Pushimet e Leonardo DiCaprio-s në Ibiza u ndërprenë papritur nga një kontroll i policisë. Aktori i njohur u ndalua dhe iu kërkua dokumenti i identifikimit nga Guardia Civil, vetëm disa hapa larg një vile ku po merrte pjesë në një festë private të organizuar nga këngëtari spanjoll Arón Piper, së bashku me personazhe të tjerë të famshëm.Incidenti, që ndodhi muajin e kaluar, u bë publik vetëm tani pas përhapjes virale të një videoje të shkurtër ku DiCaprio shfaqet duke pritur në radhë me partneren e tij, modelen Vittoria Ceretti, dhe dhjetëra të tjerë, gjatë kontrolleve nga oficerët e policisë. Sipas…
Author: tirana
Fluturimet u pezulluan për pak kohë në aeroportin e Mançesterit të premten në mëngjes, pasi dy aeroplanë të easyJet u përplasën, duke thyer krahët ndërsa po afroheshin drejt pistës për ngritje. Avioni, i cili po fluturonte për në Paris dhe Gjibraltar, ra në kontakt rreth orës 6:30 të mëngjesit, por arriti të kthehej në një vendqëndrim ku zbritën të gjithë pasagjerët. Nuk ka raportime për të lënduar. Një zëdhënës i aeroportit të Mançesterit tha: “Ne i pezulluam operacionet për një kohë të shkurtër ndërsa ata u vlerësuan për të parë nëse mund të ktheheshin në një vendqëndrim, gjë që ata…
Dinamo Siti shkruan historinë dhe për herë të parë siguron kualifikimin në fazën e plej ofit të Konferencë Ligë. Kundër çdo parashikimi, skuadra e drejtuar nga Ilir Daja përmbysi hajdukun e Splitit, ndërsa pas humbjes 2-1 në ndeshjen e parë në transfertë, fitoi 3-1 atë të kthimit në “Air Albania”.
Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamje të operacioneve nga ajri për përballimin e zjarreve në veri të vendit, ku prej ditësh disa vatra zjarri kanë qenë aktive në zona të thella malore. Në e tij, Rama shkruan: “Angazhim maksimal për shuarjen e çdo vatre zjarri në veri të vendit. Që në orët e para të mëngjesit, 6 helikopterë janë në misione intensive në Fushë Arrëz, Mirditë dhe Bulqizë.”Bashkë me njoftimin, kreu i qeverisë ka shpërndarë edhe një video ku shihen helikopterët duke hedhur ujë nga ajri mbi zonat e përfshira nga flakët, në përpjekje për të vënë…
Kali që pësoi djegie nga zjarret në Delvinë dhe që u bë viral në rrjetet sociale, tashmë i sigurt dhe në gjendje të mirë. Aktivisti Endri Goxhaj ka publikuar një video të fundit të kalit që ndodhet në një strehimore dhe po merr ushqim e ujë. Kafsha ka marrë të gjitha mjekimet e nevojshme nga veterineri dhe vijon të jetë nën mbikëqyrje. Kali tashmë ka edhe një emër. Aktivistët e kanë quajtur “Delvina”. Emri i zgjedhur pikërisht për shkak të qytetit që u rrethua nga flakët dhe përjetoi situatën më të rëndë nga zjarret. “E quajtëm Delvina. Ka mbërritur në…
Një valë e re arrestimesh në Turqi ka ngjallur shqetësim në radhët e komunitetit ndërkombëtar, mes njoftimeve se në radhët e të ndaluarve për korrupsion është edhe kreu i një bashkie të rëndësishme së bashku me rreth 40 zyrtarë të tjerë, çka zgjeron fushatën kundër opozitës në vend. Inan Guney, kryetar i bashkisë së Beyoglut në rajonin e Stambollit u dërgua në paraburgim si pjesë e një hetimi për korrupsion, raportoi Agjencia shtetërore e lajmeve, Anadolu. Sipas gazetës Birgun dhe mediave të tjera turke, ndër të arrestuarit janë edhe truproja i Guney, këshilltari i tij dhe ndihmës të tjerë.Komuna e…
Pas ditëve përvëluese të të nxehtit afrikan, vendi ynë është përfshirë nga masa ajrore më të freskëta dhe shira të herë pas hershme. Meterologia Anira Gjoni bëri një pasqyrim të situatës meterologjike për dy javët në vijim. Gjoni tha se temperaturat në vijim do të jenë maksimumi 35-36 gradë dhe se i nxehti afrikan nuk do të vijë sërish. Gjoni ndër të tjera tha se temperaturat në ditët pasuese të gushtit do të jenë normale për këtë muaj. “Një mot i freskët me temperatura të ulëta që do të jenë prezente në dy javët e tjera të gushtit. Nuk do…
Një futbollist i skuadrës së Skënderbeut në Korçë është dhunuar me sende të forta nga disa persona pas një sherri mes tyre. Ai është Saleh Salem 26 vjeç, i cili pësoi lëndime si pasojë e goditjeve me sende të forta dhe u dërgua në spital për të marrë mjekim, ku ndodhet në gjendje të mirë. Policia, menjëherë pas ngjarjes, arrestoi 2 persona dhe 4 të tjerë po i heton në gjendje të lirë. Kështu, në pranga kanë rënë Vangjel Jovani dhe Thanas Veshi të dy 24 vjeç dhe banues në fshatin Polenë të akuzuar për plagosje të rëndë me dashje.…
Në 24 orët e fundit ka pasur një përmirësim të dukshëm të situatës nga zjarret në vend, sipas Ministrisë së Mbrojtjes. Gjatë kësaj periudhe janë raportuar 28 vatra zjarri, nga të cilat 3 vatra janë aktive dhe 6 janë në monitorim. * Tërnovë (Bashkia Bulqizë) – Zjarri vazhdon të zhvillohet në kurorë me pyje të dendura nga qafa e malit në drejtim të qytetit të vjetër Bulqizë. Në operacion janë angazhuar 8 efektivë të MZSH të bashkisë Bulqizë, 4 forca bashkiake, 6 forca të pyjores, 3 forca policore, të mbështetur nga FA me 30 forca ushtarake dhe 1 helikopter. Po…
Mbrëmjen e djeshme, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht, në kanionin e quajtur “Shkëmbi i Vashës”, në Gjinar, shtetasi P. T., 54 vjeç, banues në fshatin Pashtresh, i cili si pasojë humbi jetën. Trupi i tij u gjet dhe u nxorr nga ujërat e kanionit, nga polumbarët e Repartit Special “RENEA”. 54-vjeçari ishte larguar nga banesa e tij, mëngjesin e djeshëm. Një grup i posaçëm hetimor po punon për të sqaruar dhe dokumentuar rrethanat e rastit. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për ngjarje aksidentale.
Rreth orës 07:40 të mëngjesit të sotëm, një ngjarje tragjike është regjistruar në bregdet, ku dyshohet se është mbytur aksidentalisht një shtetas teksa po lahej në det. Viktima është identifikuar si I. B., 63 vjeç, banues në Tiranë. Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur në rrethana ende të paqarta, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të rastit.
Si rezultat i veprimeve hetimore dhe operacionale për përcaktimin e autorësisë së rasteve të zjarrvënieve, specialistët për Hetimin e Krimeve të komisariateve të Policisë Fier dhe Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasit: Faik Buzi, 68 vjeç, banues në lagjen “Bishanak”, Fier, i cili u kap në flagrancë, duke ndezur zjarr përbri argjinaturës së lumit Gjanica. Gjithashtu, dyshohet se ka shkaktuar 3 vatra të tjera zjarri në lagjen ku banonte. Si pasojë e përhapjes së flakëve nga era, u dogj një sipërfaqe toke me bimësi të egër. Gëzim Hysi, 61 vjeç, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr, në tokën…