Author: tirana

Media e njohur publike franceze, RFI, i ka kushtuar një shkrim gjendjes së Kishave Ortodokse në Kosovë dhe betejës mes autoriteteve të shtetit të Kosovës me Serbinë lidhur me pronësinë e këtyre objekteve religjioze. Shkrimi i plotë Në zemër të Prishtinës, qëndron një kishë e madhe ortodokse e papërfunduar, e projektuar nga ish regjimi ultra-nacionalist serb i Sllobodan Millosheviqit. Dera e saj është e mbyllur me dry dhe brenda shërben si strehë për qentë endacakë. Tempulli i diskutueshëm, i vendosur në një kampus universitar pranë bibliotekës kombëtare, konsiderohet nga autoritetet kosovare si dëshmi fizike e “qëllimeve gjenocidale” të ish-liderit të…

Read More

Nga kjo e hënë, 6 dhjetor të gjithë kategoritë në nevojë që rezultojnë të pastrehë në kryeqytet, do të mund të aplikojnë për të përfituar nga programi social i bashkisë. Nga kjo thirrje do të përfitojnë 300 individë, çifte apo familje që plotësojnë kriteret. Anisa Subashi, drejtore e shërbimit social në bashkinë e Tiranës, e ftuar në E-ZONE tregoi kriteret që duhen plotësuar për të përfituar. Së pari duhet të jesh mbi 18 vjeç. Nuk duhet të kesh një pronë të regjistruar në hipoteke, ose prona në të cilën jetoni nuk është e mjaftueshme për të banuar së bashku me…

Read More

Virologu Arban Domi ka folur lidhur me mutacionin e ri të Covid, Omicron dhe efikasitetin e vaksinave. Në një lidhje me Skype, në studion e lajmeve në Vizion Plus, Domi u shpreh se përsa i përket transmetueshmërisë së këtij varianti, numrat janë të ulët për të nxjerrë një konkluzion. “Mund të këtë transmetueshmëri më të lartë. Nuk mund të themi se është sa Delta apo e ngjashme me të”, tha Domi. Teksa u ndal tek efikasiteti i vaksinave anti Covid, ai theksoi se duke u bazuar në mutacionet që kanë ndodhur pritet që efikasiteti të jetë më i ulët. “E…

Read More

Jo gjithçka ka shkruar mirë në takimin me skype, online të Berishës me emigrantët shqiptarë. Një emigrant që jeton në SHBA ka kritikuar ish-kryeministrin Sali Berisha se heshti për paktin e 2017-ës. Ndryshe nga Berisha, ai u shpreh se humbjet në PD nuk janë regjistruar këto tetë vite, por që nga 2011, duke nënkuptuar edhe zgjedhjet lokale dhe më pas 2013-ës. “Unë e di se pse ke heshtur, që për shkak të karakterit tënd të fortë, ke heshtur në 10 vite politike, që ka pësuar nga humbje në humbje. “Never say never” thonë politikanët, por ti ke qëndruar në heshtje.…

Read More

Pasi u shpall ‘non grata’ nga SHBA më 19 maj, Berisha tregon se atë natë kishte ndenjur zgjuar duke menduar se përse u mor një vendim i tillë për të nga foltorja sot, Berisha u shpreh se ‘pasi u mendua gjatë’, kishte dalë në përfundimin se kjo ishte përpjekje për ‘t’i shuar zërin’ në mbrojtje të Kosovës. Sipas Berishës, qeveria e Edi Ramës është kthyer në rrezik të madh për Kosovën dhe kombin. “Kosova sot është në rrezik të madh dhe rrezikun më të madh Kosova e ka nga Tirana po aq sa nga Beogradi mbasi ju jeni dëshmitarë si…

Read More

Shkencëtarët në Britani kanë njoftuar se kanë identifikuar për herë të parë zona të gjenomit njerëzor të lidhura me mëngjarashët në popullatën e përgjithshme dhe i kanë ndërlidhur këto zona me implikimet për arkitekturën e trurit mëngjarash. Rreth 90% e njerëzve kanë qenë djathtas për të paktën 10,000 vjet, dhe një në dhjetë është mëngjarash. Baza biologjike e mëngjarashit mbetet një mister edhe sot e kësaj dite. Studiuesit në Universitetin e Oksfordit, çuan në akte Gouimpergk Akira, i cili bëri botimin përkatës në revistën e neuroshkencës Brain, analizoi gjenomin e plotë të rreth 400,000 njerëzve, nga të cilët 38,332 kishin…

Read More

Dentistët këshillojnë që dhëmbët të lahen dy herë në ditë për dy minuta në mënyrë që të kemi një shëndet të mirë oral. Por e gjithë përpjekja mund të shkojë dëm nëse furçën nuk e ndërrojmë aq shpesh sa duhet, madje ndikon në shëndetin e përgjithshëm. Stomatologët rekomandojnë që furça të ndërrohet çdo tre muaj ose edhe më shpesh. “Më shpesh” janë rastet kur shihni që furça është dëmtuar dhe për këtë arsye nuk kryen si duhet funksionin e saj. Kur furça humbet ngurtësinë e saj apo fijet hollohen, ka ardhur koha të merrni një tjetër. Gjithashtu, nëse keni kaluar…

Read More

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. MSH informon se në 24 orët e fundit, janë kryer 1796 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 328 qytetarë, në këto bashki:115 në Tiranë, 26 në Durrës, 24 në Vlorë, nga 17 qytetarë në Lushnje, Fier, 14 në Berat, 9 në Elbasan, nga 8 qytetarë në Sarandë, Shkodër, nga 6 qytetarë në Kavajë, Gjirokastër, nga 5…

Read More

Ish-kryeministri Sali Berisha në takimin sfidues të SHBA me shqiptarët e New Jersey në Amerikë ka paralajmëruar se asgjë nuk e ndal revolucionin e nisur, edhe pse ai pretendon se është paqësor. Ai ka sulmuar dhe ambasadoren Yuri Kim. “Dy fjalë zonjë ambasadore që shpesh i lejon vetes që të bëjë sekretaren ideologjike të PS-së. Dy momente për mua janë të papranueshme. Përgëzimi i zgjedhjeve në kundërshtim me çdo kod, rregull dhe qëndrim ndaj votës së lirë. Thirrja që u bën gazetarëve që të bëjnë censurë ndaj Foltores dhe Sali Berishës. Për mua përbën një shkelje të rëndë të Kushtetutës…

Read More

Vajza e Niko Peleshit, Aleksia është tashmë një ndër personazhet më të diskutuar në mediat rozë. Shkak për këtë është bërë lidhja e saj e dashurisë me aktorin e humorit, Romeo Veshaj. Disa javë më parë, çifti u përfol se i kanë dhënë fund lidhjes së tyre të dashurisë. Mirëpo, duket se e vërteta është ndryshe. Ka qenë pikërisht, Aleksia, ajo që ka postuar në Instagram një foto, ku shfaqet shumë seksi, e veshur me të bardha. “E komplikuar”, ka shkruar ajo krahas imazhit, duke lënë të kuptohet se marrëdhënia e saj e dashurisë aktualisht është e komplikuar. Nga ana…

Read More

Një sherr me thika ka ndodhur pasditen e sotme në lagjen “Vullnetari” në Elbasan. Dyshohet se një i ri ka mbetur i plagosur. Ai është dërguar në spitalin kirurgjik të Elbasanit për të marrë ndihmën e parë mjekësorë ndërsa nuk dihet gjendja e tij shëndetësore. Forca të shumta policie kanë rrethuar vendin ku ka ndodhur ngjarja dhe po punohet për identifikimin e personave të përfshirë në këtë konflikt si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të tij.

Read More

Bashkia e Vlorës i ka bërë thirrje qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme, duke paralajmëruar se stuhi të forta pritet të godasin qytetin bregdetar. “Parashikimet e meterologëve paralajmërojnë mot të keq prej pasdites së sotme, 5 Dhjetor dhe deri më 7 Dhjetor! Reshjet e shiut do të intensifikohen prej orës 18.00 e në vazhdim të shoqëruara dhe me stuhi të forta. Për këtë arsye do t’ju luteshim të shmangni lëvizjet e panevojshme me automjete në akset problematike nga përmbytjet si dhe parkimin e automjeteve në to. Paralajmërimet e meteorologëve për fortuna kërkojnë të jemi…

Read More