Presidenti i Amerikës, Donald Trump pas takimit historik me presidentin rus Vladimir Putin, sipas medias ”New York Times” u tha udhëheqësve evropianëse ai mbështeste një plan për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë duke ia dorëzuar pushtuesve rusë territore ende të papushtuara, në vend që të përpiqej për një armëpushim. Pas takimit me Putinin, Trump hoqi dorë nga kërkesa e tij për një armëpushim të menjëhershëm dhe beson se një marrëveshje e shpejtë paqeje mund të negociohet, për sa kohë që Zelensky pranon t’i dorëzojë Rusisë pjesën e mbetur të rajonit të Donbasit, madje edhe ato zona që nuk janë…
Author: tirana
Vitin e kaluar, mbi gjysma e qytetarëve të Kosovës u tha se besojnë që jeta e tyre po ecën shumë mirë. Një dekadë më parë, këtë vlerësim e jepnin vetëm pak më shumë se 10 për qind e popullsisë. Atëherë, çfarë e ka shkaktuar këtë përmirësim, që sipas Qendrës amerikane të Kërkimeve Gallup nuk e ka arritur asnjë shtet tjetër në botë? Vlerësimet e qytetarëve të Kosovës për jetesën e tyre Gjatë dekadës së fundit, përqindja e qytetarëve që thonë se jeta e tyre po ecën shumë mirë është përmirësuar për 20 pikë përqindjeje (ose më shumë) në 12 shtete…
Armando Broja nuk është as në stol për Burnleyn, që po luan në transfertën e Tottenhem. Futbollisti i Kombëtares është pjesë e lojtarëve që mungojnë, ndërsa arsyeja tregohet të jetë mungesa e formës fizike për të qenë gati në ndeshje. Broja u afrua këtë muaj te Bërnli duke lënë Çelsin pas shumë vitesh. Bërnli e beson atë si një element të rëndësishëm për të ardhmen. Duhet thënë se nuk vuan nga ndonjë dëmtim, ndërsa në momentin që do të jetë gati për të përballuar ndeshjen do të kthehet në fushën e blertë.
Në Lezhë u përmbyll mbrëmjen e djeshme rrugëtimi i Fest N’Shpi, që për 15 net me radhë mbushi qytetin me muzikë dhe energji pozitive. Ky aktivitet u përmbyll me “Ditën e Shtegtarit”, një festë kushtuar emigrantëve që jetojnë në vende të ndryshme të botës, e kthyer tashmë në traditë të përvitshme. Sheshi “Gjergj Kastrioti” u mbush me qytetarë të shumtë mbrëmjen e djeshme, ku pjesa më e madhe ishin emigrantë të ardhur për të kaluar pushimet verore pranë familjarëve të tyre. Atmosfera festive u shoqërua me muzikë dhe aktivitete kulturore, ndërsa të pranishmit e konsideruan këtë festë si një nga…
Grace Chambers, 97 vjeçe ka hyrë në histori si Parkrunner-i më i moshuar në Europë që arrin pragun e 250 vrapimeve. Ajo e shënoi këtë arritje të jashtëzakonshme duke përfunduar 5 kilometrat në Ormeau Park, në pjesën jugore të Belfastit. E pabesueshmja është se vetëm katër javë më parë Grace iu nënshtrua një operacioni në zemër, por kjo nuk e pengoi që të merrte pjesë në garën e së shtunës. “Jam mbi hënë që e përfundova,” tha ajo pas vrapimit. Chambers nisi udhëtimin e saj me Parkrun në vitin 2016, kur një anëtar i ekipit të saj të rehabilitimit i…
“Manifestimet rusofobe në Shqipëri përfshijnë një sërë materialesh mediatike antiruse”. Është ky konkluzioni i raportit të përbashkët të Ministrisë së Jashtme Ruse dhe asaj Bjelloruse me titull “Situata e të Drejtave të Njeriut në vende të caktuara”. Të dyja këto vende pretendojnë se raporti pasqyron shembuj realë të manifestimeve negative në fushën e të drejtave të njeriut në vendet e “Perëndimit Kolektiv”. Sergey Vershinin, zëvendësi i Ministrit të Jashtëm Rus Lavrov, deklaron se “në këtë raport gjenden raste flagrante të dhunimit të të drejtave të njeriut në shtete që e konsiderojnë veten demokraci ekzemplare, ku autoritetet janë mësuar të justifikojnë…
24-vjeçari Armando Dobra ka gjetur golin e parë për këtë sezon të ri me skuadrën e Chesterfield në Angli. Në minutën e 88’, Dobra gjeti mjaft mirë një top të hedhur në zonë, të cilin e çoi në fundin e rrjetës, duke çuar rezultatin në 3-1 dhe duke siguruar tri pikët e radhës për Chesterfield, që kryeson kështu m,e pikë të plota renditjen në League Two. Ky është goli i parë i Dobrës këtë sezon, duke i çuar një sinjal të rëndësishëm trajnerit Sylvinho, pasi ende nuk ka marrë akoma asnjë ftesë nga Kombëtarja A.
Policia e Serbisë përdori gaz lotsjellës dhe automjete për kontrollin e turmës, për të shpërndarë protestuesit antiqeveritarë të cilët hodhën fishekzjarre dhe flakë të forta ndaj oficerëve të policisë, në atë që shihet si një përshkallëzim i madh i protestave nëntëmujore. Kontejnerët e mbeturinave u përmbysën dhe iu vunë flakë. Policia hodhi bombola gazi lotsjellës për të larguar protestuesit. Protesta u mbajtën në disa qytete të tjera, Novi Sad, Nish, Kragujevac dhe Valjevo. Gaz lotsjellës u përdor edhe në Nish. Nuk kishte shifra zyrtare se sa njerëz u plagosën. Vala e protestave në të gjithë Serbinë, vjen si pasojë e…
Ministria e Mbrojtjes ka bërë publik bilancin e zjarreve në vend. Sipas saj, aktualisht në Shqipëri ka 13 vatra zjarri, nga të cilat 10 janë aktive dhe 3 në monitorim. Njoftimi i plotë i Ministrisë së Mbrojtjes:
Këtë të shtunë kryeministri Edi Rama ka postuar pamjet nga aksioni për hapësirën publike, ku e ka edhe një mesazh. Sipas kreut të qeverisë, nuk do të ketë ndalim deri në çlirimin e çdo trotuari. Lirimi i hapësirave publike shihet si pjesë e vizionit të qeverisë “Rilindja Urbane 2.0”. Aksioni ka nisur në fillim të muajit korrik dhe do të vijojë të jetë në fokus të angazhimit të pushtetit vendor dhe qendror në mbrojtje të cilësisë së jetës në komunitet.
Zonja e Parë e Amerikës, Melania Trump ngriti çështjen e gjendjes së vështirë të fëmijëve në Ukrainë dhe Rusi në një letër personale drejtuar Presidentit rus Vladimir Putin, thanë të premten dy zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë. Presidenti Trump ia dorëzoi letrën Putinit gjatë bisedimeve të tyre në samitin e Alaskas. Zyrtarët nuk do ta zbulonin përmbajtjen e letrës, por thanë se përmendte rrëmbimet e fëmijëve që rezultuan nga lufta në Ukrainë. Ekzistenca e letrës nuk ishte raportuar më parë. Rrëmbimi i fëmijëve ukrainas nga Rusia ka qenë një çështje thellësisht e ndjeshme për Ukrainën. Ukraina i ka quajtur rrëmbimet…
Autori i vrasjes së 14-vjeçarit Erald Xhejo në fshatin Pirg të Maliqit, kishte shfaqur më herët sjellje kërcënuese, Ai dy ditë para krimit ishte parë në fshatin Zvirinë dhe përpara lokalit të xhaxhait të viktimës ka xhiruar gomat e makinës në mënyrë provokuese dhe është larguar. Ditën e ngjarjes, viktima së bashku me një shok kishte shkuar për t’u qethur në berberhanen e fshatit Pirg, vetëm pak metra larg vendit ku ndodhi krimi. Ata kanë parë autorin duke kaluar me mjet dhe i kanë fishkëllyer, me qëllimin për t’u sqaruar për një konflikt të mëparshëm. Në atë moment, autori ka…