Author: tirana

Dy persona ranë në pranga në fshatin Roagam të Shkodrës pasi kishin kultivuar 1299 bimë narkotike dhe 1000 fidanë. Gjithashtu, u proceduan penalisht, për shpërdorim të detyrës, 3 kryetarë fshatrash.Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe të komisariateve në varësi vijojnë kontrollet në të gjithë territorin e qarkut, në vijim të operacionit policor të koduar “Koordinata”, me qëllim goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike. Në territorin e njësisë administrative Kelmend, shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe gjetën dhe asgjësuan 1726 bimë dhe 1000 fidanë të dyshuar narkotikë, të llojit Cannabis Sativa. Gjithashtu, nga ana e…

Read More

“Gjimnazi “Jani Nushi” në Lushnjë do të hapë dyert në shtator. Kryeministri Edi Rama ka ndarë foto nga shkolla e cila do të jetë me klasa të reja, bibliotekë, laboratorë dhe terrene sportive moderne.“Gjimnazi “Jani Nushi” në Lushnjë do të hapë dyert në shtator me klasa të reja, bibliotekë, laboratorë dhe terrene sportive moderne, për të garantuar kushte dinjitoze për nxënësit dhe mësuesit, falë investimit të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe Bashkisë së Lushnjës”, ka shkruar Rama.

Read More

Një aksident automobilistik është shënuar rreth orës 9-20 minuta të ditës së sotme përgjatë autostradës Fier–Vlorë, në zonën e fshatit Panaja. Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin, duke shkaktuar dëme materiale, por fatmirësisht pa lëndime në njerëz.Si pasojë e përplasjes është krijuar trafik i rënduar në këtë aks, për shkak se është ditë pushimi dhe shumë automjete udhëtojnë drejt jugut për në plazhe. Në vendngjarje ka mbërritur policia e Vlorës, e cila po punon për hapjen e rrugës dhe normalizimin e qarkullimit.

Read More

Në shikim të parë, ngjashmëritë mes dy fotografive janë tronditëse. Në të dyja, një politikan i lartë amerikan duket sikur po qorton një udhëheqës rus, ndërsa një përkthyes i tensionuar me pamje të ngjashme ndodhet midis tyre.Në vitin 1959, Richard Nixon, atëherë nënkryetar i SHBA-së, me nofulla të shtrënguara dhe gishtin tregues të drejtuar, përplaset me Nikita Hrushovin gjatë debatit të famshëm “Debati i Kuzhinës” në Moskë. Në një imazh të ngjashëm, Donald Trump shfaqet me një mimikë të ashpër, gishtin e zgjatur drejt jakës së Vladimir Putinit. Por, ndonëse kamera mund të mos gënjejë, ajo mund të mashtrojë.Përplasja mes…

Read More

Nëntë persona kanë mbetur të lënduar në një aksident mes gjashtë makinash në Gjilan. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani tha se lëndimet e personave të përfshirë në aksident janë të lehta.“Me datën 16.08.2025 rreth orës 22:20 kemi pranuar një informatë se në rrugë “Lufta e Gjilanit’’ në qytetin e Gjilanit ka ndodh një aksident zinxhir në mes të gjashtë veturave në lëvizje. Në këtë aksident nëntë persona janë lënduar dhe sipas raportit të mjekut lëndimet janë të lehta”, tha ai.Policia e Kosovës njësit e trafikut rajonal po i hetojnë rrethanat e këtij rasti.

Read More

Një ngjarje tragjike është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Gruemirë të Malësisë së Madhe. Sipas informacioneve paraprake, rreth orës 03:25, në banesën e tij dyshohet se është vetëvrarë me armë gjahu shtetasi A. J., 81 vjeç. Policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Read More

Pjesa e parë e ditës në Shqipëri do të jetë me alternime kthjellimesh dhe kalime vranësirash, ku kthjellimet më të dukshme pritet të jenë në vijën bregdetare. Parashikohet që pas mesdite vranësirat e shpeshta gradualisht do të shfaqen në të gjithë territorin, ku më të fokusuara do të jenë në zonat jugore dhe pjesërisht Qëndrore duke gjeneruar herë pas here rrebeshe të izoluara shiu. Ndërsa mbrëmja dhe nata vonë do të sjellin mot të qëndrueshëm në vendin tonë. Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 13°C temperatura më e ulët…

Read More

Dashi Beqaret do jene ata qe kane me shume fat nga te gjithë. Do realizojnë takime te njëpasnjëshme me persona vërtet mjaft te veçante. te dashuruarit do vazhdojnë te njëjtën rruge qe kane nisur. Mbrëmja do jete disi me e ngrohte. Ne planin financiar nuk duhen ndërmarrë sfida edhe sikur situata te jene shume e qëndrueshme. Demi Do e lini paksa pas dore sot personin qe keni ne krah dhe marrëdhënia ne çift nuk do jete ashtu si e keni menduar. Duhet te mbani edhe me tepër përgjegjësi për gabimet e se kaluarës. Beqareve ju kane rezervuar yjet një takim…

Read More

Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi ka thirrur në ndihmë inteligjencën artificiale për të shkruar një denoncim për shëndetësinë. Versioni i shkruar nga deputetja mesa duket nuk ka qenë aq i forte sa ajo priste, duke bërë që t’i kërkojë ndihmë Chat GPT që ti shkruajë një denoncim akoma më të fortë. Por, nga nxitimi, deputetja ka harruar te fshijë shënimin “Ja një version më i shkurtër dhe i fortë”… duke e postuar ne rrjetin social shkrimin bashkë me shënimet e Chat GPT.

Read More

Bregdeti i Shëngjinit çdo vit frekuentohet nga mijëra pushues vendas e të huaj. Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga plazhi i Shëngjinit, në këtë mesgushti të mbushur me pushues. Plazhet e Shëngjinit janë të njohura për rërën dhe ujin e ngrohtë. Një nga plazhet që tërheq vëmendjen e pushuesve është ai i “Ranës së hedhun”, por edhe plazhet e Kunes dhe Tales. Ndërthurja e turizmit bregdetar me atë historik e natyror dhe kulinaria e pasur e bëjnë Lezhën një destinacion për turizëm gjithëvjetor. Rreth 38 kilometra vijë bregdetare, male, lumenj e laguna, histori, arkeologji dhe një trashëgimi e pasur…

Read More

Nga Martin Leka Me shpresë se do të ndalej lufta në Ukraine, me shpresë se do të ndalej vrasja e fëmijëve, burrave e grave të Ukrainës, me shpresë se agresori-Rusia dhe krimineli i akuzuar i luftës-Putin do të ndaleshin në tragjedinë e filluar tre vjet e gjysmë më parë, gjithë bota i ktheu sytë nga samiti i Alaskës mes Trump e Putin. Themi shpresë, sepse na ka mbetur si artefakt apo na është bërë si tatuazh në gjuhë “shpresa vdes e fundit”. Në fakt, botës po i vdes shpresa pak nga pak. Pa e kuptuar. Po e nisim kuptimin e…

Read More