Ervin Karamuça ekspert i kriminalistikës deklaroi se Cosa Nostra i ka dërguar si test për sigurinë në vend tonë 18 milionë eurot.
Ai shtoi se metoda e pastrimit të parave zakonisht është përmes investimit të kulla, pa pasur nevojë për t’i kaluar në banka.
Karamuça: Pasuria e Cosa Nostras janë konfiskuar nga Italia, ndërkohë një pjesë që ka ngelur cash po mundohet që të dalë jashtë vendit, duke i çuar deri në Azi. Mendoj se ky është një test për të parë elementët e sigurisë. Këtu paratë pastrohen përmes ndërtimit, s’ka nevojë t’i fusësh në bankë.
