“Kemi shumë gjëra për të thënë. Ishte një sakrificë dhe lojë e pastër nga lojtarët. Më vjen keq për çunat për arsye se kishin premtuar që do të bënin ndeshje të mirë e do bënin kthesë, që është diskutuar që në ditën e parë kur humbëm ndeshjen. Na vjen keq por i falënderoj për sakrificën edhe tifozët edhe pse një pjesë e mirë flisnin që ndeshja është e lënme e kjo bëri që të mos kishte shumë në stadium”. Me këto fjalë e nis deklaratën e tij, pas eleminimit në Kupën e Shqipërisë presidenti i Tiranës, Refik Halili, që edhe…
Author: tirana
Një person me inicialet A.D ështe arrestuar nga policia e Vlorës pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht mbesën e tij 11- vjeçare. Detaje rreth ngjarjes nuk dihen ende. Edhe policia akoma nuk ka dhënë detaje mbi këtë ngjarje të rëndë.
Ervin Karamuça ekspert i kriminalistikës deklaroi se Cosa Nostra i ka dërguar si test për sigurinë në vend tonë 18 milionë eurot. Ai shtoi se metoda e pastrimit të parave zakonisht është përmes investimit të kulla, pa pasur nevojë për t’i kaluar në banka. Karamuça: Pasuria e Cosa Nostras janë konfiskuar nga Italia, ndërkohë një pjesë që ka ngelur cash po mundohet që të dalë jashtë vendit, duke i çuar deri në Azi. Mendoj se ky është një test për të parë elementët e sigurisë. Këtu paratë pastrohen përmes ndërtimit, s’ka nevojë t’i fusësh në bankë.
Dhjetra qytetarë janë mbledhur sot në mëngjes dhe kanë nisur një marshim nga Skënderbej si homazh për vrasjen e vogëlushit 8- vjeçar, Mateo Vasiu nga 38-vjeçari Klodian Çalameni. Marshimit i është bashkuar edhe kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla, e cila tha se kërkesa e familjarëve dhe të afërmve për rikthimin e dënimit me vdekje nuk është një vendimmarrje që mund të merret nën ndikimin e emocioneve të forta që ka shkaktuar ngjarja. “Përfshirja ime është përfshirja e një nëne, e një qytetare e krye parlamentares për të adresuar këtë problem shumë të rëndë. Secili prej nesh e përjeton dhimbjen humbjen…
Një shqiptar është arrestuar në Itali, pasi akuzohet për grabitjen e një vile. Mediat italiane shkruajnë se ngjarja është regjistruar në periferi të zonës Putignano, në Bari. Mediat italiane bëjnë me dije se i arrestuari së bashku me një shqiptar tjetër janë kapur “mat” nga dy vëllezër të cilët ishin pronarë të banesës, teksa ata ishin duke kryer grabitjen. Në momentin që kanë parë se pronarët e vilës po u afroheshin, një prej shqiptarëve, 40 vjeç mori një kaçavidë dhe i sulmoi italianët duke i lënë të plagosur. Më pas arriti të largohej, duke lënë pas gjurmë të tij të gjakut pas…
Janë përfshirë në debate të ashpra analisti Artur Zheji dhe ish-deputeti i PD, Arben Ristani në emisionin “Opinion”. Teksa flisnin për debatin mes Sali Berishës dhe Lulzim Bashës, ata kanë hedhur akuza ndaj njëri-tjetrit. Ristani ka akuzuar se Zheji ka marrë “zarfe” për të mbrojtur Bashën, ndërsa e menjëhershme ka qenë përgjigja e analistit i cili e cilësoi si person të alkoolizuar. Ristani: Ti nuk mund të bësh provokime të tilla spese dhe ti ke përfitime për pozicionin që mban, takohesh merr ca zarfe diku. Zheji: Ti je i paturpshëm, se unë të kam parë ty tap shumë herë kur…
Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla, pas një pune të mirëfilltë hetimore disajavore, bazuar në të dhënat e grumbulluara në rrugë operative nga ana e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, se një shtetas posedonte dhe shpërndante lëndë narkotike kokainë në disa qytete, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar ”Stacioni”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë te ish-Stacioni i Trenit në Tiranë, i shtetasit: Gj. Gj., 39 vjeç, banues në Shën…
Në vitin 1997, Irene Pivetti, ish-kreu i Parlamentit italian, skandalizoi opinionin publik me deklaratat e saj mbi emigrantët shqiptarë. “Klandestinët shqiptarë duhet të hidhen sërish në det. Dhe po iu përgjigjën forcave të rendit, anijet e tyre duhet të fundosen”. Një fjali për të cilën ish-politikania e votuar nga Lega Nord në krye të Parlamentit ka deklaruar se është penduar, por që e ka ndjekur si damkë për gjithë historinë saj politike, të mbyllur praktikisht në 2001, kur nuk u rizgjodh si deputete. Nga ai moment, karriera e saj ka kaluar faza të ndryshme dhe të paparashikueshme, nga moderatore në…
“Visual Capitalist”, një faqe globale e publikimeve online ka realizuar hartën e grupeve të gjakut më të përhapura në secilin vend. Në vendin tonë sipas hartës, mbizotëron grupi i gjakut zero. Shqipëria është një nga tre vendet e Europës, së bashku me Italinë dhe Greqinë, ku mbizotëron zero pozitiv. Ndërsa në Europë më i zakonshëm është grupi A i gjakut. Pothuajse 40% e popullsisë në Danimarkë, Norvegji, Austri dhe Ukrainë kanë këtë lloj grupi, sipas Visual capitalist. Sipas raportit, nga 7.9 miliardë njerëz që jetojnë në botë, të shpërndarë në 195 vende dhe 7 kontinente, grupi më i zakonshëm i gjakut…
Aplikimet për azil nga shtetasit shqiptarë në një nga vendet e Bashkimit Europian shënuan një rritje të shpejtë në muajt e verës, duke tejkaluar dhe nivelet e para pandemisë. Sipas të dhënave nga EASO, zyra europiane e azilantëve, aplikimet për azil në muajin gusht arritën në mbi 1400, me një rritje prej 46% në krahasim me korrikun dhe më shumë se dyfishi në raport me muajin qershor. Në gusht, aplikimet ishin më të larta dhe se muajt e fundit përpara se të fillonte pandemia, dhjetor 2019 dhe janar e shkurt 2020. (shiko grafikun: Aplikimet për azil nga shtetasit shqiptarë në…
Roli i qumështit në shëndetin e njeriut është shumë i rëndësishëm. Këtë e kemi mësuar që në fëmijëri dhe shkenca e ka provuar. Ai është plot vlerë për imunitetin dhe për të gjithë trupin nga koka tek këmbët. Pirja çdo ditë e qumështit ofron këto përfitime:• Ndihmon për rënien nga pesha,• Ofron shumë proteina të domosdoshme për organizmin,• Ndihmon në ruajtjen e masës muskulare,• Ofron sasi të bollshme të kalçiumit, një mineral i dobishëm për kockat dhe jo vetëm,• Ndihmon kundër diabetit dhe sëmundjeve të zemrës,Qumështi është pak delikat në kombinime për një arsye të vetme: ai shkakton probleme me…
Athina zyrtare ka reaguar menjëherë dhe ashpër duke kërkuar shpjegime nga presidenca e Shqipërisë në lidhje me ekspozitën me fotografi dhe harta me temë “gjenocidi i çamëve ” dhe “pushtimi i territoreve shqiptare nga Greqia”. Lajmin e bëjnë të ditur burime diplomatike greke sipas të cilave Ambasada greke në Tiranë ka dërguar një note proteste dhe menjëherë kërkoi shpjegim nga zyra e presidentit shqiptar Ilir Meta, lidhur me këtë ekspozitë. Sipas saj këto fotografi të cilat janë ekspozuar në gardhin e jashtëm të presidencës shqiptare, shoqërohen me akuza ndaj Greqisë për “gjenocidin e çamëve”, si dhe me harta që tregojnë…