Author: tirana

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Turqi ditën e sotme. Bëhet me dije nga mediat e huaja se një baba ka vrarë me thikë djalin e tij 17-vjeçar dhe ka plagosur gruan dhe djalin tjetër 14-vjeçar. Ngjara e rëndë ka ndodhur në Dijarbakir, teksa familja ishte banore e katit të parë të pallatit në lagjen Kayapnar Huzurevleri Mahallesi. Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes teksa të plagosurit janë transportuar për në spital. Gjendja shëndetësore e gruas paraqitet e rëndë kurse djali më i vogël i familjes është jashtë rrezikut për jetën. Burri i cili sulmoi familjen e…

Read More

Ka nisur me debate të forta Komisioni i Ekonomisë ku po shqyrtohet kandidatura për kryetar të Autoritetit të Konkurrencës. Denar Biba është i propozuar nga mazhoranca në krye të komisionit të konkurrencës, duke shkaktuar debate mes maxhorancë dhe opozitës. Megjithatë emri i tij ka kaluar për diskutime në Komisionin e Ekonomisë dhe me shumicë votash emri i Bibës i është dërguar Kuvendit. Rushaj: Denar Bina ka ushtruar ndikim tek një gjyqtar i Strasburgut. Ka uzurpuar një vend që i takon opozitës.

Read More

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, ka bërë me dije se nga data 4 janar e vitit 2022, të gjithë ata persona të cilët ende nuk kanë marrë dozat e vaksinës anti-Covid, mund të mos lejohen qe të frenkuentojnë baret dhe lokalet. Brataj tha se pandemisë së Covid-19 po i vjen fundit dhe se vaksina kundër koronavirusit mund të bëhet e përvitshme, si ajo e gripit. “Pandemisë Covid-19 po i vjen fundi. Vaksina kundër koronavirusit mund të bëhet e përvitshme, si ajo e gripit. Nuk jemi të sigurt nëse varianti Omicron nuk ka hyrë në Shqipëri. 20-30 raste të infektuarish…

Read More

Gjatë largimit të tij pas vizitës në Qipro, Papa Françesku ka humbur ekuilibrin dhe është rrëzuar duke u ngjitur në avion.  Fatmirësisht Papa nuk u lëndua, pasi ai u ngrit menjëherë në këmbë me ndihmën e një roje sigurie dhe kur hipi në avion, përshëndeti me buzëqeshje të pranishmit në eventin e tij zyrtar të lamtumirës. Një skenë e ngjashme, në të cilën Papa Françesku ka humbur ekuilibrin, ka ndodhur edhe shtatorin e vitit të kaluar, gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara.

Read More

Teksa ishin ulur për të fjetur, PM ndodhej pranë krevatit të Beatrix dhe Donalit duke biseduar. DJ dhe aktori i humorit kishin vendosur që t’i bënin një rreng Sarah, e cila vjen më pas te dhoma e gjumit. Dyshja po flisnin për blogeren, sikur një nga banorët kishte bërë thashetheme për të. Sarah i pyeste se kush ishte personi në fjalë dhe PM e Donaldi vijonin me rrengun ndaj saj. PM: Më tha Sarah nuk po duket ashtu Donaldi: Ajo nuk e kishte me atë sepse ajo atë gjë bën me të gjithë. Thjesht ideja ishte se ajo e ka…

Read More

Ministrja e Arsimit Evis Kushi ndodhet në SHBA së bashku me ministra të tjerë në vizitën që po zhvillojnë me kryeministrin Edi Rama. Kushi nënshkroi një marrëveshje bashkëpunimi në Universitetin Shtetëror të Miçiganit në fushën e arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor. Sipas zyrës së shtypit të ministrisë së Arsimit ky bashkëpunim i ri që do të nisë mes gjashtë universiteteve shqiptare dhe Universitetit Shtetëror të Miçiganit, do t’i hapë rrugë programeve të përbashkëta të studimit, shkëmbimit të studentëve dhe stafit akademik, si dhe aktiviteteve, konferencave e projekteve të përbashkëta kërkimore shkencore. Ministrja Kushi theksoi se hapja e universiteteve tona…

Read More

Ditën e djeshme dolën përgjigjet e para të testimeve për përdorim droge të efektivëve të policisë në gjashtë komisariate të kryeqytetit. 11 policë rezultuan të ishin përdorues të drogës. Sipas burimeve, bëhet me dije se numri i efektivëve që kanë rezultuar pozitivë ka shkruar në 20 momentalisht. Gjithsesi kjo nuk është shifër zyrtare, pasi Policia e Shtetit ende nuk ka dhënë një informacion të saktë mbi numrin dhe llojin e drogës që kanë konsumuar efektivët në fjalë. Më 11 dhjetor pritet që të bëhet publikimi i të dhënave zyrtare nga Gledis Nano dhe priten largime nga detyra. Kujtojmë se testimi nuk është…

Read More

Damian Gjiknuri, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, zgjodhi të uronte përmes një postimi në facebook, ish-kreun e Kuvendit Gramoz Ruçi, në ditën e tij të lindjes. Teksa rendit kontributet, vlerat dhe cilësitë e veteranit socialist, Gjiknuri në postimin e tij uron përzemërsisht Gramoz Ruçin për ditëlindjen e 70-të. “Me urtësinë dhe mençurinë e tij, Gramozi i dha shumë familjes sonë socialiste duke u kthyer me meritë në një shtyllë të rëndësishme referimi. Një figurë përbashkuese edhe në ato momente delikate të familjes sonë politike kur kishim nevojë më shumë se kurrë për të qenë bashkë!”, shkruan mes të tjerash…

Read More

Mjeku popullor Ylli Merja tregoi disa nga shkaktarët që na çojnë në rënien masive të flokëve si dhe kurat bimore përmes të cilave mund të pengojmë rënien e tyre: Rënia e flokëve është pasojë e një sëmundje që fshihet dikur dhe duhet kërkuar për ta gjetur. Disa nga shkaktarët janë anemia, gjenetika kryesisht tek meshkujt, mosha, menopauza, këto janë fazat ku duhet të stimulohet nga pak.

Read More

Përdorimi i vaksinës Johnson & Johnson, si një përforcues për njerëzit të cilët janë vaksinuar tashmë me dy doza të vaksinës Pfizer/BioNTech, prodhon një përgjigje të fortë imunitare dhe mund të bëjë më shumë për të nxitur mbrojtjen kundër formave të rënda të Covid-19, raportuan studiuesit anglezë të dielën. Studimi i tyre me 65 vullnetarë, të cilët fillimisht morën dy doza të vaksinës Pfizer/BioNTech, tregoi se përdorimi i vaksinës Johnson & Johnson si përforcues, prodhoi një përgjigje më të ngadaltë, por më të qëndrueshme të antitrupave kundër llojit origjinal të virusit, si dhe ndaj varianteve Delta dhe Beta, si dhe…

Read More

Situatë e paprecedentë është krijuar paraditen e të hënës së 6 dhjetorit pranë spitalit Infektiv në QSUT. Disa autoambulanca kanë mbetur në trafik brenda ambienteve të QSUT duke mos pasur ku të kalojnë, kjo për shkak të fluksit të madh të mjeteve e parkimeve të bëra në mënyrë të parregullt. Sipas gazetarit Erjon Skëndaj, edhe pse në portën hyrëse shkruhet që nuk ka vende të lira parkimi, trau ngrihet për cdo mjet qe kërkon të futet brenda QSUT.

Read More

Zlatan Ibrahimovic është i gatshëm për ta kaluar një tjetër sezon në fanellën e Milanit. Sulmuesit suedez do t’i skadojë kontrata aktuale në fund të këtij edicioni.Mirëpo, 40 vjeçari nuk e ka ndërmend të pensionohet nga futbolli.Ai ndihet mirë dhe i gatshëm për ta zhvilluar edhe një sezon në nivele të larta.Prandaj, ai po iu jep shenja drejtuesve të klubit për ta vazhduar bashkëpunimin deri në vitin 2023. “Unë ndiej sikur kontrata ime nuk përfundon kurrë. Le t’i bëjmë presion bordit të klubit për ta vazhduar kontratën”, thotë Ibra duke qeshur për “Che tempo che fa”. “Shpresoj që të qëndroj…

Read More