Author: tirana

Lori Hoxha është shumë e ndjekur edhe e pëlqyer në rrjetet sociale, por intervistat dhe daljet publike të saj janë shumë të rralla. Por, ajo mundohet të jetë sa më pranë ndjekësve të saj e shpesh zhvillon intervista virtuale në Instagram rreth çështjeve të ndryshme. Mbrëmjen e sotme Lori thjesht u është përgjigjur ndjekësve të saj rreth kurioziteteve të tyre, duke zbuluar edhe disa detaje që nuk i kemi ditur më parë. Kështu, dikush e ka pyetur se çfarë këshille do i jepte vetes po të ishte 17-vjeç dhe ajo është përgjigjur duke listuar 4 këshilla: 1. Ji më e…

Read More

Moti i keq dhe erërat e forta kanë bërë që trageti i linjës Vlorë-Bindisi të mos ankorohet dot në Portin e qytetit bregdetar. Trageti ka mbërritur mëngjesin e sotëm në Vlorë dhe ka tentuar të ankorohet, ndërsa në bord ndodhen 129 pasagjerë. Sapo është ankoruar, trageti i Brindisit ka këputur të gjithë litarët për shkak të erës së fortë dhe ka dalë përsëri në radën e Vlorës. Kapiteneria e Portit ka njoftuar që trageti do të presë në det të hapur deri në përmirësimin e kushteve hidrometeorologjike, të cilat do të jenë pas orës 12.00 të kësaj të marte. Dallgët…

Read More

Aktorja e njohur Adriana Matoshi njoftoi ditën e djeshme se i është rikthyer tumori në kokë dhe i duhet të përballet sërish në një betejë mes jetës dhe vdekjes. Shumë personazhe të njohur dolën publikisht në mbështetje të saj për t’i dhënë kurahon dhe forcën që i nevojtitet në këto momente të vështira. Një ndër to ishte edhe këngëtarja Dafina Zeqiri, e cila ndau një pjesë nga klipi i saj, ku shfaqet Adriana Matoshi dhe shkruante fjalë motivuese për aktoren. View this post on Instagram A post shared by DAFINA ZEQIRI (@dafina.zeqiri) Nuk mund të mungonte as një mesazh nga…

Read More

Policia e Beratit ka goditur një aktivitet të kundërligjshëm në fushën e lojërave të fatit. Është arrestuar në flagrancë pronari i lokalit, ku ushtrohej online kjo veprimtari. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 aparate celular, të cilët dyshohet se përdoreshin për ushtrimin e aktivitetit të lojërave të fatit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprime të mëtejshme. Njoftimi i Policisë: Berat Vijojnë kontrollet për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë. Goditet një tjetër rast i aktivitetit të kundërligjshëm në fushën e lojrave të fatit. Arrestohet në flagrancë pronari I lokalit ku…

Read More

Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati kërkon nga Bashkimi Europian që të vlerësojë mbi bazën e meritave çdo vend kandidat për avancimin e tij drejt anëtarësimit. Në një intervistë për projektin “POLITICAL TRENDS & DYNAMICS IN SOUTHEAST EUROPE” të financuar nga “Fiedrich Ebert Stiftung”, Bushati shprehet se “Zgjerimi është një proces kyç politik që bazohet te meritat”, ndërsa Shqipëria, sipas tij, “në mënyrë metaforike, është kolateral i mosmarrëveshjes së fundit midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut për fillimin e rrugëtimit të anëtarësimit në BE”. Në opinionin tuaj, cilat janë ndryshimet mes të qenët diplomat në Ballkanin Perëndimor dhe diplomat në vendet…

Read More

Një 30-vjeçare u rrëmbye rreth një jave më parë në Greqi, ndërsa mediat helene referuar edhe dëshmisë së vajzës thonë se një nga autorët ishte shqiptar. Policia greke është në kërkim të një makine me ngjyrë gri, që dyshohet se i përket autorëve. Sipas asaj që është regjistruar në dosjen hetimore, ngjarja ka ndodhur në 21 nëntor në Heraklion i Ri. 30-vjeçares i janë afruar 3 persona, të cilët e kanë futur me forcë në makinën e tyre. Më pas, njëri prej autorëve e ka goditur me grushte në kokë, duke i shkaktuar humbjen e ndjenjave. Në një vend dhe…

Read More

Është ndarë nga jeta në moshën 76-vjeçare piktori i njohur korçar Sotiraq Xega. Xega ishte një nga piktorët më të njohur në qytetin e Korçës. Ai është prezantuar për artdashësit me shumë ekspozita personale, ndërsa ka marrë pjesë me punimet e tij në një sërë aktivitetesh, në nivel lokal dhe kombëtar. Xega ka qenë dhe ish-përgjegjës i arkivave në Korçë.

Read More

Kryeministrit i Greqisë Kyriakos Mitsotakis ka njoftuar sot disa masa të reja anti-covid. Raportohet se në kuadër të përpjekjeve për të mbrojtur shëndetin publik për t’u përballur me pandeminë pas shfaqjes së variantit Omicron, vaksinimi do të bëhet i detyrueshëm për një grup moshë. Sipas informacioneve në mediat greke do të shpallet një vaksinim i detyrueshëm për të gjithë grekët mbi 60 vjeç. Sipas të njëjtave informacione, do të gjobitet 100 euro për çdo muaj të gjithë qytetarët mbi 60 vjeç që do të jenë të pavaksinuar. Sipas informacioneve, gjoba prej 100 eurosh për grekët mbi 60 vjeç që nuk…

Read More

Flirtimet dhe afrimiteti mes Donaldit dhe Beatrix është përfolur shumë ditëve të fundit dhe duket se pas mbrëmjes së djeshme nuk ka më asnjë dyshim nëse po bëjnë lojë apo janë thjesht miq. Pasi të dy kanë shprehur hapur pëlqimin për njëri-tjetrin. “Vëllai i Madh” kishte organizuar lojën “Ndaje ose Pije” nga “Shiko kush luan”, ku duhej tu përgjigjeshin pyetjeve të ndryshme ose të pinin tekila. Loja u organizua në çifte dhe Donaldi dhe Beatrix ishin përballë njëri-tjetrit. I pyetur se kush ka trupin më të bukur dhe se kush e tërheq brenda shtëpisë, Donaldi tha për Beatrix dhe po…

Read More

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja paralajmëron se në regjimin “41 bis” do të futen edhe të dënuar të tjerë. Në një trajnim me OSBE mbi të drejtat e njeriut për policët e burgjeve që ushtrojnë detyrën në regjimin e posaçëm Manja tha se vetëm në nentor janë 4 të dënuar me lidhje me krimin e organizuar që jane vendosur në “41 bis”, ndërsa me agjencite ligjzbatuese po vleresohen rrezikshmeria e disa të dënuarve të tjerë. Manja tha gjithashtu se regjimi i ashpër po funksionon për të ndërprerë komandimin e “ushtarëve” për të kryer krime me urdhra nga burgu. Aktuaisht në…

Read More

Dhimbjet e kockave po kthehen në një problem shëndetësor shumë i përhapur kudo, edhe në Shqipëri. Kjo ndodh edhe sepse njerëzit nuk kanë shumë kohë për aktivitet fizik ndërkohë që jetëgjatësia është rritur.Kjo nënkupton se njerëzit po jetojnë më gjatë dhe rrjedhimisht i përdorin muskujt dhe kockat për më shumë kohë. Në përgjithësi, njerëzit kërkojnë ndihmën e medikamenteve qetësues.Shpesh këto ilaçe, kur pihen me tepri janë të dëmshme për stomakun dhe mëlçinë. Natyra nga ana tjetër na ka dhënë shumë burime të rëndësishme kundër dhimbjeve që nuk dëmtojnë organet e tjera.Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni për një…

Read More

Stuhia e frikshme vazhdon të shkaktojë dëme në Stamboll. Mediat e huaja raportojnë se ura e madhe e Bosforit është mbyllur dhe fluturimet janë anulluar. Ditën e hënë stuhia e fuqishme goditi Stambollin dhe pjesë të tjera të Turqisë, dhe deri të paktën katër persona humbën jetën dhe 38 persona janë plagosur. Në videon e siguruar makinat shihen teksa i merr era e fortë. 52 semaforë dhe shenjat rrugore janë rrëzuar. Të paktën gjashtë fluturime të ‘Turkish Airlines’ të planifikuar për ulje në Stamboll u devijuan në qytetet e Ankarasë dhe Izmirit. Erërat e forta detyruan gjithashtu autoritetet të anulojnë…

Read More