Author: tirana

Mëngjesin e sotëm, kryeministri Edi Rama ka ndarë një video me pamje përrallore nga Valbona. Gjithçka shihet e mbuluar nga dëbora, duke krijuar një magji të vërtetë. Mirëpo, ajo që ka tërhequr më shumë vëmendje është kënga që Rama ka vendosur në sfond. Është pikërisht kënga “Diell”, e interpretuar nga Fifi. “Valbona magjike”, ka shkruar Rama krahas videos, që ka marrë mijëra ‘like’. View this post on Instagram A post shared by Edi Rama (@ediramaal)

Read More

Demi Sot nuk do ndiheni aspak të privuar për të shprehur ato që mendoni dhe do keni forcë të madhe bindëse. Nëse jeni në një lidhje do iu pëlqejnë ndryshimet dhe të rejat dhe do doni ta largoni rutinën sa më parë. Flisni me partnerin për këtë sepse së bashku do arrini edhe më shumë. Nëse jeni beqarë do i merrni gjërat më seriozisht dhe nuk do doni aventura pa të ardhme. Mundet edhe t’iu plotësohen dëshirat dhe do keni dashuri me shikim të parë. Sipas dritare.net, jeta profesionale do jete e paqëndrueshme dhe nuk do dini çfarë të bëni…

Read More

Si pasojë e reshjeve të dendura që vazhdojnë të bien pandërprerje si dhe e shtimit të prurjeve të mëdha të ujit të lumenjve Shkumbin e Devoll si dhe të përrenjve malorë edhe në Qarkun e Elbasanit janë krijuar situata problematike. Në bashkinë e Elbasanit nga e hëna ka dalje të ujërave të përroit të Gurrës në njësinë administrative Shushicë dhe dalje të lumit Shkumbin në Malasej, njësia administrative Gjergjan ku janë nën ujë rreth 2 ha toka bujqësore. Në aksin rrugor Librazhd-Zgosht ka fundosje të një segmenti rrugor dhe rënie të gurëve. Në aksin rrugor Elbasan-Librazhd në kthesat e Murrashit…

Read More

Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një përleshjeje dhe të shtënave me armë zjarri, të hënën në Mitrovicë. Një sherr mes disa të rinjve ka ndodhur në veri të Mitrovicës të hënën në orët e mbrëmjes, raporton Express. Gjatë përleshjes është përdorur edhe arma e zjarrit ku janë lënduar tre persona. Dy nga ta të cilët kanë marrë plagë në këmbë nga arma e zjarrit.

Read More

Autoriteti Rrugor Shqiptar deklaron se të gjitha akset nacionale janë të hapura dhe qarkullimi kryhet pa probleme. Sipas ARRSH borëpastrueset kanë punuar gjatë gjithë natës. Ndërkohë që iu bën apel drejtuesve të mjeteve të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore. “Reshje shiu dhe dëbore kanë përshkuar të gjithë vendin, por pa sjellë probleme për bllokimin e qarkullimit të mjeteve🚕 Kontraktorët kanë punuar gjatë gjithë natës me mjete borëpastruese dhe punëtorë për pastrimin e rrugës nga bora, shpërndarjen e kripës dhe nga materialet inerte ne ato segmente ku kanë vijuar reshjet e shiut🌧 Akset rrugore nacionale janë të…

Read More

Autoriteti Rrugor Shqiptar u ka bërë thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë. Të gjithë përdoruesit në akse rrugore ku ka prezencë të dëborës do të duhet të tregojnë kujdes, në të kundër nuk do të lejohet të kalojnë nga patrullat e Policisë Rrugore. NJOFTIMI: Apel për të gjithë drejtuesit e mjeteve Nisur nga parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim, të cilat do jenë me reshje shiu dhe dëborei bëjmë thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë në të gjitha ato akse rrugore ku ka…

Read More

Reshjet e borës kanë nisur edhe në Kukës. Në lartësitë mbi 500 metra dëbora ka vënë një shtresë nga 5 deri ne 25 cm në zonat malore. Rruga e Kombit dhe rrugët nacionale funksionojnë pa probleme. Mësohet se ka probleme në disa segmente rrugore në zonat rurale që lidhin njësite administrative me fshatrat, kryesisht në Topojan, Grykecaje, Bushtricë, Arrën, Kalis, Shishtavec, Lekbibaj, Margegaj, Tropojë e Vjetër. Moti i keq ka përfshirë të gjithë vendin pre disa ditësh. Sakaq, në zonat malore kanë nisur edhe reshjet e para të borës

Read More

Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëroi të hënën se rreziku global nga varianti Omicron është “shumë i lartë” bazuar në të dhënat paraprake, duke thënë se koronavirusi që ka pësuar mutacione, mund të çojë në rritje të rasteve me “pasoja të rënda”. Vlerësimi nga agjencia shëndetësore e OKB-së, i përfshirë në një dokument teknik të lëshuar për shtetet anëtare, përbënte paralajmërimin më të fortë, më të qartë të OBSH-së për variantin e ri që u identifikua për herë të parë ditë më parë nga studiuesit në Afrikën e Jugut. Raporti vjen në një kohë kur po rritet numri i vendeve në…

Read More

Rrezikohet lumi Vjosa! Niveli i lumit mësohet se ka arritur ne 6,10 metra mbi nivelin e detit , ndërkohë që maksimalen e arriti mbrëmjen e djeshme pas mesnate në kuotat 6:70 cm duke përmbytur pjesën e tregut të gjësë së gjallë.

Read More

Është bllokuar segmenti nga hyrja e tunelit të Murrizit, i gjithë “bay-pasi” deri në Xibër Murrize, segment i rrugës së Arbrit. Në këtë aks po punojnë 2 mjete borëpastruese, por qarkullimi ende nuk është bërë i mundur. Policia rrugore kërkon nga drejtuesit e mjeteve që vijnë nga Tirana drejt Dibrës, të vendosin goma dimërore dhe të përdorin zinxhirët. Për momentin policia po monitoron segmentin dhe nuk lejon qarkullimin, duke e devijuar atë në rrugën e vjetër.

Read More

Konsumatorët shqiptarë preferojnë që t’i blejnë mallrat dhe produktet duke u paraqitur fizikisht në njësitë tregtare, ndryshe nga vendet e tjera të Europës që gjithnjë e më shumë përdorin internetin për të porositur. Në fakt, i gjithë Ballkani e përdor më pak internetin për të blerë, sipas një harte të fundit të Euostat, me më pak se 38% që kanë porositur produkte online nga interneti. Në vitin 2019, të dhënat e fundit të disponueshme për Shqipërinë, vetëm 7% konsumatorëve shqiptarë përdorën internetin për të porositur mallra apo shërbime, nga 5% vitin e mëparshëm. Kjo shifër është shumë më e ulët…

Read More