Një debat i fortë është krijaur mbrëmjen e djeshme mes Floriana Garos dhe deputetes Flutura Açka. Teksa ishin duke folur për “Foltoren”, Garo tha se i duket e çuditshme se si disa personave mund tú lezetojë kaq shumë karrigia e deputetit, duke “thumbuar”direkt Açkën e cila ishte pjesë e panelit. Kjo deklaratë e Garos nuk i pëlqeu aspak deputetes e cila menjëherë reagoi duke u kthyer pas në kohë dhe duke treguar një episod në të kaluarën, kur sipas saj, Garo i është ddrejtuar Bashës me “zoti kryeministër” gjatë një takimi me zonjat në Durrës. Floriana Garo: Më vjen çudi…
Author: tirana
22 vjeçari Elio Hila është arrestuar nga Policia në një spital privat në Tiranë. I riu ishte shpallur në kërkim pasi bashkë me Armand Zhejanin shkuan për të vjedhur shtëpinë e drejtorit të shkollës së Zejmenit, më datë 9 nëntor 2021. Dy të rinj kanë shkuar në shtëpinë e drejtorit të shkollës së mesme të Zejmenit, Zef Therçaj, për ta grabitur, por kur në rrugën ngjitur me vilën 3 katëshe ka kaluar autoambulanca me fenelinat e ndezura, ata janë trembur dhe kanë menduar se ishte Policia. Dy autorët e armatosur, Hila dhe Zhejnani kanë dalë te trembur nga shtëpai e…
Zyrtarisht Angela Merkel tashmë nuk është kancelare e Gjermanisë. Ajo është parë e emocionuar në ceremoninë e lamtumirës ushtarake që u mbajt në nderim të saj pas rreth 16 vitesh në pushtet. Në ceremoninë që tashmë është tradicionale për politikanët që largohen nga pushteti, kancelarja pati mundësinë që të zgjedhë edhe tre këngë. Merkel zgjodhi një këngë të popullarizuar nga Hildegard Knef, të quajtur “For me it should rain red roses”, një himn të shekullit XVIII dhe një këngë të popullarizuar të Gjermanisë Lindore të këngëtares Nina Hagen. “Dëshiroj t’ju inkurajoj që gjithmonë ta shikoni botën me sytë e të…
Ish-drejtori i burgut “313 Jordan Misja”, Eduard Strugaj është dënuar me 2 vite e 6 muaj burg, ndërsa përgjegjësi i sektorit të logjistikës Florin Ahmetaj u dënua me 4 vite burg. Vendimi u dha sot nga Gjykata Kundër Krimit dhe Korrupsionit të Organizuar. Lajmi u bë i ditur për BalkanËeb nga gazetarja Klodiana Lala. Nga hetimet ka rezultuar se ish-drejtori Strugaj dhe përgjegjësi Ahmetaj janë përfshirë në skena korruptive me vlera miliona lekë. Ndërkohë, gjykata ka dënuar me 3 vite burg Ervin Kurtullën, i përfshirë në këtë skemë korruptive. CFARË THUHEJ NË HETIMIN E SPAK Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit…
Ish mjeku personal i Enver Hoxhes, Isuf Kalo reagon pas publikimit në media të fotove të ish kryeministrit Sali Berisha, në shtëpinë e diktatorit Hoxha. Në reagimin e tij Kalo pohon ekzistencën e këtyre fotove, ndërsa sqaron edhe rrethanat se si e ku janë shkrepur ato. Reagimi nga Isuf Kalo: Ndjej detyre qytetare dhe etike profesionale si ish mjek personal aso kohe i Enver Hoxhes dhe familjes se tij , prezent se bashku me kolegun tim Dr Sali Berisha ne fotot e botuara sot ne shtyp te qartesoi opinion publik lidhur me te vertetat dhe rrethanat ne te cilat ato…
Përbërësit pikantë të kësaj pije ndihmojnë në forcimin e imunitetit dhe ngrohin trupin gjatë ditëve të ftohta të vitit. Po ashtu, agrumet e përdorura në këtë recetë mundësojnë vitaminën C, thelbësore për imunitetin. Ndërsa hudhra dhe mjalti ofrojnë mbështetje antibakteriale. Kjo pije do të qetësojë gjithashtu dhimbjen e fytit dhe do t’ju pastrojë sinuset. AgroWeb.org ju sugjeron përgatitjen e këtij gumbulli të fuqishëm përbërësish sapo të vijë sezoni i të ftohtit dhe gripit. Edhe pse më poshtë do të gjeni metodën e përgatitjes së këtij lëngu, në të vërtetë ju mund të eksperimentoni edhe vetë me përbërësit sipas shijes tuaj.…
Gjatë një bisede me Einxhelin, Beatrix komentoi puthjen e saj me Donaldin mbrëmjen e sotme. Einxhel: 25 kamera ishin te ju kur u puthët Beatrix: A thua? Einxhel: A thua? Ishin gjithë kamerat e mundshme Beatrix: A dukej bukur me vërtetë? Einxhel: Po, ishte shumë bukur, shumë romantike Beatrix: Me vërtetë? (qesh) O Zot i madh nuk e prisja! E humba… Më tej këngëtarja shtoi se ka frikë t’i qëndrojë pranë Donaldit sepse mund të mos i shkëputet dot. “Kam frikë të iki andej se nuk do i shkëputem dot”, tha ajo.
Vendi ynë do të ndikohet vranësira të dendura që do të gjenerojnë reshje shiu në gjithë territorin e vendit. Sipas MeteoAlb zhvillimi i një qendre ciklonare në veri të Adriatikut me ndikim deri në vendin tonë do të diktojë kushtet e motit. Për pasojë: orët e para të ditës do të paraqitet me vranësira të dendura, të cilat do të gjenerojnë reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit por dëborë në zonat malore. Këto kushte mbeten deri vonë në mbrëmje kur moti fillon përmirësohet përkohësisht duke sjellë pauz të reshjeve. Temperatura të ulëta dhe erë e fortë, ja…
Një person ka mbetur i plagosur pas një sherri të dhunshëm gjatë natës në Librazhd. Në konflikt janë përfshirë disa persona, ku janë përdorur mjeteve të forta, ndërsa i plagosuri ka përfunduar në spital, jashtë rrezikut për jetën. Lajmi është konfirmuar për BalkanWeb nga gazetari Fatmir Popja. Incidenti i dhunshëm dyshohet se ka ndodhur për motive të dobëta. Ndërkohë, në komisariat është shoqëruar autori i dyshuar i plagosjes së shtetasit Niko Karamuça, banues në lagjen Semës, në periferi të qytetit të Librazhdit. Ndërkohë po punohet për zbardhjen e shkaqeve të konfliktit të dhunshëm me pasojë plagosjen e një personi.
Në SHBA numri i rasteve të prekura me variantin e ri të koronavirusit është në rritje. Deri më tani është zbuluar në të paktën pesë shtete. Vendet që kanë konfirmuar të prekur me Omicron janë Kalifornia, Kolorado dhe Minesota të cilët kanë raportuar rastet e para me Covid. Gjithashtu autoritetet kanë njoftuar se në New York janë regjistruar pesë të prekur me mutacionin e ri të Covid, Omicron, ndërsa në Hawai u konfirmua një rast me mutacioni e ri.
Pjesa e trembëdhjetë/ Publikohet një dosje arkivore voluminoze të nxjerrë nga institucioni i Autoritetit për Informimin e Dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit, ku ndodhen me qindra dokumente me siglën “Tepër sekret” që i përket ish-të dënuarit politik, Xhavit Qesja, me origjinë nga qyteti i Krujës, familja e të cilit gjatë periudhës së pushtimit të vendit, 1939-1944, u lidh ngushtë me Lëvizjen Antifashiste, duke qenë një ndër bazat kryesore të saj dhe vuri në dispozicion të gjithë pasurinë që kishte, pasi Xhaviti ishte një ndër anëtarët e parë të Partisë Komuniste Shqiptare për rrethin e Krujës, duke drejtuar batalionin partizan Krujë-Ishëm…
Fotografi i Kuvendit, Agim Rama, ka publikuar fotot e mbërritjes së disa prej ministreve në Parlament. Ai shkruan se i ka bërë një përshtypja sjellja e ministreve Ogerta Manastritliu dhe Edona Bilali. Sipas tij, Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, edhe pse prej disa vitesh në detyrë, jo vetëm që vjen në Kuvend në këmbë, por edhe kur vjen me makinë e hap vetë derën, ndërsa e kundërta ndodh me Bilalin. Fotografi shprehet se ministrja e re Për Mbrojtjen e Sipërmarrjes nuk zbret kurrë nëse nuk i hapin derën, teksa shton se ndoshta ministrja mendon se kjo mënyrë të vepruari i…