Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Çudit Basha: Kam mbështetjen e 99.9% të demokratë

14:58 / December 15, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Basha
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

“Kam mbëshetjen e 99.9% të demokratëve”.

Kështu është shprehur kreu i PD, Lulzim Basha, gjatë një prononcimi për mediat nga selia blu. Ai ka thënë se 99.9% e demokratëve duan të ardhmen e të shkëputen nga mendësia bolshevike dhe aferat e ndodhura gjatë qeverisjes së PD.

“E kuptoni që betejat tona janë dhe mbeten parimore. Kjo e inceneratorëve këtë tregon. Ne denoncojmë ju përpiqeni të pasqyroni. Beteja është për të ardhmen, për të mos mbetur peng për të shkuarën. Shumica absolute, 99.9% janë për të ardhmen. Nuk i lidh asgjë, as me mendësinë olshevike. Partia nuk është pronë e askujt, e as me aferat korruptive që kanë ndodhur gjatë qeverisjes tonë. Shumica e demokratëve s’kanë përfituar, por janë dëmtuar. Për ta pastruar PD nga mbeturinat e sistemit komunist janë 99.9% e demokratëve”, tha Basha.

Basha u shpreh më tej i vendosur në denoncimin e aferave korruptive dhe shtoi se aksioni i fundit i SPAK për arrestimin e ish-ministrit Lefter Koka e ka marrë indicien nga një kallëzim i bërë nga PD.

“Sot, po flasim për diçka që ka grabitur gojën e popullit shqiptarë, ku janë përfshirë disa zyrtarë të lartë. Ju keni qenë në presion të vazhdueshëm për të mos transmetuar. Mjafton të shohësh reklamat e inceneratorëve për të kuptuar kapitalin që kanë pasur në dispozicion. Vetëm vitin e kaluar kanë përdorur 2 mln euro për reklama. Çfarë shet inceneratori që të bëjë reklamë? Është njësoj sikur të bësh reklamë për një banjo publike. Për çfarë duhen reklamat për inceneratorët? Shqiptarë, pse duhet të bëj reklamë dikush që prek plehra?

Inceneratori nuk bën reklamë, por vazhdon heshtjen. Sot e ka radhën maja e trekëndëshit të Bermudës. U kujtoj shqiptarëve që donin të sillnin plehra nga jashtë e pas presionit publik, u detyruan të tërhiqeshin. Njoftimi i SPAK flet qartë se vonë, por më mirë vonë se kurrë, janë vendosur në lëvizje nga kallëzimi i PD. Të thuash pse ngrite komision hetimor për inceneratorët”, tha Basha.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Siguria në Ballkanin Perëndimor, ministrat e Mbrojtjes diskutojnë bashkëpunimin rajonal në Slloveni, Nufi: Shqipëria e angazhuar krah aleatëve

13:41 / September 22, 2026

Turqi / Të shtëna me armë pranë një shkolle, të paktën 11 të plagosur

13:37 / September 22, 2026

Eurodeputetët në Zvërnec, Beleri: Jam pro çdo investimi që bëhet sipas ligjit

11:14 / September 22, 2026

Ndryshojnë çmimet e karburanteve, ja vendimi i ri i Bordit të Transparencës

10:41 / September 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.