Author: tirana

Ministri i Financave, Petrit Malaj këtë të shtunë bëri një inspektim në Degën Doganore Rinas, në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, në kuadër të masave që po ndërmerren nga insitucionet shtetërore për mbarëvajtjen e sezonit turistik veror. Rinasi ka përballuar gjatë vitit 2024 një fluks (në hyrje-dalje) prej 10.7 milion pasagjerë, ndërkohë që pritshmëritë janë që në vitin 2025 ky numër të shkojë deri në 12 milionë pasagjerë. Malaj u shpreh se turizmi është një nga sektorët kyç për zhvillimin ekonomik të vendit tonë dhe kontribuon me rreth 25 % në Prodhimin e Brendshëm Bruto, ndërsa punëson në mënyrë direkte apo…

Read More

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Zejullah Gashi thotë se alarmi për bombë në Kuvendin e Kosovës ka qenë mashtrim. ”Kërcënimi i rrejshëm dhe deri më tani s’ka asgjë që vlen të ceket nga vendi i ngjarjes”. Gashi nënvizon se do të vazhdojnë hetimet për thirrjen telefonike, që sipas tij u bë nga një zë mashkulli që ka folur në gjuhën angleze, me një theks “të shteteve jo mike”. Kryeprokurori nuk ka pranuar të japë më shumë sqarime se çfarë nënkupton me “shtete jo mike”. ”Hetimet do të vazhdojnë për thirrjen telefonike të bërë nga një person anonim, me zë…

Read More

Bashkia dhe Policia e Vlorës kanë nisur këtë të shtunë një aksion për lirimin e hapësirave publike të zaptuara padrejtësisht. Kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha thotë se këto janë punë të mbartura që duheshin bërë prej kohësh. Teksa u pyet nëse ky aksion erdhi pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama pak ditë më parë, Dredha e mohoi diçka të tillë, por shtoi se kjo është një punë e përbashkët në shërbim të komunitetit. Ai tha gjithashtu se i duhet dhënë më shumë vlerë hapësirave të përbashkëta publike në qytetin e Vlorës. Dredha: Normalisht duhej bërë me kohë. Këto janë të…

Read More

Ditmar Bicaj nuk do të jetë më tej trajner i skuadrës së Burrelit. Në këto rrethana matjanët po kontaktojnë disa trajnerë të njohur të futbollit shqiptar, për t’i besuar drejtimin e skuadrës së mbretërorëve. Drejtori Teknik Klevis Gjoka dhe Administratori i KF Burreli Marjan Lleshaj kanë patur sot një takim me teknikun Samuel Nikaj, një emër ky i njohur i pankinave shqiptare, brenda dhe jashtë kufijëve. Ende nuk ka një marrëveshje zyrtare, por palët do të vendosin pas pak ditësh cili do të jetë vendimi i tyre. Burime nga ky takim i thanë tirananews.al se Samuel Nikaj ka një karrierë…

Read More

Një 35-vjeçar me nënshtetësi italiane është proceduar nga Policia e Lushnjes pasi gjatë punës tek fabrika e tij e përpunimit të peshkut, në fshatin Allprenaj, ka derdhur në një kanal kullues ujëra të mbetjeve teknologjike. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. Njoftim i Policisë: Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin italian S. O., 35 vjeç, pasi gjatë punës tek fabrika e tij e përpunimit të peshkut, në fshatin Allprenaj, ka derdhur në një kanal kullues ujëra të mbetjeve teknologjike. Materialet procedurale iu referuan…

Read More

Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në Theth ku një 63-vjeçar dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë motomjeti është rrëzuar. Nga aksidenti është dëmtuar shtetasi V. A., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. Njoftim i Policisë: Informacion paraprak/Rreth orës 12:40, në Theth, shtetasi V. A., 63 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe si pasojë motomjeti është rrëzuar. Nga aksidenti është dëmtuar shtetasi V. A., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen…

Read More

Duke filluar nga data 5 korrik, qytetarët parisienë dhe turistët do të mund të notojnë lirshëm në lumin Sena, një ngjarje historike për kryeqytetin francez. Vendimi vjen pas përfundimit të një fushate të gjerë pastrimi dhe dezinfektimi të ujërave, të kryer nga autoritetet lokale.Për herë të parë që nga vitet 1920, tre zona të caktuara përgjatë brigjeve të Senës janë zyrtarisht të hapura për not të lirë, sipas njoftimit nga Bashkia e Parisit. Këto hapësira do të jenë të disponueshme për publikun deri më 31 gusht 2025. Projekti për pastrimin e Senës nisi me intensitet të lartë në prag të…

Read More

Arben Loshi ,sekretar i Kuvendit ka thënë se kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari ka vendosur që seanca konstituive të mbahet në orën 20:00. Ky vendi është marrë pas një informate se në ndërtesën e Kuvendit ka një bombë. Loshi bëri të ditur se njësiti i veçantë për antibombë po i kryejnë veprimet e tyre policore në hapësirën e kuvendit. “Seanca konstituive e përcaktuar sot për në ora 11:00 pas alarmit për bombë i vazhdon punimet sot në ora 20:00 sipas njoftimit të kryesuesit të seancës konstituive, Avni Dehari…Policia, njësitet e veçanta antibombë është duke i bërë veprimet e saj…

Read More

“Situatë klasike “toke të xanun” në Tiranë, tek 21 Dhjetori – kush nuk do t’i tërheqë vetë nga hapësira publike e përbashkët barrikadat që u ka ngritur njerëzve me gjithëfarësoj objektesh, që nga tavolinat dhe frigoriferët në trotuarë e deri tek muret apo trarët e “doganave” rreth pallateve, do të ballafaqohet jo vetëm me gjobat përkatëse po edhe me ndjekjet përkatëse penale për shkatërrim të pronës publike, cënim të shëndetit e sigurisë fizike së qytetarëve dhe me radhë… Koha për t’u bërë bashkë që të gjithë në emër të bashkëjetesës në të njëjtën lagje; shumica duke marrë mbrapsht atë që…

Read More

Task Forca ka nisur ‘aksionin’ për lirimin e hapësirave publike në Vlorë. Në terren ndodhen kryetari i bashkisë Ermal Dredha, strukturat e bashkisë dhe policisë bashkiake, të mbështetur edhe nga forcat e policisë së Vlorës nën drejtimin e drejtorit të qarkut Elidon Çela, si dhe forcat e FNSH Fier.Aksioni synon lirimin e të gjitha hapësirave publike, jo vetëm përgjatë Lungomares, por në të gjithë qytetin e Vlorës. Ky operacion vjen pas porosisë së lënë nga vetë Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës së pak ditëve më parë në qytetin bregdetar. Kryetari i bashkisë, Ermal Dredha, ka konfirmuar se aksioni do të…

Read More

Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për goditjen e rasteve të prostitucionit.Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, pas një hetimi dyjavor me metoda proaktive, operacioni policor i koduar “Baza”. Goditet një bazë prostitucioni në Qerret të Kavajës.Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë, në bashkëpunim me Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve, pas një hetimi intensiv dhe të mirëorganizuar, finalizuan operacionin policor të koduar “Baza”, në kuadër të të cilit u dokumentua dhe u godit një rast i ushtrimit të prostitucionit.Në përfundim të veprimeve hetimore u bë arrestimi në flagrancë i dy shtetaseve kineze:C. Y.,…

Read More

Janë zbuluar emrat e tre shqiptarëve të arrestuar dhe atij në kërkim, mes 14 pjesëtarëve të një grupi ndërkombëtar të trafikut të kokainës, të zbuluar në Greqi. Të enjten në mëngjes, në Pikermi të Athinës, një operacion i forcave speciale greke EKAM çoi në zbulimin e një laboratori të prodhimit të kokainës nga lëkurat e kafshëve.Policia kreu kontrolle në një depo dhe në një banesë. Në depo, një çerdhe e vjetër, ishte ngritur një laborator ku kryhej ndarja e kokainës që ishte zhytur në lëkurë të papërpunuar me kimikate. Disa nga të dyshuarit u kapën duke fjetur. Të enjten në…

Read More