Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Arrestohet i riu në Elbasan, hodhi nga shkallët 41-vjeçarin pas sherrit

23:45 / December 5, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
policia 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pak orë pas sherrit në një lokal në Elbasan ku mbeti i plagosur rëndë Adrian Qosja, 41 vjeç, policia ka bërë të mundur arrestimin e autorit. Në pranga është vënë 24-vjeçari Bernardo Kasriu. Sipas bluve pas sherrit i riu ka rrëzuar nga shkallët 41-vjeçarin duke i shkaktuar plagë të rënda.

Ky i fundit u dërgua fillimisht në spitalin e Elbasanit për të marrë ndihmën e parë mjekësorë por më pas për shkak të gjendjes së rënduar u transportua drejt Traumës në Tiranë. Policia po vijon hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të kësaj ngjarje.

“Falë reagimit të menjëhershëm të Policisë, kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar i konfliktit fizik, me pasojë plagosjen e rëndë, të ndodhur në një lokal në Elbasan. Menjëherë pas njoftimit të marrë për ngjarjen e ndodhur në lagjen “Vullnetari”, në një lokal, ku pas një konflikti fizik të çastit, mbeti i dëmtuar shtetasi A.Q., 41 vjeç, shërbimet e Policisë shkuan menjëherë në vendngjarje.

Falë reagimit në kohë, kontrolleve intensive, krehjes së zonës dhe marrjes së informacioneve në rrugë operative, u bë i mundur lokalizimi dhe kapja e autorit të dyshuar të ngjarjes. Në përfundim të veprimeve të para hetimore, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit B.K., 24 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.

Ky shtetas për motive të dobëta, gjatë një konflikti fizik të çastit, rrëzoi në shkallë shtetasin A.Q., duke i shkaktuar plagë të rënda, i cili ndodhet në Spitalin Universitar të Traumës në Tiranë, për ndihmë më të specializuar mjekësore. Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, bën me dije policia.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Fjala e plotë e Edi Rama në OKB: Makineria e Inteligjencës Artificiale do të bindet, pyetja është “kujt”

21:21 / September 25, 2026

Bill Gates: Inteligjenca artificiale mund të shkaktojë vdekjen e një miliard njerëzve

20:59 / September 25, 2026

Mbledhja e gjyqtarëve, Sandër Simoni zgjidhet anëtar i KLGJ-së! Shorti me gogla e nxjerr fitues

20:19 / September 25, 2026

Rama në OKB: Inteligjenca Artificiale mund të fabrikojë realitetin! Rreziku më i madh, të bindë njerëzit e gabuar

19:42 / September 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.