Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Ndryshime në buxhet/ Çfarë pritet të ndodhë me shpërblimet për festat e fundvitit për pensionistët?

10:24 / December 15, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
vjedhja e parave ne portofol
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sot pritet të diskutohet në komisionet parlamentare akti normativ i qeverisë për ndryshimin e gjashtë të buxhetit të vitit 2021, ndërsa shkak për këtë janë bërë shpërblimet për festat e fundvitit për pensionistët. Konkretisht, në aktin normativ, financat kanë rritur pritshmëritë për të ardhurat me 18.2 miliardë lekë më shumë, teksa po në këtë vlerë ka shtuar edhe shpenzimet buxhetore duke e çuar totalin e tyre 628.2 miliardë lekë. Qeveria ka vënë në dispozicion një fond prej 3.5 miliardë lekë si bonus fundviti për rreth 683 mijë pensionistë ku secili prej tyre do të përfitojë nga 5 mijë lekë shpërblim.

Pjesa tjetër e shpenzimeve janë shpërndarë në programet buxhetore, ku një pjesë e konsiderueshme ka shkuar shtesë për rindërtimin duke e çuar në 35 miliardëve lekë fondin për këtë qëllim, nga 28 miliardë lekë që ishte planifikuar në fillim të vitit.

Me aktin e fundit normativ, qeveria ka alokuar dhe 500 milionë lekë si transfertë specifike për 61 bashkitë e vendit për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura, një nga shqetësimet kryesore të pushtetit vendor. Teksa të ardhurat dhe shpenzimet janë prekur, defiçiti buxhetor ka mbetur i pandryshuar nga akti i parafundit normativ dhe planifikohet në vlerën e 120.5 miliardë lekëve në fund të këtij viti.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pagat e magjistratëve, PS propozon rritje minimale pas vendimit të Kushtetueses

16:41 / August 7, 2026

Rivlerësimi i pronave me taksë 5%, Tatimet: Në 7 muaj u kursyen 120,5 mln euro nga tatimpaguesit

16:40 / August 6, 2026

Anulimi i kontratës koncensionare për Aeroportin e Vlorës, reagon Pacolli: MABCO mori sot shkresën zyrtare, veprim që do t’i heqë investitorit të drejtat

17:38 / August 5, 2026

Euro bie në nivelin më të ulët historik, këmbehet me 93.28 lekë

15:57 / August 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.