Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka bërë një koment në lidhje me procesin e integrimit të Shqipërisë në BE. Bushati është shprehur se “Shqipëria po mbahet si kolateral i mosmarrëveshjes ndërmjet Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, duke shënuar rastin më absurd në historinë e politikës së zgjerimit të BE-së”. Sipas ish-ministrit Bushati, është dyfish i padrejtë ‘ndëshkimi’ i Shqipërisë, për shkak të bllokimit të paarsyeshëm që i po i bëhet Maqedonisë së Veriut. Më tej, Bushati shton se “Na duhet ky proces jo si garë në letër se kush hap më shumë e më shpejt kapituj, por si mundësi motivimi për…
Author: tirana
Serbia i ka ndaluar hyrjen ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Kosovës, Donika Gërvalla. Ajo pati në plan që sot të zhvillojë një vizitë në Luginën e Preshevës, por që iu anulua. Lajmin për “Klankosova” e kanë konfirmuar nga MPJ. “Ne kemi kërkuar leje. Vizita ka dështuar për shkak të lojërave të pandershme të Beogradit. Vizitën do të përpiqemi megjithatë ta realizojmë në një datë tjetër”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme të Kosovës. Edhe Kosova sot i ka ndaluar vizitën drejtorit të Zyrës për Kosovën në qeverinë serbe. Sipas agjencisë së lajmeve “Tanjug”, ai nuk është…
Inceneratori i Elbasanit vijon punën, ndonëse është vënë nën sekuestro nga Prokuroria e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit (SPAK) Shefi i Inspektoriatit të Mjedisit në Bashkinë Elbasan, Ismail Dybeli, konfirmoi se dyert e inceneratorit janë të hapura për të pritur mbetjet e bashkive të qarkut. “Puna dhe sot deri në 4 të mëngjesit ka vijuar normalisht, edhe pse në media qarkullon ky problem. Incineratori vazhdon normalisht punën nuk eshte i fikur si rregull inceneratori fiket vetem kur kryhet remont, por ne rastet e tjera eshte ne gjendje pune gjithmone. Bashkite e tjera te Elbasanit e kane marre informacionin qe te…
Qeveria Shqiptare në mbledhjen e sotme ka vendosur që të mbështesë me paketën e solidaritetit (shërblimin e fundvitit) disa kategori në nevojë. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu bëri me dije se nga paketa e solidaritetit të fundvitit do të përfitojnë 3,000 lekë (të reja) të gjithë familjet që përfitojnë nga skema e ndihmës ekonomike si dhe personat me aftësi të kufizuara. “Qeveria ka vendosur shpërblimin e fundvitit për familjet në ndihmë ekonomike dhe janë rreth 66 mijë familje të cilat përfitojnë ndihmë ekonomike, të cilat do të përfitojnë nga paketa e solidaritetit. Gjithashtu të gjithë ata përfitues…
Kryedemokrati Lulzim Basha komentoi ‘live’ deklaratat e kryeministrit Edi Rama të bëra nga vendi i inceneratorit të Elbasanit. Në konferencën për mediat, Basha tha se është unike në botë të mbledhësh grupin parlamentar në një vend grumbullimi mbetjesh, skenë krimi, sot të rrethuar me shirit të verdhë për të mbrojtur Lefter Kokën. “Kjo është përgjigjja e Edi Ramës. Pyetja që kam për çdo shqiptar kur dëgjon këtë dhe merr vesh që ministri i tij është në pranga, është denoncuar afera korruptive dhe përgjigjja e kryeqeveritarit është që në vend të thërrasë sa ka në dorë vartësit e tij dhe t’iu…
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi ka thënë se në mbledhjen e qeverisë në këtë të mërkurë është janë miratuar disa ndryshime për kriteret dhe shpërblimet e sportistëve. Ajo tha se tanimë, sportistët medalistë do të shpërblehen për të gjitha garat, e jo vetëm për 2 gara siç ka qenë më herët.Kushi nënvizoi se nga këto miratime përfiton edhe kampioni i peshëngritjes Briken Calja, i cili do tëvlerësohet si të gjithë sportistët e tjerë nëpër botë. “Kemi lajme të mira për sportistët elitarë, që ngrenë lart flamurin tonë kuqezi në arenën ndërkombëtare. Kemi miratuar disa ndryshime në kriteret dhe…
Ish-kryeministri Sali Berisha i përgjigjet zëdhënësit të Departamentit Amerikan të Shtetit, Ned Price, i cili një ditë më parë i cilësoi të pajustifikuara akuzat e politikanit shqiptar ndaj ambasadores së SHBA në Tiranë, Yuri Kim. Në një postim të gjatë në “Facebook”, ish-kryeministri Berisha thekson mes të tjerash se “Unë mendoj se interpretimi i kritikave si sulme nuk është e drejtë pasi është forme e pastër bullizmi diplomatik”. Berisha i jep zëdhënësit të DASH gjashtë arsyetime, ku vë theksin te lidhja e ngushtë mes dy popujve, ndërsa nuk lë pa përmendur edhe vendimin e Sekretarit të Shtetit, Anthony Blinken, për…
Në konferencën për mediat, ku foli për arrestimin e ish ministrit të Mjedisit, Lefter Koka nga SPAK për korrupsion, Basha tha se edhe në ish qeverisjen e PD ka patur korrupsion, për të cilin theksoi se janë të vendosur ta luftojnë. “Edhe ish qeverisja e PD ka patur korrupsion. Jemi të vendosur ta luftojmë atë. E di që shpesh kjo retorikë mund të duket bajate, sespe edhe ish-qeverisja e PD ka patur pjesën e saj në këtë plagë të madhe për gjithë shoqërinë!!! Por ne jemi të vendosur të ecim përpara, të shkëputemi nga e kaluara jonë e keqe, dhe…
Ka ardhur reagimi i parë nga qeveria pas arrestimit nga SPAK të ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka. Pas mbledhjes së qeverisë, teksa zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj po ka qenë duke prezantuar vendimet, është pyetur nga gazetarët edhe për arrestimin e Kokës. I pyetur nga gazetarët se “A mban qeveria përgjegjësi politike, institucionale e morale për faktin se një sërë ministrish, sipas SPAK, kanë lejuar që kolegu juaj të marrë me një dorë të vetme të marrë rreth 400 milionë dollarë ryshfet?”, numri dy i qeverisë është shprehur shkurtër se “Përballja me drejtësinë është individuale, nuk është as kolektive, as politike”. Ndërsa…
Gjatë fjalës së tij në Komisionin për Ekonominë dhe Financat, deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka deklaruar se është shqetësuese fakti që deri në fund të muajit nëntor janë realizuar 53% e investimeve publike. Braçe tha se kjo tregon inefiçencë totale të përdorimit të parasë publike, ndërsa u shpreh se anëtarët e qeverisë duhet të bëjnë analiza në sektorët ku janë adresuar këto investime. “Unë e dija histori të mbaruar nuk e dija që vazhdoka verifikimi nga Instituti i Ndërtimit dhe shpallja e të tjerë objekteve të rrezikuara. Unë mendoj që komisioni të marrë informacione. Kjo fatura e qirave…
Kryeministri Rama ka publikuar në rrjetet sociale një postim në lidhje me rindërtimin e shkollave të dëmtuara nga tërmeti i 26 Nëntorit 2019. Pikërisht në këtë postim një komentues i ka kërkuar llogari numrit Ramës për rritjen e çmimeve të ushqimeve. “Bravo me këtë rast rriten çmimet e ushqimeve pak më shumë e rrogat po aq… Mos ndërto më shkolla se vajti kilja e vajit si kile mjalti”, shkruante qytetari në komentin e tij përbri postimit të Ramës. Kryeministri nuk është kursyer aspak në përgjigjen e dhënë, teksa i thotë se, sistemi është ndërruar në vitin 1990 dhe nuk i…
Disa njerëz e kanë tepër të vështirë të çohen herët në mëngjes, sidomos ata që pëlqejnë të qëndrojnë zgjuar deri vonë në fundjavat e tyre dembele. Disa thonë se është e pamundur të zgjohesh herët dhe të jesh në humor të mirë. Megjithëse shumë prej jush e konsiderojnë zgjimin herët në mëngjes si një sfidë të vërtetë, nuk ka pse të jetë aq e vështirë. Këto janë 5 këshilla efektive që do ju ndihmojnë të çoheni herët sipas ‘Bright Side’: 1- Gjeni një arsye të mirë për tu çuar herët Para se të shtriheni për të fjetur, hidhini edhe një…