Author: tirana

Dy punonjëse policie të patrullës së përgjithshme në Elbasan, të moshës 25 vjeçare, kanë rezultuar përdoruese të drogës teksa i janë nënshtruar testit të drogës. Punonjësit e policisë së shtetit po i nënshtrohen testit të drogës javët e fundit pas urdhrit të firmosur nga Drejtori i Përgjithshëm Gledis Nano. Në urdhrin për testin e drogës përcaktohet se çdo efektiv do t’i nënshtrohej 2 analizave të gjakut dhe urinës me qëllim kryqëzimin e rezultateve për shmangien e ndonjë gabimi apo pasaktësie, raporton ABC. Kjo mënyrë e të kryerit të testin është pasi analiza e urinës vërteton praninë e substancave narkotike për…

Read More

Presidenti Ivan Duque e quajti atë “goditjen më të rëndë” ndaj trafikut kolumbian të drogës këtë shekull, e krahasueshme vetëm me arrestimin e bosit të drogës, Pablo Escobar tre dekada më parë. Emocioni ishte i kuptueshëm. Dairo Antonio Usuga, i njohur më mirë në Kolumbi si “Otoniel” ishte trafikanti më i kërkuar i drogës në vend, një ish-guerrilas i kthyer në liderin e “El Clan del Golfo”, bandës më të madhe kriminale në Kolumbi. Ai u arrestua në fund të tetorit. 500 ushtarë dhe 22 helikopterë zbarkuan në strehën e tij rurale në Kolumbinë veriperëndimore. Megjithatë, efekti i rënies së…

Read More

Antoneta Koçi ka komentuar ngjarjet më të fundit të ndodhura në “Big Brother VIP”. Duke komentuar spektaklin e së premtes, ish-konkurrentja e “Për’puthen” u shpreh se ishte një mbrëmje dinamike, ku shumë njerëz ndërruan mendje gjatë gjithë kohës. “Fillimisht e shanë Donaldin por më pas nisën duke ndryshuar mendim. Në mendimin tim nuk ka ndonjë gjë të madhe për t’u justifikuar. Ai ka thënë që është i ndarë me Borën”, tha Antoneta. Teksa një i ftuar shtoi nëse Donaldi e do Beatrix, Koçi u shpreh: “Nuk ka rëndësi a e do apo jo, është problem i Beatrix në fund të…

Read More

Ish-banori i ‘Big Brother’, Adi Pojani shprehet se lajmet për ‘Big Brotheër VIP’ janë aq të shumta sa të dalin edhe në dush. I ftuar në emisionin ‘Shqipëria Live’, Adi duke komentuar marrëdhënien mes Donaldit dhe Beatrix, tha se treshja e ka arritur qëllimin. “Donaldi-Beatrix dhe Bora, kjo treshe kam përshtypjen se e kanë arritur qëllimin, atë që duan. Aty nuk ka dashuri për mendimin tim, që ne ta vuajmë. Të gjithë në lojë janë aty. Edhe Bora ka një dozë loje aty”, tha gazetari i njohur. Më pas shtoi se nuk e di pse se në “‘Big Brother’ nuk…

Read More

Kuvendi i thirrur nga ish kryeministri, Sali Berisha, pritet të mblidhet me datën 11 dhjetor. Degët e Partisë Demokratike vijojnë të publikojnë emra të tjerë të delegatëve që kanë firmosur. Kështu sot janë lexuar, emrat e delegatëve të degëve të PD, në Shijak. Disa nga emrat e degës Prrenjas janë të renditur si më poshtë: Pranvera besholli Ardian Hana Bashkim Ferit Mara Ervis Balla Kasem Polisi Adem Dashi Feim Bogdani Mereme Zeneli Joland Stojna Eqerem Kokonozi Erjon Dashi Ervis Hoxha Lindita Kokonozi Tomorr Haxhiu Agron Blloshmi Aqif Hoxha Ardian Leka Bashkim Kushta Besnik Çela Bujar Qorri Fatmir Hoxha Fatos Bogdani

Read More

Mustafa Pupa dhe bashkëshortja e tij Vezirja janë të vetmit e mbetur gjallë nga familja Pupa, pesë anëtarët e saj mbetën të masakruar në vitin 1992. Petriti, Zenepja, Agimi, Rajmonda dhe Magdalena Pupa vetëm 8 muajsh u masakruan nga disa persona të cilët hynë për të grabitur. Nga kjo ngjarje u identifikuan dy autorë, vëllezërit Josif dhe Dritëbardh Çuko nga fshati Libofshë i Fierit, të cilët u shpallën fajtorë për vrasje të shumëfishtë në atë që u quajt “Masakra e Libofshës”. Varja u realizua me 25 qershor të vitit 1992, në mes të qytetit të Fierit dhe trupat u lanë…

Read More

Edicioni i 60-të i Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar ka nisur prej ditësh punën për të sjellë përpara publikut festën e rëndësishme të muzikës shqiptare, në mbrëmjet e 27,28 dhe 29 dhjetorit, live nga Pallati i Kongreseve. Drejtori i Festivalit, Martin Leka, i ka besuar konceptit të regjisorit Redi Treni, skenografi të Albi Çifligut, me skenar të gazetareve Zefina Hasani e Kozeta Kurti, nën moderimin e Xhemi Shehu e Jonida Maliqi, Isli Islami e Kelvi Kadilli, me drejtimin artistik të Elton Dedës. Edicioni i 60-të i Festivalit të Këngës, rezervon pjesëmarrjen e veçantë të kantautorit, drejtuesit televiziv e…

Read More

Gjykata e Tiranës ka shtyrë vendimin me datë 14 dhjetor në lidhje me bllokimin e llogarive bankare të Federatës Shqiptare të Futbollit, që kishte paditur përmbaruesin për një borxh mbi 600 milionë lekësh që klubi i Tiranës i kishte ish-presidentit Metush Seferi. Seanca e radhës me datë 14 dhjetor do të zhvillohet në orën 15:00 në gjykatën e Tiranës.

Read More

Policia Rrugore ka rritur prezencën e saj në të gjitha akset rrugore interurbane, urbane dhe rurale të Elbasanit, ndërsa ka ndëshkuar me gjoba drejtuese mjetesh që nuk zbatojnë rregullat e qarkullimit. Gjatë kontrolleve, në fundjavë, janë arrestuar në kushtet e flagrancës 7 drejtues mjetesh, pasi janë kapur nga shërbimet e Policisë Rrugore, në vende të ndryshme, duke drejtuar mjetet, në gjendje të dehur. Njëri nga të arrestuarit ka qenë edhe i papajisur me leje drejtimi. “Po si rezultat i kontrolleve janë pezulluar 15 leje drejtimi. Gjithashtu janë vendosur 1066 masa administrative, nga këto: • 42 për mospërdorim të rripit të…

Read More

Në Komisionin e Ekonomisë ditën e sotme u zhvillua mbledhja ku tema e diskutimit ishte kandidatura për Kreun e Autoritetit të Konkurrencës. Por, kandidatura e Denar Bibës është kundërshtuar edhe nga deputeti i PS, Erion Braçe. Ky i fundit është shprehur se ka rezerva për figurën e Denar Bibës. Braçe tha se “ka rezerva për integritetin” e Bibës, ndërsa shtoi se për fushën për të cilën po ngarkohet, nuk ka ekspertizën. “Po zotëria ka qenë në një detyrë shtetërore, dhe për atë unë kam rezerva të mija. Jo vetëm për atë, por për të gjithë komisionin e prokurimit publik që…

Read More

Partia Demokratike kërkon ashpërsim të dënimit për krimet zgjedhore, bazuar në ligjin Italian. Kryedemokrati, Lulzim Basha nëpërmjet një statusi në “Twitter” , shprehet se duhet t’i jepet fund njëherë e mirë lidhjeve të botës së krimit me politikën. “Krahas vettingut në politikë, me qëllim dhënien fund njëherë e mirë lidhjeve të botës së krimit me politikën, PD do të propozojë ndryshimin e Kodit Penal, në përputhje me Kodin Penal italian (n. 416 ter), duke ashpërsuar dënimet për këdo që kryen krime zgjedhore. Kushdo që pranon drejtpërdrejtë apo nëpërmjet ndërmjetësve, premtimin për të fituar vota nga elementë të krimit të organizuar,…

Read More