Kryeministri Edi Rama ka dalë në një konferencë nga aeroporti i Rinasit për ngjarjen tronditëse që ndodhi dje në Fier, ku një vogëlush 8-vjeçar u vra në mënyrë monstruoze nga një 38-vjeçar. Rama u pyet për rikthimin e dënimit me vdekje, ku tha se nuk është i mundur dhe as një formulë apo shkop magjik për të parandaluar të tilla ngjarje. -Rikthimi i dënimit me vdekje, sa është e mundur kjo? A është e mundur të rishikohet Kodi Penal dhe për rastet e pedofilisë të ketë dënim maksimal? Rama: Unë mirëkuptoj këtë reagim në emocionet shumë ekstreme që njerëzit kanë…
Author: tirana
Uji largon toksinat, transporton lëndët ushqyese në qeliza, rregullon temperaturën e trupit, “lubrifikon” kyçet dhe më shumë. Mungesa e tij, pra, mund të shkaktojë lloj-lloj problemesh. Mund ta keni dëgjuar rregullin “8 gota në ditë”, por çështja e “hidratimit” nuk është aq e thjeshtë. Sipas Institutit Amerikan të Mjekësisë, konsiderohet e mjaftueshme të konsumohen 3 litra (13 gota) lëngje në ditë për meshkujt dhe 2.2 litra (9 filxhanë) për femrat. Duke u nisur nga kjo bazë, duhet të merrni parasysh edhe disa faktorë të tjerë, si gjendja juaj e përgjithshme shëndetësore, nivelet e stërvitjes dhe mjedisi juaj, thotë Klinika Mayo. Gjithashtu, mbani në…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me vrasjen e fëmijës 8-vjeçar në Fier. “ Siç të gjithë e keni marrë lajmin e ndodhisë tragjike të pasdites së djeshme në Fier, e gjithë shoqëria është tronditur dhe mbetet e pa ngushëllueshme për prindërit për familjen e të afërmit, humbja e vogëlushit Mateo. Ajo çka nuk e bën më të lehtë peshën e kësaj humbje në mendjen e zemrën e nënës, babait, familjes, por sidoqoftë pritet me padurim, është verdikti më ekstrem i drejtësisë mbi barbarin i cili falë reagimit të menjëhershëm dhe identifikimit dhe kapjes nga policia gjendert sot prapra hekurave.…
Një lajm i trishtë ka ardhur mëngjesin e sotëm për mjekësinë shqiptare. Pas një beteje 1-vjeçare me një sëmundje të rëndë ka ndërruar jetë sot doktor Shahin Kadareja. Ai është një nga të parët Doktorë të Shkencave në fushën e mjekësisë, me një kontribut të jashtëzakonshëm në studimet onkologjike, si referues në dhjetëra konferenca dhe kongrese ndërkombëtare shkencore. Ai ka botuar studimet e tij shkencore në revistat më të njohura të mjekësisë në botë.
Presidenti Ilir Meta është shprehur se pavarësisht rezultatit të 25 prillit dhe situatës politike në vend apo problemeve, ai do të jetë në krye të detyrës deri më 24 korrik 2022. Në një intervistë për Ora News, Meta ka thënë se tani është detyra e këtij Parlamenti për rivendosjen e demokracisë në shinat kushtetuese nga të cilat Parlamenti dhe shumë institucione dolën në shkurtin e vitit 2019. Pyetje: Ka qenë një heshtje e gjatë kjo që ju karakterizoi gjatë këtyre muajve. Nuk ishte Presidenti i qëndrimeve apo i deklaratave të forta, Presidenti që përplasej me mazhorancën që e votoi, i…
Një tjetër atentat është regjistruar sot në Greqi, ku një shqiptar ka mbetur i vrarë. Ngjarja e rëndë ndodhi në Athinë. Siç raportojnë mediat greke, një makinë ka ndaluar para një karburanti dhe personat që ndodheshin brenda mjetit kanë hapur zjarr. Për pasojë ka mbetur i vrarë pronari i biznesit, shqiptar, si dhe punonjës ka mbetur rëndë, njëri prej tyre bashkëkombës. Menjëherë pas ngjarjes, një makinë BMW, ndoshta e autorëve, është gjetur e djegur në Avenue Kifissos. Forca të forta policie kanë shkuar në vendngjarje, zona është rrethuar ndërsa po punohet për kapjen e autorëve.
Fiks Fare denoncoi sot parregullsitë dhe abuzimet në procesin e mbledhjes së firmave nga ish lideri i PD-së Sali Berisha për të thirrur Kuvendin Demokrat në 11 dhjetor 2021. Fiks Fare tregoi se sa e lehtë ishte të firmosje dhe të plotësoje formularin pa qenë delegat, pa qenë anëtar i Kuvendit Kombëtar të PD-së dhe pa qenë as anëtar i Partisë Demokratike. Gazetarja e Fiks Fare plotësoi dhe firmosi pikërisht këtë formular që anëtarët e stafit të Berishës ua jepnin pjesëmarrësve, formular sipas të cilit çdo delegat mund të nënshkruajë për të kërkuar thirrjen e Kuvendit. Fiks Fare mori pjesë…
Reperi i famshëm, Noizy ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të regjistruar ditën e sotme në Fier, ku Klodian Çalamani rrëmbeu dhe vrau një fëmijë 8-vjeçar. Në një postim në Instagram, reperi shprehet se autori i kësaj ngjarjeje të rëndë duhet pushkatuar. “Unë jam “PRO” ligjit për pushkatim për mostra si Klodian Çalamani dhe përdhunues. Le të na vonohet edhe ca vjet anëtarësimi në Europë ska gjë“, shkruan reperi. Klodian Çalamani e kishte rrëmbyer fëmijën dhe pasi e kishte vrarë e kishte mbuluar me baltë.
Projektbuxheti i qeverisë për vitin 2022 është kaluar me sukses në seancën e sotme plenare. Pas 48 orësh debat në Kuvend, projetkbuxheti i mazhorancës mori 76 vota pro, 52 kundër dhe asnjë abstenim.Me këtë rast, Kuvendi mbylli dhe punimet.
Një çift të moshuarish dyshohet se kanë humbur jetë si pasojë e një zjarri që ka përfshirë shtëpinë e tyre në fshatin Hllomo të bashkië Dropull në Gjirokastër. Paraprakisht mësohet se brenda shtëpisë që është djegur nga flakët ka qenë çifti. Fshati Hllomo ndodhet rreth 3 orë larg nga Gjirokastra dhe infrastruktura rrugore është tejet e vështirë dhe amortizuar.
Me rreth 2 milion ushtarë në forcat e armatosura të Kinës, mund të mendoni se historia e një personi i cili tërhiqet nga forcat ushtarake mund të kalojë pa u vënë re. Por nuk ka ndodhur kështu për Zhang Moukang, një student universiteti nga krahina jugore e vendit. Një histori e postuar për lirinë e njerëzve në ushtri tregon dënimin që ai ka marrë pasi nuk donte të shërbente më. Ai është përballur me tetë dënime gjithsej që përfshijnë një ndalim dy vjeçar të udhëtimeve të huaja; udhëtimin brenda Kinës nëpërmjet aeroportit, trenat me distanca të gjata ose autobusët; blerja…
Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në Fier ku është gjetur i pajetë një fëmijë 8 vjeç. 38-vjeçari është fqinj me familjen e 8-vjeçarit, Mateo Vllasia, të gjetur pa jetë dhe është beqar. Ai jeton i vetëm në shtëpinë e tij pasi babanë dhe vëllanë e ka në burg në Greqi, ndërsa e ëma jeton në Maqedoni. Mësohet se autori nuk e kishte për herë të parë pengmarrjen e fëmijëve, pasi një veprim të tillë e kishte bërë edhe në vitin 2012.