Korrespondenti i “Top Channel” në Londër Arben Manaj, komentoi sot situatën politike në Tiranë. Ndërsa komentoi dhe situatën sot brenda në PD, ai zbuloi se dikur ka qenë i kërcënuar me vdekje nga Berisha. “Shqiptarët nuk janë budallenj, i dinë korrupsionet e Berishës. Po ashtu dhe të politikanëve të tjerë. Po ashtu dhe ambasadorët i dinë këto, problem është te standardet e dyfishta. Unë jam një njeri që kam marrë kërcënim me vdekje nga Berisha dhe e kam thënë mendimin tim për situatën në PD. Për mendimin tim as Berisha as Basha s’do jenë më në PD, se nëse do…
Author: tirana
Një 46-vjeçar shqiptar në Greqi është arrestuar nga policia pasi dyshohet se ka kërcënuar dhe ka tentuar të rrahë me shkopinj vjehrrin e tij. Mediat bëjnë me dije se më pas ai ka qëlluar në drejtim të tij me disa gurë duke e lënë të plagosur. E gjithë skena u pa nga fqinjët e familjes shqiptare të cilët njoftuan menjëherë policinë. I arrestuari me precedentë të mëparshëm penalë ka mohuar akuzat e ngritura ndaj tij. Ai është arrestuar disa herë për dhunë ndaj bashkëshortes dhe vjehrrit të tij pasi dyshohet se pasi e ka rrahur këtë të fundit e ka…
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama pas reagimit të tij mbi arrestimin e ish-ministrit Lefter Koka për aferën e inceneratorëve. Me një reagim në Facebokk Kryemadhi shkruan se pas 24 orësh, i erdhi zëri dhe reagoi duke e quajtur përgjegjësi individuale aferën e inceneratorëve. Sipas saj kjo aferë nuk është e vetëm një individi, por skema më e madhe korruptive në historinë e një vendi. “Më në fund pas 24 orësh, i erdhi zëri Ramës dhe reagoi duke e quajtur përgjegjësi individuale aferën e inceneratorëve. Mega Afera korruptive e inceneratorëve, nuk mund të jetë vepra…
MSH informon se në 24 orët e fundit janë kryer 2601 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 326 qytetarë, në këto bashki: 134 në Tiranë, 23 në Fier, 19 në Durrës, 15 në Elbasan, 13 në Vlorë, nga 9 qytetarë në Kamëz, Lushnje, 8 në Shijak, 7 në Gjirokastër, nga 6 qytetarë në Berat, Sarandë, Patos, Vorë, nga 5 qytetarë në Shkodër, Kavajë, Mallakastër, nga 4 qytetarë në Skrapar, Kuçovë, Dibër, nga 3 qytetarë në Vau i Dejës, Rrogozhinë, Përmet, Memaliaj, nga 2 qytetarë në Gramsh, Peqin, Poliçan, Dimal, Tepelenë, Divjakë, Kurbin, Mirditë, Lezhë, Tropojë, nga 1…
Kryeministri Edi Rama dhe disa ministra të kabinetit të tij qeveritar janë takuar mbrëmjen e sotme në një darkë pune në një restorant në Elbasan. Nuk dihet ende fokusi i bisedës si dhe as emrat që janë të pranishëm në këtë takim me kryeministrin Edi Rama.
Aktori i njohur i humorit, Bes Kallaku, përveç shpirtit artistik njihet edhe për shpirtin e tij human. Së fundmi aktori ka suprizuar një fëmijë 12-vjeçar i cili vuan nga tumori. Ka qenë vetë Besi ai i cili në llogarinë e tij në Instagram ka publikuar një video nga momenti kur ka takuar fansin e tij të vogël. Thirrja e artistit për të gjithë shqiptarët ishte që ta ndihmonin djalin, pasi familja e tij nuk ka mundësi ekonomike të përballojë shpenzimet mjekësore. View this post on Instagram A post shared by Bes Kallaku (@bes_kallaku)
Ka shkuar në 7 numri i personave të arrestuar nga operacionii finalizuar nga policia një muaj më parë në Korçë. Sipas bluve në kuadër të këtij operacioni, sasia e lëndës narkotike të sekuestruar ka shkuar në 252.4 kg. Në pranga së fundmi është vënë S. K., 42 vjeç, banues në Korçë. Ai është konstatuar nga policia në aksin rrugor Korçë automjetin tip “Volvo”. Gjatë kontrollit u gjetën dhe sekuestruan 72 pako me peshë 65 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis, sasi e cila do të trafikohej në drejtim të shtetit grek. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë. Njoftimi…
Shteti i Kosovës ia ka ndaluar sërish hyrjen drejtorit të Zyrës për Kosovën në ekzekutivin serb, Petar Petkoviç. Vetë Petkovic u ankua nga pika kufitare e Jarinjës, pasi e detyruan të ktheje mbrapsht. Ai kishte planifikuar një vizitë në Manastirin e Deviçit, një seminar në Prizren dhe një ndalesë tek familja e kthyer Gligorijeviç në fshatin Novak. Kjo është hera e gjashtë që Petkoviçit nuk i lejohet hyrja në Kosovë. Ai ka akuzuar kryeministrin Kurti për shkelje të marrëveshjeve për lëvizje të lirë. “Ndalesa e sotme tregon që Kurti po i shkel marrëveshjet e arritura në Bruksel dhe ai nuk…
Nga Gideon Rachman “Financial Times” Për dekada të tëra, planifikimi ushtarak amerikan, është bazuar tek ideja se SHBA-ja duhet të ishte në gjendje të zhvillonte njëkohësisht dy luftëra, në pjesë të ndryshme të botës. Por edhe strategët më të kujdesshëm nuk kanë planifikuar se çfarë duhet bërë nëse 3 luftëra shpërthejnë në të njëjtën kohë. Dhe në fakt administrata e Joe Biden, po përballet aktualisht me 3 kriza serioze të sigurisë në Evropë, Azi dhe Lindjen e Mesme. Të marra së bashku, ato përbëjnë sfidën më të madhe për fuqinë globale të Amerikës që nga fundi i Luftës së Ftohtë.…
Partia Demokratike ka reguar ndaj Berishës pasi ai e quajti Ina Zhupën zëdhënësen e Çoles. PD shkruan se kjo është një mungesë etike e Sali Berishës. “Fyerjet dhe shpifjet ndaj zëdhënëses së PD janë dëshmi e qartë e mungesës se argumenteve dhe etikës së komunikimit të Sali Berishës. Mënyrë komunikimi që e shfaqin shpesh dhe një pjesë e pakicës që e mbështesin. Shoqëria shqiptare duhet të ndahet përfundimisht nga politika e vjetër, nga gjuha e urrejtjes dhe e linçimit. Demokratët e kanë bërë zgjedhjen e tyre, ata zgjedhin të ardhmen”, shkruan PD.
Një aksident ka ndodhur pak më parë në fshatin Vidhas të Elbasanit, ku një makinë ka përplasur një prej këmbësorëve që po ecte në rrugë. Goditja ishte fatale dhe për pasojë këmbësori 65-vjeçar ka ndërruar jetë në spital. Policia ka ndaluar drejtuesi e mjetit tip “Opel” 21-vjeçarin me iniciale N.N. Njoftimi:Elbasan/Informacion paraprak Me datë 15.12.2021, rreth orës 17:00, në aksin rrugor Elbasan-Papër, fshati Vidhas, mjeti tip “Opel” me drejtues shtetasin N. N., 21 vjeç ka aksidentuar këmbësorin shtetasin B. B., 65 vjeç. Si pasojë e aksidentit, shtetasi B. B., ka humbur jetën në vendngjarje. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe…
Pesë shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane pasi akuzohen se janë të përfshirë në një organizatë për trafikim të lëndëve narkotike. Mediat italiane shkruajnë se shqiptarët e moshave 29, 31, 30, 54 dhe 21 vjeç u arrestuan pas një hetimi të nisur prej muajit tetor. Rrjeti që drejtohej nga 29-vjeçari shqiptar e fshihte drogën në magazinën e një kompanie që tregonte fruta dhe perime në Bari. Më pas ajo transportohej për në Rimini gati për t’u shitur. Hetimet zbuluan se shqiptarët e merrnin drogën nga Spanja. Ajo ngarkohej në një furgon të kompanisë së fruta perimeve derisa transportohej në Rimini.…