Ulja e muzikës dhe e dritave paralajmëron klientët e kryeqytetit se ora policore është afër. Pjesa më e madhe e tyre nxitojnë të largohen nga lokalet përpara orës 23.00, ndërsa patrullat e policisë shtojnë qarkullimin. As minuti nuk falet për të rinjtë dhe të rejat që po argëtohen, të cilët nxirren jashtë me detyrim nga uniformat blu. Një situatë terrori e krejtësisht e pazakontë. Askush nuk i pyet nëse janë të vaksinuar apo jo, edhe pse zyrtarisht në Shqipëri janë injektuar më shumë se 2 milion vaksina. Do të mjaftonte pasaporta e gjelbër ashtu siç po aplikohet në shumë vende…
Author: tirana
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Kryebushat – Vau Dejës. Një automjet ka përplasur këmbësorin F. L., 61 vjeç,. Ai është dërguar në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve ndërkohë që grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. “Më datë 05.12.2021, rreth orës 17:40, në aksin rrugor Kryebushat – Vau Dejës, një automjet me drejtues shtetasin N. K., 59 vjeç, banues në Lezhë, ka përplasur shtetasin këmbësor F. L., 61 vjeç, banues në Stajkë, Vau i Dejës. Shtetasi F. L., aktualisht ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor…
Ish-kryeministri Sali Berisha ka marrë një mesazh për ndarjen nga jeta të ish-kandidatit për presidenti të SHBA Bob Dole. Teksa ishte në bashkëbisedim me demokratët me “Foltoren” e SHBA të mbledhur online, Berisha i ftoi të pranishmit të mbajnë një minutë heshtje duke e konsideruar Dole mikun e shqiptarëve në Shqipëri, Kosovë dhe kudo në botë. “I hidhur është lajmi që sapo mora, ndarjen nga jeta të njërit prej miqve më të shquar të kombit shqiptar, heroit të kombit amerikan Bob Dole. Ju ftoj ta nderojmë me një minutë heshtje këtë minutë të ndritur që nuk i dalim kurrë borxhit…
Seanca e ndërmjetësimit në “Shihemi në Gjyq”, rubrikës së “E Diela Shqiptare” në Tv Klan zhvillohet mes vajzës dhe nënës, Suelës dhe Tatjanës. Shkak është bërë sherri për pjesën e trashëgimisë që vajzës i’a ka premtuar babai gojarisht përpara se të ndërronte jetë një vit më parë. Dy dyqane që kanë dhe shtëpinë lart, ajo thotë se do i’a lejë në trashëgim djalit dhe nuses ndërsa për vajzën thotë se nuk i takon gjë sepse është e martuar dhe jeton në Gjermani. Të vetmen pjesë që mund t’ia japë është një ambient në anën e pasme të shtëpisë i cila…
Elvisi ka ardhur nga Suedia për t’i plotësuar ëndrrën babit të tij 77-vjeçar në “E diela shqiptare” në rubrikën “Ka një mesazh për ty”, por në momentin e parë që futet në studio ai ndeshet me një surprizë mjaft të këndshme. Nëna e tij ka ardhur në skenë si pjesë e publikut të emisionit. Elvisi: Atje shoh mamin. Ardit Gjebrea: Po përqafoje mamin… Elvisi ka treguar se të atit i pëlqejnë shumë duartrokitjet pasi është mësuar që t’i marrë gjatë gjithë jetës dhe për këtë arsye e ka ftuar që të bëhet pjesë e “E diela shqiptare”. Elvisi: Babai im është person i…
Në takimin që është duke u zhvilluar ditën e sotme me përkrahësit e tij në SHBA, Berisha është shprehur se kjo që është duke zhvilluar nuk është një lëvizje anti amerikane ashtu siç edhe është thënë nga Lulzim Basha. “Keni dëgjuar të flitet nga peng kryetari që kjo lëvizje është anti-kombëtare dhe kundër SHBA. Unë ju garantoj që kjo është lëvizja më pro SHBA që nga dhjetori I 1990.”- tha Berisha. Ndërkohë që ndër të tjera Berisha ka shtuar se mjerë ata që i dalin kundër kësaj lëvizjeje dhe përjekjes së shqiptarëve “Mjerë ata që përpiqen dhe mundohen të ndalojën…
Evi Kokalari ka folur ditën e sotme nga SHBA teksa ishte e pranishme mes të gjithë mbështetësve të Berishës atje. Në fjalën e saj Kokalari është shprehur se Partia Demokratike do të konvertohet në një Parti Demokratike Konservatore, teksa ka shtuar se e ka parë vetë Kushtetutën e re. “Partia Demokratike do të konvertohet ë një Parti Demokratike Konservatore. E di që nuk duhet të flas për këtë, por e kam parë vetë Kushtetutën e re të PD-së”, tha Kokalari.
Prej disa ditësh vendi ynë është përfshirë nga moti i keq, ndërsa në orët në vijim, sipas sinoptikanëve pritet shtim i intensitetit të reshjeve të shiut. Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi tha në një deklaratë për mediat nga Korça se nuk ka vend për panik, teksa theksoi se nuk priten përmbytje të mëdha. Sipas Peleshit problem mbetet zona e Obotit në Shkodër, e goditur shumë herë nga përmbytje të mëdha. Ministri deklaroi se janë marrë masa dhe se strukturat shtetërore janë në gatishmëri. “Në pjesën juglindore, kemi Vjosën, është lum i egër. Në raste të reshjeve të mëdha rrezikon që…
Reperi i njohur, Capital T ka zbuluar se po vjen me një album të ri, që pritet të publikohet këtë muaj. Ai u shpreh se ka punuar në heshtje për këtë album, teksa nuk tregoi datën e saktë të lancimit. “Heart Broken Kids, këtë muaj”, ka shkruar Capital T në disa postime kur befasoi fansat me lajmin rreth albumit. Kujtojmë që projekti i fundi i reperit është bashkëpunimin me Elvana Gjatën “Flakë”, që erdhi edhe me videoklip.
Françeska Cerepi, nga qyteti i Gjirokastrës, mori pjesë në panairin e 27-të të Tiranës që u organizua nga data 1-4 dhjetor nga “Klik Ekspo Group”, në Pallatin e Kongreseve, si përfaqësuese dy hoteleve tradicionale që janë hapur në Gjirokastër në vitin 2000 dhe 2015. “Hotelet tona janë karakteristike gjirokastrite, me veshje guri dhe druri si nga jashtë dhe nga brenda, dhe përfaqësojnë traditën atë që ne duam ta vazhdojmë nëpërmjet brezave. Gjithashtu në këtë mënyrë, ne synojmë të jemi sa më atraktive për turistët dhe vizitorët”, shprehet Françeska. Hotelet tradicionale janë të veçanta sepse para se ato të ktheheshin në…
Një tjetër aksident ka ndodhur rreth orës 16:45 Korçë. Një makinë ka përplasur një këmbësore në rrugë në lagjen nr. 18. Si pasojë 58 vjeçarja ka përfunduar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Pasi e ka përplasur shoferi është larguar nga vendi i aksidentit. “Më datë 05.12.2021, rreth orës 16:45, në lagjen nr. 18, Korçë, një automjet ka përplasur shtetasen D. M., 58 vjeçe, banuese në Korçë (këmbësore në rrugë) dhe më pas është larguar nga vendi i aksidentit. Shtetasja D. M., aktualisht ndodhet në Spitalin e Korçës, jashtë rezikut për jetën”, raporton policia. Grupi hetimor po punon…
Sampdoria dhe Lacio do të zhvillojnë mes tyre sfidën e javës së 16-të në Seria A, e cila do të fillojë në orën 18:00. Një sfidë që skuadra e Lazios ku luajnë Thomas Strakosha, Elseid Hysaj dhe Vedat Muriqi do kërkojnë fitoren për tu pozicionuar në vendet e sipërme në tabelën e klasifikimit. Në këtë sfidë do të nisë titullarë portieri shqiptarë Strakosha, të cilit do t’i besohen çelësat e portës për sfidën kundër Sampdorias, ndërsa edhe lojtari tjetër shqiptar Hysaj do ketë një fanellë titullari, ndërsa Muriqi do të jetë në stol.