Nga Amir Khan, Aljazeera Menjëherë pas fillimit të pandemisë, ne e dinim se disa grupe të caktuara njerëzish ishin më të rrezikuar nga COVID-19 se të tjerët. U vu re se personat me probleme të tjera shëndetësore, si diabeti dhe sëmundjet kardiovaskulare, ishin më të rrezikuar por dalëngadalë u bë e qartë se disa grupe etnike ishin të rrezikuar gjithashtu në mënyrë disproporcionale. Faktorët socialë kanë luajtur një rol të rëndësishëm pse këto grupe janë prekur më shumë se të tjerët, por edhe gjenetika mund të luajë një rol. Shkencëtarët në Universitetin e Oksfordit kanë identifikuar tani një version të…
Author: tirana
Ndonjëherë ju ndodh të bini në dashuri me një mashkull, shenja e të cilit është diametralisht e kundërt me atë që keni në mendje si një kombinim ideal. Do ta keni vënë re se shpesh ju tërheq shenja që keni mësuar që në moshë të vogël të “kafshoheni” nga turpi kur dëgjoni, apo jo? Në një farë mënyre këtu do të shohim tre kombinimet e shenjave të horoskopit që nuk duhet të kenë asnjëherë lidhje dhe megjithatë shpesh i takojmë së bashku rreth nesh: Ujori me Gaforren Ujori cinik e përbuz Gaforren e përhershme të ndjeshme, por shpesh bie në…
Afganët të cilët prej disa muajsh ndodhen të strehuar në Shqipëri me valle dhe muzikë tradicionale kanë festuar festën kombëtare të 28-29 nëntorit. Njëri prej afganëve, i cili më parë ishte gazetarë ka kapur momente nga festa energjike dhe e ka publikuar në rrjetet sociale. “Mbledhja e madhe e refugjatëve afganë për të festuar festën kombëtare të Shqipërisë me miqtë tanë shqiptarë. Ne e vlerësojmë shumë mikpritjen e tyre”, shkruan ai.
Gruaja e parë e cila u zgjodh në postin e kryeministres në Suedi, Magdalena Andersson është riemëruar në post, më 29 nëntor pasi që mosmiratimi i buxhetit në Parlament e detyroi të jep dorëheqje vetëm pak orë pas emërimit javën e shkuar. Ajo dha dorëheqje të enjten e shkuar pasi koalicioni i saj kolapsoi. Deputetët suedezë e përkrahën sërish udhëheqësen e partisë Social-Demokrate, Magdalena Andersson me shumicë të ngushtë gjatë votimit të ri të hënën më 29 nëntor. Tani detyra e Andersson do të jetë të udhëheq qeverinë njëpartiake deri në zgjedhjet parlamentare të shtatorit 2022. Në votimin e së…
Paniku që ka përfshirë botën pas zbulimit të variantit më të ri të virusit covid 19, emërtuar Omicron, është i zmadhuar dhe jo i mbështetur në fakte shkencore. Në një intervistë për Neës24 eksperti i njohur, Ilir Alimehmeti thotë se të gjitha gjetjet e dokumentuara në Afrikë dhe në disa shtete të Europës ku është zbuluar prania e variantit Omicron dëshmojnë për një virus më të butë klinikisht sesa varianti qarkullues Delta. Por a ka rrezik që variant i ri me 32 mutacione ta thyej imunitetin natyror apo mbrojtjen vaksinale? Mjeku thotë se është ende shumë herët për të konsideruar…
Mariola Rrapaj, nëna e Mattias fëmija i cili u vra nga babai i tij polak, Mirko Tumkov, ka thyer heshtjen dhe ka pranuar të flasë. Rrapaj, e cila ndodhet në gjendje shoku, ka thënë se po shkatërrohet nga dhimbja. “Kurrë nuk do të kthehem në atë shtëpi, nuk dua të shkoj më aty. Nuk më shkon mendja se çfarë mund të kishte ndodhur atë ditë të tmerrshme atje”, tha Marjola Rapaj pas daljes nga spitali. “Në këtë moment dhimbjeje të madhe, nuk jam në gjendje të shpjegoj atë që ndiej”, ka thënë ajo për Il Messaggero. Ngjarja e rëndë ndodhi…
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka informuar se nga 1.265 testime, 2 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID 19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 15 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.778. Në total numri i rasteve aktive është 322.
Kompania farmaceutike “BioNTech” tha të hënën se ka filluar punën për një vaksinë të përshtatur për variantin e ri të koronavirusit Omicron, që po përhapet më të madhe në vende të ndryshme të botës. BioNTech nisi të punonte në modifikimin e vaksinës, megjithëse nuk ishte ende e qartë nëse do të ishte e nevojshme të ripërpunonte vaksinën e saj për këtë variant. Varianti Omicron u zbuluar në Afrikën e Jugut ndërkohë që në ditët e fundit janë regjistruar dhjetëra raste edhe në vendet evropiane. Zhvillimi i një vaksine të modifikuar është pjesë e procedurës standarde të kompanisë për variantet e…
Telashet që kanë përfshirë Juventusin në ditët e fundit, duket se nuk janë nga ato kalimtaret dhe nga të cilat mund t’ia hedhësh lehtësisht. Drejtuesit e klubit bardhezi kanë përfunduar nën hetim lidhur me lëvizjet që kanë bërë në merkato, për të mbuluar gropën e madhe financiare. Nën shënjestër janë vendosur tre merkatot e fundit të Juventus, nisur nga qershori i vitit 2019 deri në atë të 30 qershorit të këtij viti. Gjatë kësaj periudhe, Zonja e Vjetër ka dalë me një plus prej 282 milionë euro, por që nga Zyra e Prokurorit besojnë se nuk bëhet fjalë për bilancin…
Ambasada Gjermane Tiranë njoftuar rregullat e reja për persona që aplikojnë për një takim për intervistë me qëllim punësimin në shtetin gjerman. “Personat e interesuar do të kenë mundësinë që nga data 1 dhjetor në orën 09.00 deri më 17 dhjetor në orën 12.00, nëpërmjet sistemit online të caktimit të orareve të aplikimit të ambasadës të shprehin interesin e tyre për procedurën e shortit. Mes të gjitha kërkesave të regjistruara përmes një shorti kompjuterik do të përzgjidhet, se kush do të marrë një orar aplikimi për periudhën janar deri fillim shkurti 2022. Procedura e shortit do të realizohet secilën herë…
Aktorja dhe deputetja e njohur e Kosovës, Adriana Matoshi ka ndarë me të gjithë ndjekësit e saj lajmin e hidhur se i është kthyer tumori në kokë pas 9 vitesh. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo ka treguar se të mërkurën duhet të përballet përsëri mes jetës dhe vdekjes. Në fjalën e saj, Matoshi ka dhënë një mesazh për të gjithë, që ta duan dhe ta vlerësojnë jetën dhe shëndetin.
Policia e Durrësit ka arrestuar në flagrancë 29-vjeçarin F.Xh, pasi i kap duke vjedhur 40 pompa nafte në servisin e shtetasit F. S., 61 vjeç. Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet që 29-vjeçari të jetë autor i 6 vjedhjeve të tjera të ndodhura në harkun kohor 21.11.2021 – 27.11.2021, në disa lagje të qytetit të Durrësit. Gjithashtu sipas policisë i riu ka vjedhur matës elektrikë dhe pajisje të tjera elektrike, si dhe orendi shtëpiake në 5 banesa, konkretisht në banesat e shtetasve P. N., banues në lagjen nr. 15 Durrës, E. Ç., B. S., E. M. dhe E. N., banues…