Kryeministri Edi Rama thotë se lirimi i hapësirave publike nuk është një aksion i përkohshëm, por është një program katërvjeçar që quhet “Rilindja Urbane 2.0”. Rama ka ndarë pamje nga çmontimi i një tjetër strukture metalike që kishte zënë hapësirat publike. Për të ky program nuk mbaron me këto çmontime, po vazhdon me rehabilitimin e me transformimin e hapësirave publike në hapësira cilësore bashkëjetese komunitare. Postimi i plotë Disa e vonojnë çmontimin vullnetar me idenë e gabuar se “aksioni do mbarojë”, por ky nuk është një aksion, është një program katërvjeçar që quhet Rilindja Urbane 2.0 dhe ky program nuk…
Author: tirana
Ambasadori i BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato reagoi sot lidhur me situatën e zjarreve në Shqipëri. ”Është e trishtë të shohësh kaq shumë pemë, shtëpi dhe fshatra të tërë nën kërcënimin e zjarreve në Shqipëri”, theksoi Gonzato në një postim në rrjetet sociale. Ai falënderoi zjarrfikësit dhe ata që punojnë për të përballuar këtë emergjencë. ”Një falënderim i madh shkon për zjarrfikësit dhe të gjithë ata që po punojnë pa u lodhur për të përballuar këtë emergjencë”, theksoi Gonzato. Po ashtu ambasadori shprehet krenar që Bashkimi Evropian dhe shtetet anëtare të BE treguan solidaritet në këtë moment të vështirë. ”Kjo…
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, informon se nga data 2 shtator 2025 do të hyjnë në fuqi rregulla të reja për procedurat e vizave. Sipas njoftimit, vetëm vizat e tipit B1/B2 që janë ende të vlefshme ose që kanë skaduar prej më pak se 12 muajsh do të mund të rinovohen me postë. Për të gjitha llojet e tjera të vizave, përveç disa rasteve të veçanta të udhëtimeve qeveritare, do të kërkohet zhvillimi i një interviste. Ambasada i ka bërë thirrje aplikuesve të kontrollojnë faqet zyrtare al.usembassy.gov dhe travel.state.gov për informacion të detajuar mbi kërkesat, procedurat e aplikimit…
Shqipëria për fat të keq është në vend të parë në rajon dhe në Europë për hapësirën me pyje e shkurre të djegur këtë vit në raport me totalin e sipërfaqes. Nga 28 mijë e 748 km2 territor, vendi ka humbur mbi 50 mijë hektarë si pasojë e zjarreve këtë vit, shifër kjo sa 1.9 për qind e totalit. Të dhënat nga Sistemi Evropian i Informacionit për Zjarret në Pyje tregojnë se sipërfaqja e shkrumbuar deri më tani si pasojë e 93 zjarreve në pyje e kullota është më e madhja ndonjëherë. Maqedonia e Veriut është shteti i dytë në…
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë, qarku Fier ka vlerësuar me “Certifikatë të Mirënjohjes” drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda për bashkëpunimin mjaft të mirë, transparent dhe në kohë, mes Policisë së Shtetit dhe medias, duke e konsideruar këtë bashkëpunim, si një model me standarde europiane, në funksion të interesit publik. Proda priti një përfaqësi të Unionit të Gazetarëve Shqiptarë, qarku Fier, në një takim institucional që shënoi një moment domethënës vlerësimi dhe reflektimi mbi arritjet dhe sfidat e përbashkëta. Në këtë frymë pozitive bashkëpunimi, në emër të gazetarëve të qarkut Fier, kryetari i Unionit, Vladimir Muçaj, njëkohësisht drejtor…
Në Gramsh dhe në Delvinë, pasojat e zjarreve duken edhe nga hapësira. Pamjet satelitore të marra në 3 ditë nga sateliti “Copernicus” i BE nga e diela deri të mërkurën e 13 gushtit tregojnë për përmasa të frikshme të tymit të dalë nga vatrat gjigande në zonën e Gramshit dhe të Delvinës. Në Skënderbegas të Gramshit, dukshëm, flakët kanë prodhuar pasoja më të mëdha. Shqipëria nuk ishte e vetmja së cilës iu desh të përballej me zjarre të përmasave të mëdha. Imazhet satelitore dëshmojnë për situata dramatike dhe në ishujt e Kios dhe Zakinthos në Greqi apo Vezuvin në Itali,…
Flakët nuk po kursejnë pyjet në vend. Nga pyjet e gjelbra të fshatit Kullollas, gjithçka ka mbetur është hiri. Në këtë fshat nisi tre ditë më parë, zjarri që u përhap në shtatë fshatra të tjerë të Gramshit. Flakët i morën jetën një të moshuari, shkrumbuan qindra hektarë pyje dhe dhjetëra shtëpi. Në Kullollas duken qartë dëmet që shkaktoi zjarri masiv. Pyjet janë shfarosur dhe pemët janë shndërruar në hi.
Protestat kundër presidentit serb Aleksandar Vuçiç, kanë çuar në përleshje të dhunshme mes demonstruesve dhe forcave të sigurisë. Vetëm në qytetin verior serb të Novi Sadit, 64 civilë dhe pesë oficerë të policisë ushtarake u plagosën në përleshjet në selinë e partisë së tij SNS, deklaroi Vuçiç. Kreu i shtetit i quajti protestuesit “banditë dhe vrasës” dhe njoftoi se do të “spastronte” kryeqytetin Beograd dhe Novi Sadin prej tyre, siç raportoi agjencia e lajmeve Tanjug. Kjo u bë për të parandaluar një “luftë civile”, shtoi Vuçiç. Ai gjithashtu falënderoi mbështetësit e tij për mbështetjen e tyre kundër kundërshtarëve të qeverisë.…
‘Syri i Kaltër” në Delvinë ishte një nga zonat e nxehta që u përfshi nga flakët e zjarrit gjatë këtyre ditëve të nxehta të gushtit. Për këtë ngjarje, presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka një qëndrim. Në analizën që ai bën, shkon përtej imagjinatës dhe aludon se zjarret mund të kenë qenë të qëllimshme për t’i hapur rrugë ndërtimeve dhe betonizmit të zonës. Meta e thotë këtë duke marrë në analizë një deklaratë të ministres së Turizmit, Mirela Kumbaro, disa muaj më parë, kur tha në Parlament se një “pikëz e vogël” në zonën e Manastirit në Sarandë…
Kryeministri Edi Rama thotë se vetëm në gusht janë djegur 440 mijë hektarë në territorin e Evropës dhe pjesa dërrmuese e tyre në territorit e Evropës jugore, pra në aksin midis Spanjës dhe Turqisë ku gjendemi edhe ne dhe bëhet fjalë për dyfishin e mesatares së llogaritur të 20 viteve të fundit. Në një bashkëbisedim live në rrjetet sociale me qytetarët, Rama mori shembullin e Spanjës dhe Turqisë që gjithashtu po vuajnë pasojat e zjarreve masive këtë verë të nxehtë. ”Spanja është një nga fuqitë më të mëdha të NATO-s, është një nga ekonomitë më të mëdha, është një nga…
Kryeministri Edi Rama shpreh solidaritet me të gjitha familjet që humbën shtëpitë nga zjarret e ditëve të fundit në vendin tonë. “Tani që flasim, janë 207 shtëpi të dëmtuara, por në këtë numër hyjnë 40 familje të cilat faktikisht e kanë humbur plotësisht banesën. I siguroj të gjithë se ne po bëjmë inventarizimin e plotë të dëmeve dhe padiskutim që askush nuk do të mbetet pa e parë në krah qeverinë për t’u rikthyer në një shtëpi më të mirë dhe më të fortë. Ashtu sikundër edhe për të marrë dëmshpërblimet përkatëse edhe për krerët e humbur. Do të kompensohen…
Pas dy ditësh betejë me flakët të mijëra forcave të emergjencave situata nga zjarret në vend te enjten sipas ministrisë së mbrojtjes paraqitet më e stabilizuar. Në Delvinë vijon puna për fikjen e flakëve në vatrën pranë Syrit të Kaltër. Zjarri vazhdon të jetë aktiv në lartësitë e Malit të Sopotit dhe në fshatrat Pecë, Sirikat dhe Kardhikaq të Finiqit. Në fshatin Kuç të Vlorës flakët vijojnë në një sipërfaqe me shkurre dhe pyje. Një vatër zjarri është shfaqur dhe në fashtin Brataj. Puna për shuarjen e zjarrit po vijon dhe në Hormovë të Tepelenës. Në Gramsh puna për shuarjen…