Ida Ismalaj – ACQJ – Qëndra për Gazetari CIlësore Numri i agjencive të palicencuara është rritur ndjeshëm vitet e fundit, duke krijuar një konkurrencë të padrejtë për agjencitë legale. Këto agjenci operojnë pa kontrata pune, pa licenca dhe shpesh papërgjegjësi ligjore. Sipas ekspertit të pasurive të paluajtshme Ervin Demirxhiu, agjencitë e palicencuara funksionojnë me ligjin e xhunglës, nuk respektojnë asnjë rregull ligjor dhe synojnë “të zhvasin” para nga blerësit dhe pronarët. “Këto agjenci operojnë me komisione të ulëta për të konkurruar ato që paguajnë taksa. Për shërbime marrin nga 1-2% krahasuar me 3% të agjencive legale. Përdorin agjentë të pakualifikuar, shpesh…
Author: tirana
Nëse Ukraina ndahet, jo vetëm do ndihet e tradhtuar nga Amerika, por më keq akoma, në vend që Donald Trump të mbante premtimin “Ta bëjmë Amerikën të mëdhe përsëri”, do çonte tek “Rusia e Madhe”. Kjo është analiza gjeopolitike që bëri në një intervistë via skype juristi Kreshnik Spahiu për Repot Tv, me gazetaren Marsela Karapanço. Ai theksoi se nga ky samit, presidenti rus Vladimir Putin është më i favorizuar dhe avantazhuar, pasi po del nga izolimi i tij diplomatik pas 3 vitesh luftë dhe mijëra viktimash e valës së shkatërrimit dhe tjetra, nuk do të pranojë marrëveshje pa ndarjen…
Donald Trump refuzoi të tregojë pikat që penguan arritjen e marrëveshjes me Vladimir Putin, pavarësisht se tha që pati dakordësi të madhe me presidentin rus. “Mendoj se ai dëshiron ta shohë të realizuar, planin e paqes” tha Trump për Putinin. Trump tha se “një gjë e madhe” e pengoi marrëveshjen me Putin, por nuk e tregoi se cila ishte ajo. Trump gjithashtu e lavdëroi Putinin për dakordësinë që, sikur ai të ishte president në kohën e pushtimit rus të Ukrainës, “kjo luftë kurrë nuk do të kishte ndodhur”. “Kjo luftë nuk duhej të kishte ndodhur. Shumë luftëra nuk duhej të…
Presidenti amerikan Donald Trump e ka cilësuar si “jashtëzakonisht produktiv” takimin me presidentin rus Vladimir Putin, zhvilluar në Anchorage të Alaskës. Pas rreth tre orësh negociata me dyer të mbyllura, Trump u shpreh se është bërë përparim i madh, por theksoi se ende nuk është arritur një marrëveshje për përfundimin e luftës në Ukrainë. “Ramë dakord për shumë pika, disa janë të vogla, njëra është shumë e rëndësishme,” tha ai, duke shtuar se “do të nisin telefonatat me NATO-n dhe presidentin Zelensky” për t’i informuar mbi bisedimet.
Të shtunën, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti do të paraqitet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash mesatare deri në të dendura, më të theksuara në relievet malore të verilindjes dhe juglindjes. Në këto zona parashikohen reshje shiu me intensitet të ulët, ndërsa në zonat malore do të shfaqen shtrëngata afatshkurtra. Era do të fryjë nga juglindja në jugperëndim me shpejtësi mesatare 5 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore do të arrijë deri në 8 m/s. Valëzimi në det pritet të jetë i ulët, me forcë 1-2 ballë.
Pas dëmeve që shkaktuan zjarret në vend, kryeministri Edi Rama është shprehur se kushdo që humbi shtëpinë do t’i rindërtohet falas. Nga ana tjetër edhe fermerët që humbën krerët do të rifinancohen. ”Ky grup realizon inventarizimin e dëmeve në banesa infrastrukturë, biznese, kultura bujqësore, mjete mekanike, objekte social-kulturore dhe plotëson formularët me kostot financiare”,-shkruan Rama. Postimi i plotë Vlerësimi dhe kompensimi i dëmeve të shkaktuara nga zjarret do të realizohet në çdo bashki të prekur, sipas një procedure të veçantë, e cila nis me evidentimin e tyre nga Grupi i Konstatimit për inventarizimin e dëmeve. Ky grup realizon inventarizimin e…
Forca e Sigurisë së Kosovës është pajisur me autoblinda të reja amerikane, ceremonia e dorëzimit të së cilave është realizuar sot në Prishtinë. Kryeninistri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti njoftoi përmes një postimi në rrjetet sociale se sot janë pranuar autoblindat e reja të prokuruara në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për ushtrinë e Kosovës. “Sot isha i nderuar që së bashku me ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari dhe atasheun e Ushtrisë në ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Nënkolonel Jonathan Shaw, morëm pjesë në ceremoninë…
Drejtori i përgjithshëm i Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë, Florenc Spaho ka vizituar sot ambientet e Shërbimit Onkologjik për të komunikuar drejtpërdrejt me pacientët. Spaho ka vizituar shërbimin onkologjik për t’u njohur nga afër me problematikat e qytetarëve. Vetë pacientët në shërbime të tjera kanë konfirmuar me herët se drejtori i përgjithshëm Spaho ka vizituar thuajse çdo shërbim të QSUT për të prekur nga afër çdo problematikë në shërbime. Spaho që prej marrjes së detyrës ka theksuar se fokusi i shërbimit është pacienti dhe trajtimi dinjitoz i tyre.
Nëse nuk do të dali me një rezultat armëpushimi nga bisedimet maratonë të ditës së sotme në samitin e Alaskës, presidenti Donald Trump nuk do të ishte i kënaqur. “Dua të shoh një armëpushim. Nuk do të jem i lumtur nëse nuk ndodh sot”, është shprehur Trump. Presidenti i SHBA-së e deklaroi këtë afërsisht dy orë para samitit të Alaskës me udhëheqësin rus Vladimir Putin. Shtëpia e Bardhë zbuloi më herët sot se nëse armëpushimi dështon, kreu i SHBA-ve është i përgatitur të largohet nga samiti i Anchorage.
Lëkundje tërmeti janë regjistruar në vendin tonë. Lëkundjet u ndjenë të forta në Tiranë, Durrës e Krujë, rreth orës 18:20. Forca e tërmetit është 3.6 ballë dhe deri më tani nuk raportohet për dëme. Tërmeti me thellësi fokale 5 km, e kishte epiqendrën rreth 7 km në jugperëndim të Krujës.
Qeveria Rama ka premtuan dëmshpërblim për të gjithë personat e prekur nga zjarret dhe shtëpi të reja, për banorët që kanë mbetur pa to, ministri i mbrojtjes, Pirro Vengu ka dhënë detaje të mëtejshme sesi do të realizohet kjo gjë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai shkruan se në çdo bashki do të ngrihet Grupi i Konstatimit me urdhër të kryetarit që do të verifikojë dëmet dhe do të plotësojë formularët me kostot financiare. Më pas do të përgatiten lista për subjektet e dëmtuar dhe dokumentacionin përkatës dhe pas vlerësimit financiar çdo bashki përcaktohen koston e kompensimit, i cili…
Për vrasjen e 14-vjeçarit në Maliq, këngëtari Luiz Ejlli përmes një postimi në rrjetet sociale shprehet se kjo ngjarje është pasqyra e shoqërisë që ne kemi ndërtuar. Ndër të tjera këngëtari shprehet se pas kësaj tragjedie sy nëna sot nuk dinë ku të gjejnë frymën dhe dy familje që nuk do të jenë më të njëjta. “Dy nëna që sot nuk dinë ku të gjejnë frymën dhe dy familje që nuk do të jenë më të njëjta. Këta fëmijë janë të uritur, mes dhunës, inatit, mungesës së dashurisë dhe mungesës së kujdesit. Shkollat flenë, prindërit nuk e kanë mendjen, shteti…