Author: tirana

Mediat në Athinë kanë zbardhur detaje të reja nga dosja e pajisjes me pasaporta false greke të kriminelëve të ndryshëm, mes tyre edhe shqiptarë. “Kathimerini” shkruan se në prill të vitit 2020, një kriminel shqiptar Bledar Jambelli me pseudonimin “Ricardo Muho” dhe aktivitet kriminal në Spanjë dhe Greqi u kap për një rast të madh kontrabande cigaresh. “Muho” ishte në atë kohë në një burg grek, i akuzuar për vrasjen e ish-oficerit të policisë shqiptare Artan Cuku tre vjet më parë në Tiranë. Muho akuzohej nga autoritetet shqiptare se kishte urdhëruar vrasjen e drejtuesit të lartë të policisë në këmbim…

Read More

Prej disa ditësh, në qendër të faqeve rozë është trekëndëshi Bora-Donald-Beatrix. Aktori i humorit Olsi Bylyku nuk ka hezituar t’i dedikojë një këngë si për të ç’dramazituar të gjithë situatën. Ndër të tjera në këngë ai thotë: “Gati shpirti sa s’na plasi, Beatriksi prek Donaldin, edhe Bora kur i pa që tha: ‘Phyy të dhjefsha surratin’. Por prap nuk e vrau mendjen hiç, nuk i luajti zari, biles varësen që i dha dhuratë e shiti te dollari”. Nuk munguan frazat e tjera me nota humori ku thotë: ‘Ishalla sikur të ndahen Iliri me Sabianin’. Krahas videos së publikuar në Instagram,…

Read More

Një 76-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u vetëhedhur nga dritarja e katit të dytë të banesës së tij. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Shkodër, rreth orës 04:00 të mëngjesit të ditës së sotme. Fillimisht ai ka marrë plagë të rënda në kokë dhe është transportuar me urgjencë në spital, por nuk ka mundur t’u mbijetojë dot plagëve të marra. “Më datë 06.12.2021, rreth orës 04:00, është dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Shkodër, shtetasi Rr. C., 76 vjeç, banues në fshatin Dobraç, Shkodër, i cili ka patur dëmtime në kokë. Ky shtetas dyshohet se është vetëhedhur…

Read More

Pak muaj më parë, këngëtari i njohur i muzikës tallava Mandi Nishtulla tronditi rrjetin në një intervistë ku Silva Gunbardhin dhe bashkëshortin e saj, Dafi Dertin se i “kanë vjedhur” lekët e fitimeve të klikimeve. Së fundmi, pas heshti disa muaj, Silva Gunbardhi vendosi të flasë me shifra. Silva foli për herë të parë për fitimet duke thënë se: “Silva merr 10% të fitimeve nga klikimet e këngës, 0% i merr Dafi, 0% tekst-shkruesi dhe 90% të fitimeve i merr Alfred Sula, kompozitori dhe njëkohësisht kushëriri i Mandit”. Pasi Silva e përlotur përmendi se nuk e pati të vështirë të…

Read More

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se deri më tani nuk ka asnjë aks të bllokuar për qarkullimin e automjeteve si pasojë e motit të keq. ARRSH bën me dije se kontraktorët kanë bërë pastrimin nga rënia e gurëve apo inerteneve dhe janë në gatishmëri. “Gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit ka pasur reshje me intensitet mesatar, por pa penguar qarkullimin në akset nacionale Kontraktorët kanë bërë pastrimin nga rënia e gurëve apo inerteve në trup të rrugës dhe janë në terren gati për çdo situatë”, thuhet në njoftim. ARRSH u bën apel shoferëve të bëjnë kujdes në…

Read More

Sipas një lajmi që ka dhënë televizioni publik Ert në Lakonia të Peloponezit jugor është regjistruar një vrasje tjetër e një gruaje nga bashkëshorti i saj. Kësaj here vrasësi është një shtetas shqiptar 40 vjeçar. Raportohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Vlaqioti. Thuhet se 40 vjeçari e ka mbytur bashkëshorten e tij 36 vjeçare, pas një sherri që kanë pasur. Më pas ai ka telefonuar tek policia dhe ka pohuar krimin. Çifti ka pasur edhe dy fëmijë. Kjo është vrasja e 15 e një gruaje nga bashkëshorti i saj në Greqi në 11 muajt e fundit. Shkak për këtë…

Read More

Historitë e dashurisë në disa prej spektakleve argëtuese, si “Big Brother” apo “Përputhen” kanë marrë përmasa të mëdha. Duket sikur të gjithë shqiptarët po diskutojnë për “tradhtinë” e Donald Veshajt ndaj moderatores Bora Zemani, duke krijuar një lidhje të re me këngëtaren Beatriks Ramosaj brnda shtëpisë së vipave. Për këto spektakle ka reaguar edhe imami nga Deçani, Naser Tolaj. Ai po i quan degjeneruese e shkatërruese emisionet argëtuese që po transmetohen në mediat në Kosovë e Shqipëri. Tolaj ka marrë shkas nga një përleshje fizike ndërmjet dy grave në emisionin “It’s my love”, që transmetohet në një televizion në Kosovë.…

Read More

Me një foto nga kisha e Shën Kollit në Hoçisht të Korçës duke uruar festën e Shën Kollit. Rama shkruan se uron që kjo festë të sjellë sa më shumë shëndet dhe zemrën plot këtë dhjetor. “Mirëmëngjes kjo javë nis në një ditë të bekuar, me festën e Shën Kollit ku ju uroj shumë dashuri, shëndet dhe zemrën plot këtë dhjetor * Kisha e Shën Kollit në Hoçisht, Korçë”, shkruan Rama.

Read More

Qeveria e Kosovës ka marrë masa të reja parandaluese për parandalimin e përhapjes së virusit koronavirus, të cilat do të hyjnë në fuqi sot. Maska mbetet e detyrueshme, ndërsa të gjithë personat që hyjnë në Kosovë nga 3 janari e tutje duhet të kenë dëshminë e vaksinimit me dy doza. Të dielën, kryeministri Albin Kurti, bashkë me ministrin e Shëndetësisë, Rifat Latifi, kanë mbajtur një konferencë për media në lidhje me gjendjen me pandeminë. Kurti tha se këto masa janë marrë duke u bazuar në katër pika: ardhja e mërgatës në Kosovë për festat e fundvitit, situata e rëndë epidemiologjike…

Read More

Çmimet që drejtuesit e mjeteve do të paguajnë për sigurimin e detyrueshëm të mjeteve do të diferencohen bazuar në faktorët që ndikojnë në rrezikun për të shkaktuar dëme. Në projektrregulloren “Për përcaktimin e nivelit të provigjoneve teknike dhe të faktorëve të riskut për produktet e sigurimit të detyrueshëm në sektorin e transportit”, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) ka përcaktuar një listë të faktorëve të riskut që kompanitë e sigurimeve duket të përdorin për të llogaritur primet që drejtuesit duhet të paguajnë për të siguruar mjetet e tyre. Kjo projektrregullore është akoma në fazë diskutimi dhe u është dërguar për mendim…

Read More

Pak orë pas sherrit në një lokal në Elbasan ku mbeti i plagosur rëndë Adrian Qosja, 41 vjeç, policia ka bërë të mundur arrestimin e autorit. Në pranga është vënë 24-vjeçari Bernardo Kasriu. Sipas bluve pas sherrit i riu ka rrëzuar nga shkallët 41-vjeçarin duke i shkaktuar plagë të rënda. Ky i fundit u dërgua fillimisht në spitalin e Elbasanit për të marrë ndihmën e parë mjekësorë por më pas për shkak të gjendjes së rënduar u transportua drejt Traumës në Tiranë. Policia po vijon hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të kësaj ngjarje. “Falë reagimit të menjëhershëm të…

Read More

Granit Cana ka folur pas daljes nga Big Brother për raportin me Fifin, e cila gjatë qëndrimit në shtëpi shfaqi simpati për futbollistin nga Kosova. “Fifi më ka nxjerrë anën time emocionale para publikut. Me të jam shprehur më lirshëm pasi që te të tjerët nuk është se kam pasur besim. Por më pas gjërat janë dramatizuar. Kur dola e pashë që disa gjëra i kanë bërë shumë të mëdha. Unë asnjëherë nuk kam injoruar shëndetin e Fifit. Unë e vlerësoj Fifin dhe kam thënë se do ta kem gjithmonë mikesh”, është shprehur ai. Graniti thotë se pas daljes së…

Read More