Presidenti Ilir Meta vijon të mbajë të njëjtin qëndrim duke thënë se ka qenë Basha ai që e ka caktuar datën e zgjedhjeve bashkë me Oerd Bylykbashin në zyrën e presidentit. Madje Meta shkoi dhe më tej duke thënë se ka video. “13 tetor e ka caktuar zotëria në zyrën time sepse Rama refuzoi të bënim takime bashkë. Unë u detyrova të shpallja një datë tjetër dhe isha i detyruar të shpallja dakordësinë e opozitës. Datën e caktoi ky bashkë me Oerd Bylykbashin te unë, nëse doni u jap edhe pamjet. Anulimi ishte për shmangur dhunën se ai se shmangte…
Author: tirana
Një kapitull i madh mbyllet. Periudha prej 16 vitesh gjatë së cilës Angela Merkel ishte kancelare e Gjermanisë ka marrë fund. Pati shumë ngjarje dhe sfida që shënuan mandatin e Merkelit: kriza fiskale, emigracioni dhe pandemia. Duke i dhënë lamtumirën kancelares mbrëmjen e sotme, ajo dërgoi mesazhin e saj prekës, në një ceremoni të vogël pandemike, por plot simbolikë. “ Faleminderit të gjithëve nga zemra ” janë frazat e para me të cilat Merkel filloi fjalimin e saj.Në një fjalim të shkurtër të enjten mbrëma, Merkel u bëri thirrje gjermanëve që të shohin pozitivisht të ardhmen e vendit të tyre.”…
Këngëtarja Beatrix Ramosaj dhe aktori Donald Veshaj kanë shkëmbyer puthjen e parë brenda shtëpisë së “Big Brother Vip”. Pasi shfaqën hapur pëlqimin për njëri-tjetrin, duket se pasditen e sotme kanë vendosur që të shkëmbejnë edhe puthjen e parë mes tyre në dhomën e gjumit.
Rreth orës 19:00, në bypass-in e Rrogozhinës, në afërsi të rrethrrotullimit “Teqja”, mjeti me drejtues shtetasin Zh. I., ka aksidentuar këmbësorin shtetasin L. D., 60 vjeç. Si pasojë e aksidentit, shtetasi L. D., ka humbur jetën në vendngjarje. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kavajë për veprime të mëtejshme procedurale.
Beniada është një nga banoret më të dashura të “Big Brother VIP”. Me shqipen dhe karakterin e veçantë që e karaktetizon ajo ka fituar zemrat e të gjithve brenda pak javësh. Megjithatë, modelja ka preferuar mos të flasë shumë për jetën private. Sot në një bisedë me Sarah ajo foli si rrallëherë për jetën sentimentale duke treguar se ka patur vetëm një lidhje të gjatë, 7 vjeçare. Beniada tha se ish i dashuri i saj ka qenë futbollist dhe se më shumë e ka shtyrë e ëma. “Unë vetëm 1 lidhje kam pasur të gjatë.Këmi qenë bashkë për 7 vite…
Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor ka nisur një proces verifikimi të dosjeve të mjeteve të pajisura me certifikatë për mbajtjen e xhamave të errëta në automjete. Nê njoftim thuhet se dokumentacioni përkatës duke të paraqitet përmes Formularit të Deklarimit të Subjekteve brenda datës 31 dhjetor 2021. Ata që nuk respektojnë afatet do të heqin nga lista e subjekteve të licencuara që ofrojnë shërbimin e errësimit të xhamave të autoveturave.
Autoritetet italiane kanë vendosur në pranga 36-vjeçaren shqiptare Jona Mullaraj. Ajo cilësohet nga mediat e vendit fqinj si “Zonja e drogës” dhe dyshohet se kishte marrë përsipër ruajtjen e 450 kilogramëve drogë. Ajo dyshohet se është tradhtuar nga bashkëpunëtori i saj 45-vjeçar, i cili ka lajmëruar policinë se ka ndodhur një grabitje në një zonë të Milanos. Me të mbërritur atje, autoritetet kanë ndjerë erën e rëndë të drogës dhe kanë zhvilluar kontrollet në shtëpi, ku fillimisht, është gjetur një sasi prej 80 kg drogë. Përfshirja e Mullaraj deri më tani është e paqartë, megjithatë autoritetet janë duke hetuar aktivitetin…
Zyrtarisht jemi në stinën e dimrit. Rikthehet moti i keq mbi territorin e Shqipërisë. Duke filluar nga mesnata e sotme do të rikthehen reshjet e shiut në pjesët ekstreme të vendit. Pjesa veriore dhe jugore do të jenë zonat që do të përfshihen nga moti i keq me reshje. Në vazhdim do të fillojnë reshjet në pjesën e Shqipërisë së mesme. Në datën 4 do të ketë një ndërprerje të reshjeve për t’u rikthyer më pas sërish në datë 5 Dhjetor. Edhe rajoni do të jetë në këto kushte atmosferike.
Floriana Garo ishte risia e Partisë Demokratike në zgjedhjet e 25 prillit, pasi Lulzim Basha e zgjodhi si zëdhënëse të Partisë. Në përfundim të fushatës dhe kur dolën rezultatet e zgjedhjeve, Garo tregoi se nuk ka marrë asnjë mesazh nga Basha, të cilit zgjodhi t’i shkruante vetë për t’i thënë se është ndjerë e pavlerësuar. Në emisionin “Ftesë në 5”, ka zbuluar se përgjigja e tij e vetme ishte që do të takoheshin por një gjë e tillë nuk ndodhi asnjëherë. Bieta Sulo: Mendon se është personale? Floriana Garo: Jo nuk mendoj se është personale. Mendoj se është njeri i tillë që…
Banorët e zonës së Laprakës kanë dalë sërish në protestë sot për të kundërshtuar shembjen e banesave të tyre të cilat preken nga projekti i Unazës së Madhe. Njëri prej tyre u shpreh se nuk pranojnë banesa sociale apo bonus qeraje nga shteti dhe më pas të flaken në rrugë. Gjithashtu, ai i kërkoi ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja që të hetojë këtë projekt si korruptiv dhe të përballet me drejtësinë Drejtori i Agj
Kryeministri Edi Rama deklaron se bonusi i caktuar për pensionistët përgjatë viteve 2022-2024 do të jetë 3.5 miliardë lekë. Nga ky bonus, sipas tij përfitojnë 683 mijë pensionistë. “3.5 miliardë lekë bonusi i pensionistëve, për çdo vit përgjatë 2022-2024 nga ku përfitojnë 683 mijë pensionistë”, shkruan kryeministri Rama.
Një dasmë jugu në Big Brother, gjejeni se kush do të martohet. Donaldi dhe Beatrix. E gjithë kjo është një dasmë e improvizuar dhe e nxitur sigurisht nga “Vëllai i Madh”. Në shtëpi ka mbërritur një zarf i bardhe ku u ka kërkuar banorëve të improvizojnë një dasmë jugu teksa çifti është lënë në dorë të banorëve. Të gjithë banorët kanë kërkuar që çifti të jetë Donaldi dhe Beatrix dhe kështu janë nisur përgatitjet.