Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka thirrur në mbledhje urgjente në seli në orë 16:00 kryetarët e 71 degëve të vendit. Bëhet me dije se Basha do të diskutojë në lidhje me organizimin e Kuvendit të PD-së.
Author: tirana
Nga William Hague “Times of London” Dy gjëra më kanë mbetur ende në mendje nga takimi im i parë me Vladimir Putin në Kremlin si Ministër i Jashtëm i Britanisë, së bashku me kryeministrin David Cameron një dekadë më parë. E para po mendoja, se ai kishte sytë më të ftohtë që kisha parë ndonjëherë tek dikush. Dhe të mendosh që kam takuar shumë nga kriminelët dhe tiranët më të mëdhenj të botës, kjo do të thotë diçka. E dyta më bëri përshtypje fakti se ai donte thjesht që të na shiste më shumë karburant. Më shumë se në çdo…
Mateo Vasiu iu mungon sot shokëve dhe shoqeve të klasës së tretë të shkollës ” Thanas Ikonomi”, në fshatin Grecalli të Fierit. Një ditë më parë vogëlushit 8-vjeçar, iu mor jeta mizorisht nga fqinji i tij 38-vjeçar, Klodian Çalamani. Mbi bankën e vogëlushit është vënë një buqetë me lule, duke përcjellë trishtim të thellë për ngjarjen tragjike. Familja ka hapur sot dyert e mortit. Vogëlushit që iu pre jeta në mes do të përcillet për në banesën e fundit. Dhimbja është e madhe, Mateo do t’i mungojë familjes dhe të afërmve.
Donika Klenja, është ylli i ri në ngjitje në fushën e mjekësisë në Britaninë e Madhe. Ajo është përzgjedhur për të kryer doktoraturën mes 150 aplikantëve të tjerë nga e gjithë bota për të marrë pjesë në kërkimet shkencore ne luftën kundër kancerit nga një prej spitaleve më të njohura në botë në këtë fushë. Ajo arriti të fitojë bursën për master në “Universitetin e Oxfordit”, pasi u intervistua nga akademikë botërorë, duke përfshirë edhe Prof Sir Andrew John Pollard, shefi i kërkimeve shkencore në vaksinën kundër Covid-19. Donika rrëfeu për ABC si i lindi dëshira për të studiuar mjekësi…
Gazetari Andin Lokaj është kthyer përsëri në qendër të vëmendjes me deklaratën e tij. Kosova U21 mposhti bashkëmoshatarët e Shqipërisë me shifrat 2-1 në “Fadil Vokrri” dhe duket se kjo ka gëzuar tejmase Lokajn. Madje ky i fundit nuk i ka kursyer edhe ironitë ofenduese karshi kuqezinjve. Me anë të një statusi në profilin e tij në “Facebook” komentatori nga Kosova kërkon të tregojë epërsinë e dardanëve në futboll në krahasim me Shqipërinë, duke nxitur kështu përçarje. “Parameno mos me pas fitu sonte kundër ktynve që kur kemi lujt na kosovart TOP, ata në stadion veq ushtar të tupit trunin…
Edi Reja vendosi ta dërgonte në tribunë sulmuesin në ndeshjen kundër Polonisë, të cilën Shqipëria e humbi me rezultatin 4-1. Broja nuk e kapërdiu dot këtë, por më keq akoma e përjetuan prindërit e tij. Burime pranë Kombëtares bëjnë me dije për gazetën se menjëherë pasi skuadra ka mbërritur në Shqipëri një ditë më pas, prindërit e Brojës kanë shkuar në kompleksin ku ishte akomoduar ekipi dhe i kanë kërkuar të largohet nga grumbullimi. Të revoltuar dhe me tone të larta ata më pas kanë pasur një bisedë edhe me trajnerin Reja. Ky i fundit i ka ftuar të ulen…
Krimi makabër në Fier ku Klodian Çalamani vrau dhe groposi vogëlushin 8-vjeçar ishte një ngjarje e paralajmëruar. Banorët e fshatit e përshkruajnë autorin si shumë problematik, i cili më herë ka kryer edhe dënim me burg. Një prej tyre ka zbuluar një tjetër krim të rëndë të 38-vjeçarit. Një banor tha për mediat se Çalamani i ka përdhunuar gruan dhe e ka denoncuar për këtë ngjarje të rëndë. “Të tëra të këqijat i ka. E kam djalin e mikut tim. Ka qenë problematik, i ka të gjitha moralet e këqija, kurvar, hajdut. Siç ka qenë i ati është edhe i…
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, ka regjistruar procedimit penal nr. 179 të vitit 2021. Në kuadër të hetimeve të kryera nga strukturat e policisë gjyqësore, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit janë grumbulluar prova që krijojnë dyshimin të arsyeshëm se shtetasi L. Sh., me profesion avokat, ka kërkuar një shumë prej 12.000 (dymbëdhjetë mijë) eurosh, nga familjarët e të dënuarit F. H., duke premtuar dhe siguruar se ka aftësinë për të ushtruar ndikim në funksionarë të Ministrisë së Drejtësisë, për kryerjen e ekstradimit të shtetasit F. H. nga shteti Italian, për të vuajtur…
Janë zbuluar detaje për vrasjen dje në Athinë të një biznesmeni shqiptar. Mediat greke shkruajnë sot se i vrari quhet Marius Spiro Dhiamandis, 37-vjeç nga Delvina, pronar i një karburanti. Sipas tyre, ai është arrestuar më parë për një sasi kokaine që iu gjet në makinë si dhe për një vrasje të ndodhur në Kipseli të Athinës në muajin shkurt 2010. Po ashtu, viktima rezulton me “detyrim paraqitje” në rajonin e policisë së Mykono. Nga ana tjetër, dyshohet se i ka borxh disa personave rreth 200.000 euro gjithashtu. Ndërkohë, bashkëshortja e tij, që rezulton pronare zyrtare e karburantit, është shtatzënë…
Mbrëmjen e djeshëm gjatë spektaklit Iliri dhe Donaldi u përshinë në një sherr me njëri-tjetrin. Iliri ka qenë në qendër të debateve gjatë kësaj jave në shtëpi dhe teksa Donaldi po jepte mendimin e tij, Iliri e ndërpreu. Donaldi i acaruar i kërkoi ta linte të fliste, por debati vazhdoi për shumë gjatë. “O plako më lër të flas”/ Donaldi acarohet keq me Në një moment, Donaldi shpërtheu ndaj Ilirit duke i kërkuar të pushojë, u çua në këmbë dhe mbylli veshët për të mos e dëgjuar.
U mbyll në barazim pa gola super klasikja Argjentinë-Brazil. Në ndeshjen që pritej nga mijëra fansa në mbarë botën, dy ekipet bënë një lojë të ekuilibruar. Një pjesën e parë Argjentina ishte më kërkuese por jo konkrete. Ndërkohë në pjesën e dytë Argjentina pati nën kontroll lojën por ishte Brazili që u shfaq dy herë rrezikshëm, madje edhe duke goditur trafersën. Me këtë barazim Brazili dhe Argjentina mbajnë vendet e para në grup dhe janë kualifikuar për Botërorin Katar 2022. Brazili mban vendin e parë me 35 pikë, ndërsa Argjentina vendin e dytë me 29 pikë. Nga grupi i ekipeve…
Kolesteroli i lartë dhe problemet me zemrën janë të lidhura ngushtë dhe mund të kthehen në një rrezik të vërtetë për organizmin. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetit, në vitin 2016 sëmundjet më vdekjeprurëse u cilësuan ato kardiovaskularet. Kjo për një mori arsyesh, ku ndër më ndikueset dhe shkaktaret është pikërisht kolesteroli i lartë. Personat që vuajnë nga kjo gjendje shtohen dita ditës, kështu që nevoja për parandalim është urgjente dhe shumë e nevojshme. Megjithëse kolesteroli i keq efektet mund t’i japë në forma të ndryshme, zemra është ajo që prek më shumë. Si shumë sëmundje të tjera kronike që lidhen…