Mjeku Ilir Alimehmeti, flet për rreziqet shëndetësore të stinës së verës, duke theksuar se temperaturat e larta dhe ekspozimi në natyrë mund të ndikojnë rëndë veçanërisht tek të sëmurët kronikë, fëmijët dhe të moshuarit. ”Temperaturat ekstreme mund të përkeqësojnë gjendjen e të sëmurëve me zemër dhe hipertension. Po ashtu, janë një rrezik për goditje nga i nxehti dhe duhet patjetër të shmangen daljet në oraret e pikut”,-tha Alimehmeti. Ai shtoi se astmatikët përballen me përkeqësim të simptomave për shkak të pluhurit në natyrë. I pyetur për rreziqet nga insektet, Alimehmeti tha se edhe pse Shqipëria nuk ka një përhapje të…
Author: tirana
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski shpreh shqetësimin për rënien drastike të natalitetit në vend dhe ka paralajmëruar masa të diskutueshme, përfshirë vendosjen e taksave shtesë për të pamartuarit, si pjesë e një strategjie për të nxitur rritjen e lindjeve. Ai theksoi se vendi përballet me një krizë të thellë demografike, duke theksuar se vetëm në vitin 2024 janë regjistruar 16.061 lindje dhe 20.201 vdekje, duke çuar në një rënie natyrore të popullsisë me 4.140 persona brenda një viti. ”Në katër vitet e fundit kemi humbur më shumë se 33 mijë banorë, njësoj sikur të ishte zhdukur një qytet…
Gazetarja Fjorela Beleshi, flet për vizitat e fundit të kryeministrit Rama në bashkitë e Vlorës dhe Tiranës, dhe pasojat e tyre. Sipas Beleshit, ky nuk është një aksion për kazanët e plehrave, por duket si një organizim i PS për zgjedhjet në Tiranës. Ajo shtoi se emrat e kabinetit të ri qeveritar mund të zbulohen në fund të gushtit. “Ky nuk është një aksion vetëm për kazanët e plehrave. Duket si një organizim që PS po pret që Tirana të shkojë në zgjedhje. Ai ka thënë që nuk e di që do të ketë zgjedhje, por iu ka thënë që…
Ish-ministri i PS-së, Arben Malaj flet për ndërhyrjen e kryeministrit Edi Rama në Bashkinë e Vlorës. Ai e cilëson qeverisjen si autoritariste, e cila për të bazohet vetëm në instikt, teksa shton se veprimi i kryeministrit është i paligjshëm. ”Veprimi i Ramës në Vlorë është antiligjor dhe antievropian. Vendimet duhet të merren aty ku vota është më afër. Asnjë nuk ka të drejtë të shkarkojë 21 veta dhe Ermalit nuk i mori koka erë. Nuk qeveriset si do Rama. Nuk ka kryeministër që i zë karrigen kryetarit të bashkisë. Rama qeveris me një autoritarizëm të tmerrshëm. Ai qeveriset me instikte…
Kreu i bashkisë Shkodër, Benet Beci këtë të shtunë ka ndjekur nga afër menaxhimin e hapësirave në plazhin e Velipojës. Beci tha se ka subjekte private që vijojnë të tentojnë të abuzojnë me hapësirat publike të dedikuara për pushuesit, por ashtu si edhe në nisjen e sezonit, po përballen me masa administrative pa asnjë tolerim nga Policia Bashkiake. ”Pata mundësinë të takoja pushues të ndryshëm në plazh dhe të njihesha me disa prej shqetësimeve të tyre. I sigurova se Bashkia Shkodër e ka në vëmendje të veçantë plazhin e Velipojës, me fokus në përmirësimin e shërbimeve të pastrimit dhe menaxhimin…
Ndeshja mes PSG dhe Bayern Munchen rezultoi një spektakël i vërtetë. Një takim ku nuk munguan rastet, golat e anuluar, por edhe dëmtimet, por i cili në fund pa vetëm një fitues, ekipin francez i cili arriti të kualifikohej në gjysmëfinalen e Kupës së Botës për klube me rezultatin 2-0. Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll në barazim 0-0 me ekipet që studiuan njëra-tjetrën, teksa një episod i rëndë u shënua në fund të saj me dëmtimin horror të Musialës pas një përballje me portierin italian të PSG. Goli i parë i takimit erdhi në minutën e 77 me…
Teksasi i Amerikës po përjeton një nga përmbytjet më shkatërruese të dekadave të fundit, me të paktën 27 të vdekur dhe mbi 20 persona të zhdukur. Presidenti amerikan Donald Trump e përshkruan situatën si “të tmerrshme” dhe “thellësisht shqetësuese”, duke ofruar ngushëllime për familjet e viktimave dhe duke bërë thirrje për angazhim të plotë të institucioneve federale në mbështetje të shtetit të Teksasit.
Një dëmtim të rëndë ka pasuar sulmuesi i Bayern Munchen, Musiala në ndeshjen përballë PSG, e vlefshme për fazën e 1/8 të botërorit të klubeve që po zhvillohet në Shtetet e Bashkuara. Në fund të pjesës së parë, një tentativë për kapjen e një topi solli dhe përplasjen e gjermanit me portierin italian të PSG, duke e lënë talentin me këmbë të thyer. Lojtarët mbetën të tronditur nga kjo ngjarje, me Donarummën që shpërtheu në lot pas këtij dëmtimi.
Avokati mbrojtës i ish-administratorit të “Bankers petroleum”, Leonidha Çobos ka dalë me një deklaratë për akuzat ndaj klientit të tij. Në reagimin e tij, avokati i Çobos, ka deklaruar se ai e ka kryer detyrën në mënyrë korrekte nga viti 2010-2015. Avokati thotë se periudha e hetuar nga Prokuroria e Fierit, i referohet viteve 2018 e në vijim, kur Çobo nuk ka më pasur asnjë funksion në kompani, ndërsa raportet mbi të cilat janë ngritur akuzat janë të pas 2018-ës. Deklarata e plotë Z. Leonidha Cobo ka qënë administrator i Bankers për periudhën 2010-2015 dhe e ka kryer detyrën e…
Nuk ka qetësi përpara një skandali të madh qeveria spanjolle e kryeministrit Pedro Sanchez dhe patria e tij PSOE. Një zyrtar i lartë i Partisë Socialiste të Punëtorëve Spanjollë dha këtë të shtunë dorëheqjen, pas akuzave për ngacmim seksual nga disa punonjëse. Francisco Salazar, i cili mbikëqyrte koordinimin institucional në rezidencën zyrtare të kryeministrit dhe së fundmi ishte emëruar në një rol kyç brenda strukturës organizative të PSOE-së, u detyrua të tërhiqej menjëherë pasi media spanjolle ‘elDiario’ publikoi dëshmitë tronditëse. Ai vetë ka thënë se nuk e kujtonte asnjë sjellje të papërshtatshme, por pranoi se “e kishte shqyrtuar me shqetësim…
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur këtë të shtunë në takim deputetët e Parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar, Martin Vickers dhe Paul Foster, njëherësh përfaqësues të grupeve të miqësisë me Kosovën në parlamentin britanik. Gjatë takimit u diskutua për marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar, si dhe për mënyrat konkrete të thellimit të mëtejmë të bashkëpunimit ndërshtetëror, sidomos në partneritetin ekonomik dhe të mbrojtjes, forcimit të pozitës ndërkombëtare të Kosovës dhe avancimit të objektivave euroatlantike të vendit. Osmani thuhet se i falënderoi deputetët Vickers dhe Foster për angazhimin e tyre të palëkundur në mbështetje të Kosovës…
Ardon Jashari nuk do të jetë pjesë e skuadrës së Club Brugge për ndeshjet miqësore, pasi po shtyn me forcë që klubi të pranojë ofertën e Milanit prej 35 milionë euro. Mesfushori nuk ka qenë në fluturimin që e çoi ekipin belg në Glasgoë, ku do të përballet me Rangers. Klubi po përgatitet për një fazë stërvitore në Angli, por edhe atje Jashari nuk do të udhëtojë, duke u lënë të stërvitet i vetëm në qendrën stërvitore në Bruges. Jashari është një nga tre lojtarët e lënë jashtë ekipit për këtë turne, dhe të tjerët, Maxim De Cuyper dhe Chemsdine…