Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Bushati, kritika BE-së: Shqipëria, rasti më absurd në historinë e zgjerimit

14:40 / December 15, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
267626413 446642030167017 7729034461358053509 n
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka bërë një koment në lidhje me procesin e integrimit të Shqipërisë në BE. Bushati është shprehur se “Shqipëria po mbahet si kolateral i mosmarrëveshjes ndërmjet Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, duke shënuar rastin më absurd në historinë e politikës së zgjerimit të BE-së”.

Sipas ish-ministrit Bushati, është dyfish i padrejtë ‘ndëshkimi’ i Shqipërisë, për shkak të bllokimit të paarsyeshëm që i po i bëhet Maqedonisë së Veriut.

Më tej, Bushati shton se “Na duhet ky proces jo si garë në letër se kush hap më shumë e më shpejt kapituj, por si mundësi motivimi për të udhëhequr reforma që synojnë përmirësimin e cilësisë së jetës”.

Reagimi i plotë i Ditmir Bushatit:

Dje vendet anëtare të BE-së përsëriten në konkluzionet e tyre se: “Këshilli pret me padurim mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, sa më shpejt të jetë e mundur, pas miratimit të kornizës negociuese nga Këshilli.”

Bashkimi Europian njihet për gjuhën diplomatike dhe eksplorimin e shtigjeve të reja në mënyrë kreative, duke pasur parasysh faktin që vendimmarrje të tilla kërkojnë konsensusin e të gjitha vendeve anëtare. Megjithatë, formulimi i mësipëm është i paqartë në raport me aspiratat, mundin dhe sakrificat e popullit shqiptar që nga shembja e regjimit komunist e deri më sot, sikurse me vetë politikën e zgjerimit.

Vendimi i parë i Këshillit për nisjen e bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë është marrë që në Qershorin e 2018-ës, ku vetë Këshilli përcaktoi edhe një hartë rruge dhe objektiv konkret për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare brenda fundvitit të 2019-ës.

Vendimi i dytë i Këshillit për nisjen e bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë është marrë në Marsin e 2020-ës, por pa u shoqëruar me datën se kur do të mbahej konferenca e parë ndërqeveritare që simbolizon edhe zyrtarizimin e këtij procesi.

Ndërkohë që po mbyllet viti 2021, Këshilli në konkluzionet e djeshme thotë se pret me padurin mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare, por sapo të miratohet korniza negociuese, e cila gjithashtu miratohet nga Këshilli dhe jo nga ndonjë aktor jashtëtokësor.

Shqipëria po mbahet si kolateral i mosmarrëveshjes ndërmjet Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, duke shënuar rastin më absurd në historinë e politikës së zgjerimit të BE-së.

Edhe pse në kuadër të përçimit të mesazhit politik dhe kontekstit gjeopolitik do të ishte një sinjal inkurajues ulja njëkohësisht e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në tryezën e bisedimeve për anëtarësim në BE, është dyfish i padrejtë ‘ndëshkimi’ i Shqipërisë për shkak të bllokimit të paarsyeshëm që i po i bëhet Maqedonisë së Veriut.

Gjetja e konsensusit brenda radhëve të BE-së për hapjen e grup kapitujve të çështjeve të mjedisit (cluster 4) me Serbinë, në të njëjtë dite me mospërcaktimin e datës për zyrtarizimin e bisedimeve me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, ngjan më tepër si një politikë kompensuese për të mbuluar dështimin me procesin e zgjerimit.

Ne nuk kemi alternativë përkundrejt anëtarësimit në BE. Na duhet ky proces jo si garë në letër se kush hap më shumë e më shpejt kapituj, por si mundësi motivimi për të udhëhequr reforma që synojnë përmirësimin e cilësisë së jetës. Por, nuk ka arsye të bëjmë paqe me paqartësinë që shoqërohet me mungesë objektivash, të cilat vrasin ëndrrën europiane.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Negociatat e dështuara në Kosovë, zbulohen prapaskenat. LDK kërkon Presidentin për Vjosa Osmanin, Kurti i ofron vetëm ministri

19:00 / August 7, 2026

Shtyhet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës! Reagon Ambasada e SHBA: Formoni institucionet sipas Kushtetutës!

18:58 / August 6, 2026

“Nuk e kuptoj se çfarë kanë me mua” – Ylli Manjani iu përgjigjet protestuesve: Kush më shan, është i sharë

17:19 / August 6, 2026

Ndarja territoriale, a ka ardhur koha ta zhdukim Jugun dhe Veriun?

16:22 / August 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.