Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Orën policore po e heqin të gjithë! Pse Shqipëria nuk aplikon “Green Pass” për të vaksinuarit?

19:15 / December 5, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
policia gjobe maska
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ulja e muzikës dhe e dritave paralajmëron klientët e kryeqytetit se ora policore është afër.  Pjesa më e madhe e tyre nxitojnë të largohen nga lokalet përpara orës 23.00, ndërsa patrullat e policisë shtojnë qarkullimin. As minuti nuk falet për të rinjtë dhe të rejat që po argëtohen, të cilët nxirren jashtë me detyrim nga uniformat blu. Një situatë terrori e krejtësisht e pazakontë.

Askush nuk i pyet nëse janë të vaksinuar apo jo, edhe pse zyrtarisht në Shqipëri janë injektuar më shumë se 2 milion vaksina. Do të mjaftonte pasaporta e gjelbër ashtu siç po aplikohet në shumë vende të botës, që për ta jeta e natës të vijonte normalisht. Aplikimi i pasaportës së gjelbër mendohet si një zgjidhje edhe nga drejtuesit e bareve dhe restoranteve, që prej më shumë se 20 muajsh punojnë të kufizuar.

Baret dhe restorantet ku mund të aplikohet lehtësisht pasaporta e gjelbër, konsiderohen vatra Covid, në një kohë që urbanet janë të stërmbushur.

23 mijë tifozë qëndrojnë në stadium pa asnjë masë mbrojtje e distance.

Koncertet mbahen normalisht.

Një paradoks që e ndjek Shqipërinë krahasuar me vendet e tjera europiane, përfshirë edhe ato të rajonit. Ne shtete si Zvicra, Britania e Madhe, Franca, Gjermania, Greqia, Italia etj, me një numër të larte popullsie Green Pass i jep akses gjithkujt për çdo shërbim, duke eliminuar kufizimet ne orare.

Kufizimet janë vetëm për personat e pavaksinuar. Ndërsa në Shqipëri kur zyrtarisht janë injektuar mbi 2 milionë vaksina ne një popullsi 2.8 milionë banorë, zgjidhja mbetet ora kufizuese qe rendon ne kurriz te bizneseve, qytetareve dhe shërbimeve.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Plas sherri mes Lalës dhe Rexhajt: Meriton të rrihesh siç të rrihte Buzhala, por s’i ndyj duart me ty

22:40 / September 24, 2026

Dënimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, çfarë strategjie mund ta ndjekë Qeveria e Kosovës për apelin në Hagë?

20:59 / September 24, 2026

Presidenti pritet të mbledhë Këshillin e Sigurisë javën e ardhshme, ish-kreu i SHISH nën akuzë se ndihmoi Agasin me të dhëna sekrete

19:49 / September 24, 2026

Aksion i policisë në Tiranë, vihen në pranga 8 të kërkuar për krime të rënda, armë, drogë dhe vjedhje

15:26 / September 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.