Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Do të rikthehet në ekran, Luana Vjollca zbulon datën

10:50 / December 17, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Luana Vjollca 3
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pas 15 vitesh, Luana Vjollca zgjodhi të largohet nga “Top Channel”, ndërkohë që tregoi se po punonte për të sjellë projekte të reja.

Nuk e dimë ende për cilin televizion bëhet fjalë, por moderatorja, pas kërkesave të shumta të fansave do ta rikthejë “Shiko Kush Luan” në ekran.

Madje, e ka edhe një datë! Më 1 janar, Luana do të rikthehet fuqishëm për të gjithë ata që po i mungon figura e saj në televizion dhe jemi të bindur se do të vijë me energji të reja.

Lajmin e bukur, moderatorja e tregoi në një postim në InstaStory, teksa iu përgjigj ndjekësve që kërkonin emisionin.

“Zemrat e mia, gjithëëë ju që kërkoni “Shiko Kush Luan”, me 1 janar”- ka shkruar ajo.

WhatsApp Image 2021 12 17 at 9.40.49 AM

Për televizionin ku do të transmetohet, mbetet ende të presim e të shohim ç’do të ndodhë.

Vumë re se mbrëmjen e kaluar, në festën e 20-vjetorit të “Top Channel”, Luana Vjollca nuk ishte e pranishme, gjë që lë për dyshime se ka një hatërmbetje me familjen Hoxha.

Nga ana tjetër, moderatorja ka treguar se s’ka ndërmend të ndalet dhe po punon për projekte të reja.

Ditët e fundit, ajo na ka “qerasur” herë pas here me pamje nga vizita e saj në Itali. E teksa të gjithë ishim të mendimit se bëhet fjalë për pushime, mesa duket nuk është kështu, pasi ajo është atje për promovimin e një koleksioni të ri të një marke prestigjioze.

Kujtojmë se muaj më parë, Luana tregoi se është bërë imazh i brandit të mirënjohur botëror “Collini Milano 1937” në Itali. Kjo markë ndërkombëtare mund të quhet ndryshe shtëpia “fashion” e luksit në Itali dhe këtë herë kanë bashkuar forcat me shoëgirl-in shqiptar Luana Vjollca.

Luana Vjollca
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Kanye West mbledh mijëra fansa në Tiranë, mes tyre edhe aktori i njohur turk

13:38 / July 12, 2026

Lamine Yamal surprizon të dashurën me bizhuteri luksoze, dhurata me vlerë 45 mijë euro

22:59 / July 10, 2026

Nesër koncerti i Kanye West në Tiranë/ Bllokohen rrugët rreth “Eagle Stadium”, autostrada e hapur

20:20 / July 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.