Debati mes gazetarit Andi Bushati dhe kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ishte plot akuza ndaj të dy palëve, mbrëmjen e djeshme.
Përveçse e akuzoi për lidhje me oligarkët, gazetari Bushati i tha Bashës së nuk bëri asgjë për të mbrojtur Teatrin apo për të goditur Qendrat Tregtare, siç kishte deklaruar.
“Nuk ka njeri me dy pare tru në kokë që të kuptojë që u shpallka Sali Berisha, ai që ka 1 mijë mëkate më shumë se ju, 8 vite më pas të kujtohen që ta shpallin ‘non grata’, dhe njerëzit që kanë vjedhur me firma kompanish amerikane, njerëzit që kanë vjedhur me check up dhe koncension të dalin foto me Yuri Kim dhe të kujtohen se Sali Berisha qënka e keqja e këtij vendi. Jo. Sali Bersha nuk ka probleme personale sado që unë do jem kundër sa të ketë jetë ai. Sali Berisha është goditur për të goditur PD dhe opozitën. Ju u bëtë masha që firmosi planin e goditjes së opozitës. Nuk ka shqiptar që beson se Yuri Kim dhe ai gjysmëserbi do dënonin korrupsionin, aty kishin Edi Ramën. Po për të shpëtuar zgjedhjet që vodhi Edi Ramën donin Sali Berishën ‘non grata’ dhe gjetën hallkën më të dobët të opozitës, Lulzim Bashën që firmosi dëshirën e Edi Ramës. Kjo është e vërteta që u duhet treguar njerëzve”, tha Bushati.
