Ish-deputetja e PD-së, Flutura Açka kritikoi Rithemelimin në PD, duke e cilësuar si “uzurpim”. Për të heshtja e disa figurave të rëndësishme tregon që gjithçka ka ndodhur me vetëdije të plotë. “Ai që quhet Rithemelim, në fakt ishte një mënyrë uzurpimi, një mënyrë të shprehuri të forcës se kush e dominon partinë. Sigurisht që në këtë luftë do të fitonte zoti Berisha. Nuk ka njeri dyshime se është më i zoti dhe më karizmatiku. Në luftën e tij personale, zoti Berisha është në të drejtën e vet, por pyetja është: a është kjo ajo që duhet të ndodhte me Partinë…
Author: tirana
Këtë të shtunë pika kufitare e Morinit deri te tuneli i Kalimashit, po përballet me fluks të shtuar automjetesh. Situata ishte edhe mëngjesin e sotëm në arterien kryesore që lidh Kosovën me bregdetin shqiptar. Mijëra qytetarë nga Kosova udhëtojnë drejt bregdetit shqiptar, kryesisht Shëngjin dhe Velipoj
Kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci bën me dije se vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike, ku sipas tij janë liruar mbi 470 hapësira të zëna dhe 12 akse kryesore të qytetit. Rezultate konkrete nga aksioni për lirimin e hapësirave publike në Shkodër.Gjatë këtij aksioni janë arritur deri tani këto rezultate:Janë liruar mbi 470 hapësira publike në 12 akse kryesore të qytetitËshtë dhënë përgjigje për 286 ankesa të mbërritura në Sallën e Koordinimit dhe KomandimitVijon puna për verifikimin e 200 ankesave të depozituara në portalin “Hapësira Ime”Janë përpiluar 386 akte konstatimiJanë vendosur 121 masa administrativeBashkia Shkodër mbetet e angazhuar për…
Drejtoria e Rezervave të Shtetit ka shpërndarë 11 ton koncentrat për ushqimin e bagëtive në mbështetje të blegtorëve në Gramsh. Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu. Ai thotë se koncentrat për ushqimin është shpërndarë edhe në Delvinë e Himarë gjatë këtyre ditëve. “Në mbështetje të blegtorëve të Bashkisë Gramsh, Drejtoria e Përgjithshme e Rezervave Materiale të Shtetit shpërndau 11 ton koncentrat për ushqimin e bagëtive. Ndërkohë, në Delvinë dhe Himarë, gjatë ditëve të fundit, blegtorët e zonës janë ndihmuar me 38 ton koncentrat”, ka shkruar ministri Vengu në Facebook
Këngëtari Shpat Kasapi ka reaguar pas raportimeve se ai ishte përfshirë në një përleshje gjatë një dasme. Në një intervistë për emisionin “Weekend” në Klan Kosova, Kasapi mohoi kategorikisht lajmet për rrahje, duke theksuar se bëhej fjalë vetëm për një debat të vogël. “U bë bujë e madhe, u rrah Shpati, u rrahën dasmorët…por në të vërtetë nuk ka pasur asnjë rrahje. Unë jam nisur pak me vonesë sepse ka pasur kolonë. Dasmori më tha ‘Shpat, je vonuar, por këndo’, dhe unë iu përgjigja se do të këndoj më shumë për ta kompensuar vonesën”, tha ai. Kasapi sqaroi se situata…
Detaje janë zbardhur nga vrasja e 14 vjeçarit në fshatin Pirg, Maliq. Autori ka shkuar me një mjet në fshatin Zvirinë dhe para lokalit të xhaxhait të viktimës ka xhiruar gomat dhe është larguar. Më 14 gusht viktima Erald Xhejo, së bashku me një shok kanë shkuar në fshatin Pirg për t’u qethur në berberhane në afërsi të lokalit ku ndodhi vrasja. Ata kanë parë autorin duke kaluar me makinë dhe i kanë fishkëllyer me qëllim për t’u sqaruar. Ai ka ndaluar ka dalë nga makina dhe kanë nisur në debatojnë ndërkohë që ka nxjerrë thikën. Viktima në këto kushte…
Bashkia e Delvinës ka filluar punën në terren për evidentimin e çdo dëmi pranë familjeve dhe banorëve të prekur nga zjarret. Grupet e bashkisë po zhvillojnë verifikime shtëpi më shtëpi dhe në çdo zonë të dëmtuar. Qëllimi është mbështetja e banorëve deri në rikthimin e plotë të normalitetit.
Deputetja e zgjedhur më 11 maj, Aulona Bykykbashi së bashku me drejtuesin politik të PS për qarkun e Elbasanit, Arbjan Mazniku, zhvilluan sot një vizitë në Gramsh, ku zjarret e ditëve të fundit kanë prekur disa fshatra duke shkaktuar dëme të konsiderueshme. ”Gramshi nuk dorëzohet! Shqipëria nuk dorëzohet! Mes familjeve të prekura, tokave të djegura kemi nisur punën menjëherë për t’ju gjendur kujtdo në vështirësi dhe vlerësuar dëmet. Askush nuk do të jetë i vetëm në këtë sfidë! Qeveria do të jetë gjithnjë prezente në përballimin e kësaj fatkeqësie deri në rimëkëmbjen e plotë të pasojave!”, u shpreh Bylykbashi. Qeveria…
Qendra historike e fshatit Qeparo, ndodhet në bregdetin e Himarës dhe është një nga zonat më të rëndësishme të trashëgimisë kulturore. Kryeministri Edi Rama ka postuar videon promovuese të Pandeli Cecos, pjesëmarrës në Konkursin Ndërkombëtar të Fotografisë dhe Video Reels “Wanderlust in Albania 2” të organizuar nga Agjencia Kombëtare e Turizmit. “Një udhëtim në Qeparo, midis blusë së Jonit dhe gjelbërimit, me ftesën për një ecje nëpër rrugicat me kalldrëm të fshatit të vjetër, ku guri ruan kujtimet e shekujve, ndërsa aroma e agrumeve të përqafon me freskinë e saj”, u shpreh Rama, krahas pamjeve. Qendra historike e fshatit Qeparo…
Presidenti i Amerikës, Donald Trump ka informuar homologun ukrainas Volodymyr Zelensky, Kancelarin gjerman Friedrich Merz dhe krerë të tjerë shtetesh dhe qeverish evropiane për takimin e tij me Presidentin rus Putin. Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, Presidenti francez Emmanuel Macron dhe Kryeministri britanik Keir Starmer gjithashtu ishin pjesë e kësaj telefonate, e cila zgjati pak më shumë se një orë, tha një zëdhënëse e Komisionit të BE-së të shtunën.. Zelenskyy ka bërë me dije se të hënën do të udhëtojë drejt Uashingtonit për një takim me Donald Trump. “Do të takohem me Presidentin Trump në Uashington,…
Policia e Korçës ka zbardhur plagosjen me thikë të një 28-vjeçari të ndodhur dje, në fshatin Mollaj të Korçës. Janë arrestuar gjithsej 5 persona, përfshirë autorin e dyshuar të plagosjes, 41-vjeçarin me inicialet A.Q. Bazuar dhe në pamjet filmike, u bë zbardhja e plotë e ngjarjes, ku u vendosën në pranga edhe 4 shtetas të tjerë, I. D., 45 vjeç, Th. P., 47 vjeç, Dh. K., 47 vjeç, dhe B. S., 33 vjeç, banues në fshatin Mollaj, të dyshuar për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje” e kryer në bashkëpunim. Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë ndërhyrë menjëherë…
Në një intervistë ekskluzive për revistën Newsbomb.al të muajit gusht, Linda Rama, bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama rrëfen shumë të pathëna, nga jeta familjare, por edhe një mendim të saj për reformat dhe intensitetin që ka filluar të punojë qeveria në fund të mandatit të tretë e në vigjilje të mandatit të katërt. “Kam krijuar një distancë të sigurt higjienike nga Pushteti… I kam rezistuar çdo përpjekjeje për të më konsideruar si paradhomë të zyrës së Edit dhe i kam bërë ballë çdo keqkuptimi kur njerëz të afërt a të panjohur, më janë adresuar si pëshpëritëse në veshin e tij”,…