Author: tirana

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Itali, ku mbetën të plagosur me thikë dy 17-vjeçarë shqiptar në Firence. Njëri është goditur me thikë në krah, tjetri në këmbë. Djemtë, të dy shqiptarë, dyshohet se janë sulmuar pas një sherri me dy bashkatdhetarë, më të mëdhenj se ata, pasi u kanë thënë se përse ata po shihnin të dashurat e tyre. Autorët e ngjarjes që janë rreth 20 vjeç, të cilët menjëherë pas ngjarjes janë larguar. 17-vjeçarët janë dërguar në spital dhe ndodhen në kujdesin e mjekëve, ndërsa policia po punon për arrestimin e autorëve.

Read More

Një person ka humbur jetën në një aksident të ndodhur mbrëmjen e sotme në Lezhë. Aksidenti ndodhi në rrugën rurale të fshatit Torovicë, ku mjeti tip “Benz” ka aksidentuar këmbësorin shtetasin Ndue Sokoli, i cili për pasojë ka ndërruar jetë. Drejtuesi i mjetit ka braktisur mjetin dhe është larguar nga vendngjarja. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes, si dhe identifikimin e drejtuesit të mjetit.

Read More

Ka folur për mediat ditën e sotme vëllai i viktimës e cila është vrarë një natë më parë nga bashkëshorti i saj në Greqi. Për mediat greke vëllai i viktimës 36-vjeçare, Elonës, ka thënë se çifti i bashkëshortëve nuk kishin probleme. “Nuk kanë patur probleme, kanë shkuar bashkë në punë. Dje shkuam në lokal për të pirë çaj dhe në orën 08:00 – 08:30 ai u largua dhe shkoi në shtëpi të gatuante për fëmijët. Fëmijët flinin në dhomën ngjitur, nuk kuptuan asgjë. Kishin 10 vjet që ishin të martuar, ishin njerëz të qetë. Fëmijët i kemi marrë ne, i…

Read More

Prej dy muajsh fluturimet përmes aeroportit ndërkombëtar te Kukesit janë ndërprere. Dy kompanitë ajrore Air Albania dhe Helvetica nuk kane programuar fluturime te tjera dhe sipas drejtorit te aeroportit Altin Progonati kjo ndërprerje ka te beje me rënien e fluksit te fluturimeve apo edhe udhëtareve për sezonin e dimrit. Fluturimet pritet te rinisin ne fund te muajit shkurt, fluturime këto qe sipas drejtorit Progonati, pritet te shtohen me dyfish apo trefish te tyre e po aq edhe shtimi i destinacioneve te tjera. Megjithëse nuk ka fluturime, ne aeroportin e Kukesit punohet çdo dite me kapacitet te plote te punonjësve, pasi…

Read More

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Austri. Mediat vendase bëjnë me dije se të paktën 3 skiatorë kanë mbetur të vdekur dhe dy të tjerë janë lënduar, si pasojë e rrëzimit të një orteku. Viktimat ishin pjesë e një grupi prej 11 skiatorësh, tetë prej të cilëve u goditën nga një pllakë dëbore afërsisht 200 metra e gjerë, teksa ngjiteshin në një shpat, gjatë një turneu. Tre nga skiatorët u zunë nga orteku, ndërsa dy të tjerë pjesërisht dhe mundën të çliroheshin, ka thënë policia rajonale në një deklaratë. Ekipet e shpëtimit ishin në gjendje të lokalizonin dy të…

Read More

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se sasia e informacioneve për vrasjen e trefishtë në Gllogjan të Deçanit është duke u shtuar. Ai pasi ka bërë homazhe te busti i senatorit Bob Dole, tha se hetuesit më të mira janë të përfshirë në këtë rast. “Sasia e informacionit për vrasjen e trefishtë në Gllogjan të Deçanit është duke u shtuar, meqenëse hetuesit më të mirë tanë janë të përfshirë atje. Mirëpo kur të kenë diçka konkrete sa i përket të pandehurit ose të pandehurve që e kryen këtë vrasje të trefishtë mizore, ne natyrisht që do t’iu njoftojmë me…

Read More

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka informuar se nga 1.817 testime, 4 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 8 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.836. Në total numri i rasteve aktive është 318.

Read More

Policia e Durrësi ka finalizuar operacionin antikanabis të koduar “Meshigli” duke goditur një rast të kultivimit të bimëve narkotike me llamba. Arrestohen në flagrancë babë e bir. Gjithashtu, gjatë operacionit vihen në pranga edhe 3 punonjës të OSHEE-së, për moskallëzim krimi dhe shpërdorim detyre. Pas një pune gjurmuese, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, për një ambient të përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike, nga strukturat e hetimit të krimit në DVP Durrës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Durrës, u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “Meshigli”. Shtepia E Barit Shenavlash Gjatë këtij operacioni,…

Read More

Inflacioni i lartë dhe problemet me zinxhirët e furnizimit po rrisin çmimet dhe po rrisin presionin mbi llogaritë tona bankare, në mbarë botën. Por kostot më të larta të jetesës ndihen më fort në këto vende; Tel Aviv, Paris, Singapor, Zyrih dhe Hong Kong – 5 qytetet më të shtrenjta për të jetuar, sipas raportit të kostos botërore të jetesës nga Njësia e Inteligjencës Ekonomike. Qyteti izraelit u ngjit pesë vende nga viti i kaluar për të zënë vendin e parë, kryesisht i nxitur nga rritja e monedhës së tyre dhe rritja e çmimeve për rreth një të dhjetën e…

Read More

30 mostra pozitive për COVID-19 janë nisur nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike për në Gjermani, për analiza më të detajuara për variantin e ri të koronavirusit. Rezultatet e tyre pritet që vendi t’i marrë gjatë këtij muaji. Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik i ka dërguar sot më shumë se 30 mostra pozitive me COVID-19, për të parë nëse varianti Omicron i këtij virusi është i pranishëm në vend. Këtë e ka konfirmuar për Express, Xhevat Jakupi, drejtor i Departamentit të Mikrobiologjisë në IKSHPK. Jakupi ka treguar se janë dërguar më shumë se 30 mostra për testim në Gjermani. Ai…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka uruar ish-kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçi në 70-vjetorin e tij të lindjes. Rama ka ndarë në rrjetet sociale një foto të Ruçit duke nderuar himnin kombëtar ku shkruan: “Edhe 10”. Në përvjetorin e lindjes së Ruçit edhe socialistë të tjerë kanë përcjellë një mesazh urimi, ndër to numri dy i PS, Damian Gjiknuri dhe ministrja për marrëdhënet me Parlamentin Elisa Spiropali.

Read More

Drejtori i Drejtorisë së Policisë Rrugore Altin Qato, apelon që drejtuesit e mjeteve të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor. Si pasojë edhe e përkeqësimit të kushteve atmosferike, Policia Rrugore bën thirrje për shoferët të lëvizin me kujdes, ndërsa theksoi se po punohet për të siguruar një qarkullim normal. “Duke marrë parasysh situatën e krijuar për shkak të motit me reshje shiu, në të gjithë vendin, shërbimet e Policisë Rrugore kanë rritur prezencën në të gjitha akset rrugore urbane, interurbane e rurale, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore. Në ndihmë të shërbimeve të Policisë Rrugore janë vendosur edhe Patrullat e Përgjithshme…

Read More