Author: tirana

Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e djeshme në Itali ku një shqiptar është plagosur dhe është në gjendje të rëndë për jetën. Mediat italiane raportuan të shtunës, se në qendrën historike të Ravenës, një 38-vjeçar shqiptar dhe një italian janë futur në një bar në sheshin “Baraça”, ku edhe kanë nisur të debatojnë me njëri-tjetrin. Teksa të dy ishin duke dalë nga lokali papritur italiani ka nxjerrë një thikë nga xhepi dhe ka qëlluar shqiptarin në qafë, duke u larguar më pas me vrap. E shpejtë ka qenë ndërhyrja e policisë dhe auto ambulancës në vendin e ngjarjes,…

Read More

Një 24-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi është përpjekur t’i japë para policisë rrugore, për t’i shpëtuar gjobës pas shkeljes që kishte bërë. Policia ka ndaluar një mjet tip “Porsche Cayenne” dhe i kërkon dokumentacionet e makinës, ndërsa i riu i jep 10 mijë lekë të vjetra si për të shpëtuar. E teksa polici i thotë se i ka kërkuar dokumentacionet e mjetit, drejtuesi i makinës shtetasi Klejvis Murati i kthehet duke thënë “jam djali më i mirë, ej jam miku i një njesisë speciale…” Ndërsa më pas efektivi i kërkon që të fikë mjetin dhe do të…

Read More

Fenomenit të ‘Big Brother VIP’ nuk i ka shpëtuar as ish-zv.kryeministri Erion Braçe. Trekëndëshi i dashurisë Bora-Donald-Beatrix, është kthyer në ngjarjen më të bujshme në Shqipëri, pas telenovelës që ka shpërthyer në ‘Big Brother Vip’. Ditën e djeshme, Bora Zemani, reagoi për herë të parë, duke kërkuar që njerëzit të qetësohen dhe të mos e sulmojnë Donaldin për zgjedhjen që ka bërë, pra për të vijuar një lidhje me Beatrix Ramosaj. Një koment për këtë ka bërë edhe Erion Braçe. Ai ka postuar deklaratën e Bora Zemanit dhe u bën thirrje shqiptarëve, që tani të flenë të qetë. “O shyqyr,…

Read More

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me skandalin e pasaportave që kanë dalë në dritë në Greqi. Bledar Jambelli allias Rikardo Muho, porositësi i vrasjes së Komisar Artan Cukut, rezulton të jetë pajisur me identitet grek fals nga grupi kriminal që u ndryshonte identitetin kriminaleve shqiptare me qellim që t’i shmangeshin drejtësisë. Bledar Jambelli kishte siguruar në Xania një kartë identiteti dhe pasaportë greke në emrin Xristos Xamkidis. Rikardo Muho, që për policinë greke, e kishte të shtrirë veprimtarinë kriminale në Spanjë dhe Greqi, në prill 2020 është marrë në pyetje nga policia greke ku ka dhënë informacion të…

Read More

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deklaron se Kosova nuk ka problem më të madh se ai i raportit me Serbinë. Shefi i ekzekutivit kosovar në një intervistë për gazetën malazeze “Pobjeda” la thënë se “Problemi ynë më i madh është Serbia, e cila as nuk mund ta mendojë e as ta pranojë Kosovën si shtet të barabartë dhe fqinj”, ka thënë Kurti. Ai e ka akuzuar Serbinë për sjellje armiqësore edhe ndaj shteteve tjera të dala nga ish-Jugosllavia, ndërsa e ka krahasuar me Rusinë. “Serbia po sillet në Ballkanin Perëndimor sikur Rusia me fqinjët e saj: entitetin e Republikës Serbe…

Read More

Sekuestrohen rreth 10 kg marijuanë në Korfuz, ndërsa në pranga ka rënë një shqiptar. Operacioni i policisë nisi pas informacioneve për trafik droge, duke u ushtruar kontroll ndaj shqiptarit. Mësohet se personi në fjalë, është kapur jashtë një magazine në qendër te Korfuzit me një çantë, brenda të cilës u gjetën 3 pako që përmbanin 9 kg 700 gram marijuanë. Po ashtu policia sekuestroi 1 automjet dhe 2 celularë.

Read More

Mbrëmjen e së premtes shtëpinë e ‘Big Brother VIP’ e la Valoni. I ftuar sot në ‘Fun Club’ tregoi veprimin që parë që bëri pas largimit nga shtëpia. Ai është rrëfyer kuriozitetin e tij të madh për të mësuar për atë që kanë thënë njerëzit. Valon: Kam ndejtur deri në 5-6 të mëngjesit në telefon duke parë çfarë kanë thënë njerëzit. Rreth penalizimit të tij, Valoni thotë se mund të ketë ndikuar debati me Antonelën, të cilën e cilëson si “vullkan”. Valon: Mendoj që debati me Antonelën, por u zgjodh pas 2 ditësh. Antonela është si vullkan por pas disa…

Read More

Çështja Bora-Donald-Beatrix u diskutua sot në emisionin ‘Fun Club’. Pjesë e panelit ishte ish-banori i Big Brother, Anaid Kaloti, ish-konkurrenti i ‘Përputhen’, Atdheu, Xhoi Jakaj dhe Aulona Musta. Duke diskutuar gjithçka që është përfolur në rrjet dhe faktin që Donaldi priste një shenjë nga Bora, moderatorja Dojna Mema ka dashur të sqarojë si qëndron puna e shenjës që Bora ka dashur të dërgojë në shtëpi dhe s’është lejuar nga produksioni. “Atëherë, të sqarojmë diçka shumë të rëndësishme. Bora, duke qenë se punon në Top dhe njeh njerëz, ka dashur të fusë diçka ‘nën dorë’ në shtëpi. Kur është marrë vesh…

Read More

Një i burgosur shqiptar është vetëvrarë brenda furgonit të policisë në Greqi. Ngjarja ka ndodhur të enjten, por është publikuar sot. Ai po transportohej nga spitali i Amfisës drejt burgut të Malandrinos. 38-vjeçari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, vari veten me lidhëset e këpucëve në dritaren e furgonit që në rrethet e policisë greke quhet “Kluva”. Ai ishte transportuar në spital pasi kishte paraqitur probleme shëndetësore. Shqiptari vuante dënim për vepra të ndryshme penale. Kane nisur hetimet në lidhje me zbardhjet e ngjarjes.

Read More

Gjykata e Palermos në Itali ka caktuar masën e sigurisë ‘Arrest me burg’, për ekonomistin italian, Fabio Petruzello, i cili u arrestua disa ditë më parë së bashku me ekonomistin tjetër italian, 90-vjeçarin Francesco Zumma, të cilët akuzohen për ‘Pastrim parash’, në bashkëpunim me biznesmenin shqiptar, Rezart Taçi. Ata akuzohen se kanë kryer transferimin e plot 19 milion eurove nga një bankë greke në Tiranë. Kujtojmë se në Shqipëri është shpallur në kërkim biznesmeni Rezart Taçi dhe janë lënë në burg kunati dhe shoferi i ish-bosit të naftës, të cilët Prokuroria e Posaçme kundër Krimit e Korrupsionit po i heton…

Read More

Ish-konkurrenti i ‘Përputhen’, Atdhe Xharavina ka qenë mjaft i komentuar brenda shtëpisë së ‘Big Brother VIP’ edhe pse nuk është pjesë e saj.Ai është kthyer në “mollë sherri” mes aktores Arjola Demiri dhe ish-protagonistes së Përputhen, Antonela Berisha. Antonela në ‘Big Brother VIP’ aludoi se mes Arjolës dhe Atdheut të “Përputhen” ka pasur dhe ka diçka më shumë përtej miqësisë.Gjithsesi, në emisionin ‘Fun Club’, Atdheu mohoi të ketë lidhje intime me Arjolën. “Kemi shoqëri prej 7 vitesh me Arjolën. Kjo është e vërteta. E kam shoqe edhe Antonelën. Nuk është siç thotë Antonela, nuk jemi të lidhur. Është sherr banal.…

Read More

Duke filluar prej mbrëmjes së sotme edhe fillimi i javës në 6 dhe 7 dhjetor, Instituti i Gjeoshkencave paralajmëron për reshje intensive, vërshime të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje dherash. Instituti liston qarqet Lezhë, Berat, Vlorë dhe Gjirokastër të cilët mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave. Sipas IGJEUM në të gjithë territorin priten rritje të prurjeve përgjatë javës në vijim që mund të shkaktojnë përmbytje të lokalizuara. Në zonat urbane pothuajse në të gjithë territorin, mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara, kryesisht përgjatë datës 6 dhjetor, në varësi…

Read More