Author: tirana

Një mësuese në një gjimnaz në kryeqytet ka kërkuar mbrojtje nga ish nxënësi i saj, i cili është fiksuar aq shumë mbas saj saqë lidhi miqësi të ngushtë me të vëllain e më pas e telefononte vazhdimisht. Dashuria platonike e adoleshentit u denoncua pranë komisariatit numër 2 tha një nga burimet zyrtare të Gazetasi.al që tregoi se si mësuesja me status beqare u ndje e rrezikuar mbasi sjellja e nxënësit dhe këmbëngulja e tij nuk ndalej. Mësuesja përmend pranë oficerëve të policisë se nxënësin me inicialet e fillimit A…, e kishte takuar për herë të parë kur ai ishte në…

Read More

Në mesin e viktimave nga aksidenti tragjik në Bullgari, ishte dhe studentja e Universitetit të Tetovës, Albulena Beluli. Ndarjen nga jeta të 23-vjeçares e ka bërë të ditur, profesoresha e saj, Arta Bilalli Zendeli. Përmes një shkrimi në rrjete sociale, profesoresha shpreh ngushëllimet për familjen e të ndjerës. “Fakultetit Juridik të Universitetit të Tetovës dhe mbarë shoqërisë shqiptare, sot ju shua një yll. Një yll që mbante emrin Albina Beluli. Një studente që me modestinë dhe edukatën e saj ishte inspirim edhe për ne profesorët e saj! Albinë, çka t’ju them kolegeve e kolegëve të tu që parreshtur më thirrin?!…

Read More

Një sëmundje e rëndë i ka marrë jetën artistes së njohur shqiptare me origjinë sudane, Hueyda El Saied. Ajo ishte 46 vjeçe dhe la pas një djalë, Gabriel. Pavarësisht se ishte e sëmurë, ajo kurrë nuk e humbi buzëqeshjen e saj në fytyrë. Ishte pikërisht kjo buzëqeshje që nuk e tradhtoi në asnjë moment 46-vjeçaren, e cila e mbajti mjaft mirë të fshehtë sëmundjen nga publiku. Por nëse kthehemi pas në kohë te publikimet e saj në rrjetet sociale, vëmë re një detaj për të cilin fansat e kritikuan, por që nuk e dinin se pas tij fshihej diçka kaq…

Read More

Departamenti i Shtetit të SHBA-së dhe qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve kanë këshilluar qytetarët amerikanë të mos udhëtojnë në Gjermani dhe Danimarkë për shkak të rritjes së rasteve me Covid-19. Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve dhanë paralajmërimin e nivelit të 4 i cili nënkupton se duhet shmangur udhëtimi në këto dy vende evropiane. Aktualisht në mesin e vendeve për të cilat SHBA-ja ka dhënë paralajmërimin e nivelit 4 për udhëtim janë vende të tilla si Austria, Britania e Madhe, Belgjika, Greqia, Norvegjia, Zvicra, Rumania, Irlanda dhe Republika Çeke. Numri i rasteve në Gjermani ka qenë në…

Read More

Kompeticioni më i bukur për futbollin elitar, Uefa Champions League rikthehet këtë të martë në ekranin e Tring me të tjera ndeshje të mëdha. Duel i bukur është ai mes Chelsea dhe Juventus, ku edhe pse dy skuadrat e kanë siguruar kalimin më tej premton spektakël dhe emocione në garën për vendin e parë. “Zonja e Vjetër” është skuadra perfekte, pasi në 4 ndeshje ka marrë 12 pikë të plota dhe kryeson grupin ndërsa kampionët në fuqi kërkojnë hakmarrjen ndaj bardhezinjve për humbjen e vetme në këtë fazë grupesh. Italianët vijnë me një infermieri të mbushur, pasi Kielini, Berndardeski, De…

Read More

Leo Messi (Rosario, 1987) ka mirëpritur gazetarët e “Marca” në shtëpinë e tij të re në Paris, me rastin e të tetit “Pichichi” (Këpuca e Artë) që arriti sezonin e kaluar me Barcelonën. Ai duket i lumtur dhe tashmë i përshtatur me jetën e re. E ka kthyer faqen dhe tashmë është i fokusuar në arritjen e objektivave me ekipin parizien. Një PSG që e sheh si favorit për të fituar Ligën e Kampionëve, edhe pse e pranon se kanë shumë punë përpara. Si një mik i tij i mirë, ai i uron Xavit suksese në fazën e re si…

Read More

Policia Rrugore e Lezhës njofton se gjatë gjatë javës që lamë pas janë proceduar penalisht 29 drejtues mjetesh, për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur deri në masën 1.32 mg/l, nga të cilët 10 drejtues mjetesh janë arrestuar në flagrancë dhe 19 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë për shkak të moshës. Po ashtu janë vendosur 762 masa administrative, 15 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, 180 për parakalime të gabuara, 226 për tejkalim të normave të lejuara të shpejtësisë, 60 për mos përdorim të rripit të sigurimit, 15 për përdorim të celularit…

Read More

Zvicra ka miratuar dozën e tretë për personat mbi 16 vjeç, me qëllim rritjen e mëtejshme të imunitetit të popullatës. Me valën e katërt në rritje në Zvicër, Swissmedic njoftoi të martën se kishte miratuar dozën e tretë për të gjithë qytetarët mbi moshën 16 vjeç, ndërsa shumica e vendeve kanë miratuar dozën e tretë për personat mbi 18 vjeç. Përveç kësaj, vendi miratoi administrimin e dozës së tretë për individët me rrezik të lartë të moshës mbi 12 vjeç. Zvicra ka regjistruar 951,479 raste dhe 11,423 viktima që nga fillimi i pandemisë.

Read More

Yjet kanë bindjen se secila shenjë e horoskopit arrin përputhshmërinë maksimale në një romancë me një tjetër shenjë specifike. Njihuni me çiftet perfekte sipas zodiakut… Dashi– Shpirti juaj binjak i përket shenjës së Binjakëve. Për një person si ju, i cili i do sfidat dhe aventurat, është shumë stimuluese që të ketë një person kameleonik dhe të paparashikueshëm siç janë Binjakët. Kureshtja e tij dhe pasioni juaj së bashku formojnë një përzierje shpërthyese, nga të cilat asnjë nga ju nuk mund të bëjë pa to. Një Binjak nuk mund të mërzitet me ju, me ato kthesa të vazhdueshme që ngjyrosin…

Read More

Si të nevojshëm, por jo të domosdoshëm e ka cilësuar gazetari Artan Hoxha urdhrin e ri të drejtorit Gledis Nano që policët do t’i nënshtrohen testit të drogës. Në studion e “Abc live” me Juli Xhokaxhi, Hoxha tha se testi i alkoolit do të ishte edhe më i rëndësishëm për shkak se ka një shqetësim më të madh në masë. “Kjo është diçka e nevojshme, por jo i domosdoshëm. Testi i alkoolit do ishte dhe më i rëndësishëm, dhe është në masë më shqetësues. Nga kontakti që kam unë më shqetësues është testi i alkoolit. Drejtori e ka lëshuar këtë…

Read More

Qeveria në Republikën e Maqedonisë së Veriut ka shpallur 3 ditë zie për ngjarjen e rëndë ku humbën jetën 46 persona. Ngjarja ndodhi afër Sofjes, ku një autobus pas aksidentit u përfshi nga flakët. Vetëm 7 persona kanë arritur që t’i mbijetojnë aksidentit tragjik. Flamujt janë ulur në gjysmë shtizë, në nder të viktimave.

Read More

Mes viktimave të aksidentit tragjik që ndodhi në Bullgari ka qenë edhe një 27-vjeçar dhe e fejuara e tij, të cilët kishin shkuar në Stamboll për të festuar ditëlindjen. “Alsat M” raporton se bëhet fjalë për Gazmend Ukali, 27 vjeç, nga Kërçova dhe Albina Beluli, 23 vjeçe nga Tetova, ishin në mesin e viktimave të aksidentit tragjik që ndodhi mëngjesin e sotëm, kur një autobus u përfshi nga flakët në autostradën Struma të Bullgarisë, duke lënë të vdekur 45 persona. Gazmendi ishte pjesë e zyrës së kryetarit të Komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari, ndërsa të premten festoi ditëlindjen e 27-të…

Read More