizion dhe jemi të bindur se do të vijë me energji të reja. Lajmin e bukur, moderatorja e tregoi në një postim në InstaStory, teksa iu…

Read More

Mbrëmjen e djeshme stafi i “Top Channel” ka festuar dhe janë mbledhur me rastin e fundvitit. Figura të njohura të tëlvizionit janë parë si asnjëherë duke “u çmendur” e festuar mbi tavolina. Arbana Osmani ka ndarë disa pamje nga festa, por ndjekësit janë habitur kur kanë parë në Instagramin e Arbanës video të bashkëshortit të saj, Eduartit duke kërcyer mbi tavolina me gazetaret e tyre. Arbana e ka marrë me mjaft sportivitet këtë situatë duke e filmuar vetë dhe duke u kënaqur me shfaqjen.

Read More

Mbrëmjen e kaluar, banorët e shtëpisë së Big Brother VIP iu nënshtruan një loje romantike që do të përfshinte vetëm çiftet. Ata duhet t’i drejtojnë njëri-tjetrin pyetje të përzgjedhura rastësisht dhe do të kënë disa sekonda kohë që të shkruajnë përgjigjet e tyre. Kjo lojë kishte si qëllim që çiftet dhe publiku të kuptojnë se sa mirë ata e njohin njëri-tjetrin. Gjatë zhvillimit të pyetësorit partnerët i kanë drejtuar njëri-tjetrit pyetje rastësore, përgjigjet e të cilave duhet t’i shkruanin në tabelë. Fillimisht, Pajtimi iu drejtua Sarës me një pyetje disi të sikletshme, por Sarah arriti ta përballonte lehtësisht me sportivitet.…

Read More

Një aktore dhe këngëtare meksikane mbeti e vrarë ne një sulm me armë në Morelos të Meksikës. Aktorja Tania Mendoza 42 vjeç po priste jashtë një akademie futbolli të merrte djalin e saj 11-vjeçar. Në këtë moment aty mbërritën me motorçikletë dy persona të armatosur. Njëri prej tyre qëlloi disa herë me armë në drejtim të aktores, duke e lënë të vdekur në vend dhe më pas u arratis me bashkëpunëtorin. Autoritetet meksikane nuk dinë ende se kush qëndron pas vrasjes së Mendozës. As shkaku nuk dihet. Deri tani nuk ka asnjë person të arrestuar. Aktorja Tania Mendoza u bë…

Read More

Një 43-vjeçar shqiptar është arrestuar në Athinë nga policia greke pas denoncimit të një gruaja e cila tha se ishte ngacmuar seksualisht në rrugë nga shqiptari. 43-vjeçari u ndalua dhe u dërgua në polici. Pas hetimeve rezultoi se ai është autor edhe i 3 rasteve të tjera të ngjashme. Gruaja ka thënë për një emision grek se ka qenë në rrugë në lagjen Kypseli kur shqiptari iu afrua dhe filloi ta prekte. Pastaj u largua, dhe sipas deklarimeve të denoncueses, ai i tha “faleminderit”. Pas këtij momenti, gruaja e regjistroi me celular 43-vjeçarin dhe videon e publikoi në Facebook-un e…

Read More

Situata epidemiologjike në Britani vijon të mbetet shqetësuese. Autoritetet shëndetësore kanë raportuar sërish rekord të rasteve ditore me COVID. Vetën në 24 orët e fundit janë identifikuar 88, 376 të prekur me COVID. Shefi mjekësor Chris Ëhitty ka thënë se varianti Omicron mund të përhapet edhe më shpejt, ndërsa shtoi se ky mutacion ka ndikuar në rritjen e infektimeve. Por aktualisht janë raportuar vetëm shifra të lartë të infektimeve, ndërsa në spitale nuk janë raportuar raste të larta të shtrimeve.

Read More

Debati mes gazetarit Andi Bushati dhe kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ishte plot akuza ndaj të dy palëve, mbrëmjen e djeshme. Përveçse e akuzoi për lidhje me oligarkët, gazetari Bushati i tha Bashës së nuk bëri asgjë për të mbrojtur Teatrin apo për të goditur Qendrat Tregtare, siç kishte deklaruar. “Nuk ka njeri me dy pare tru në kokë që të kuptojë që u shpallka Sali Berisha, ai që ka 1 mijë mëkate më shumë se ju, 8 vite më pas të kujtohen që ta shpallin  ‘non grata’, dhe njerëzit që kanë vjedhur me firma kompanish amerikane, njerëzit që…

Read More

Dega e Partisë Demokratike në Gjirokastër ka thirrur sot anëtarësinë e saj për shkarkimin e kryetarit Lulzim Basha. Në këtë qark janë gjithsej katër qendra votimi, ku do të mund të votojnë 1100 anëtarë me të drejtë vote. Votimi do të kryhet në Pallatin e Sportit të qytetit. Në Lazarat do të jetë në një lokal në qendër të fshatit. Në Libohovë në një lokal në qendër të qytetit dhe në Urën e Kardhiqit tek ish-zyra elektorale e PD. Pritet nga momenti në moment të mbërrijë baza materiale për referendumin e nesërm ndërkohë që janë zgjedhur anëtarët e të katër…

Read More

Gjykata e Lartë ka bërë sot publike emrat e kandidatëve për plotësimin e vendit vakant në Gjykatën Kushtetuese. Gjykata e Lartë njofton se kanë kandiduar për t’u bërë pjesë e Kushtetueses pesë gjyqtarë, ku njëri prej tyre do të zgjidhet në vend të Gani Dizdarit, i cili u largua pasi i mbaroi mandati. Njoftimi i plotë Zv.kryetari i Gjykatës së Lartë, bazuar në nenin 125 pika 1 të Kushtetutës si dhe nenin 7/ç të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000, “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, në datë 15.11.2021 ka bërë shpalljen publike për…

Read More

Një aksion i madh policor ka nisur në Greqi për të identifikuar dhe arrestuar disa të rinj, të cilët u shfaqën pak kohë më parë duke qëlluar me breshëri zjarri në Zefyri. Të rinjtë e Zefyrit kanë “ngarkuar” në profilet e tyre në rrjetet sociale videot ku shihen duke qëlluar, ndërsa sipas tyre, ky është një mesazh që u dërgohet grupeve rivale. Këto video janë regjistruar në një godinë, që sipas policisë, është pronë e një prej udhëheqësve të bandës. Të rinjtë duket se mbajnë armë të rënda, revole, automatikë “Ouzi” dhe qëllojnë në ajër, mesa duket duke dashur t’u…

Read More