Një aksion i madh policor ka nisur në Greqi për të identifikuar dhe arrestuar disa të rinj, të cilët u shfaqën pak kohë më parë duke qëlluar me breshëri zjarri në Zefyri.
Të rinjtë e Zefyrit kanë “ngarkuar” në profilet e tyre në rrjetet sociale videot ku shihen duke qëlluar, ndërsa sipas tyre, ky është një mesazh që u dërgohet grupeve rivale.
Këto video janë regjistruar në një godinë, që sipas policisë, është pronë e një prej udhëheqësve të bandës.
Të rinjtë duket se mbajnë armë të rënda, revole, automatikë “Ouzi” dhe qëllojnë në ajër, mesa duket duke dashur t’u dërgojnë një mesazh fuqie anëtarëve të bandave rivale me qendër në zonën e Ano Liossia.
Një nga armët e shfaqura në video është si ajo që përdor vetë policia greke. Prania e armës së shërbimit ka qenë një tjetër arsye që policia po heton lidhur me këtë ngjarje.
