Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, ka regjistruar procedimit penal nr. 179 të vitit 2021. Në kuadër të hetimeve të kryera nga strukturat e policisë gjyqësore, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit janë grumbulluar prova që krijojnë dyshimin të arsyeshëm se shtetasi L. Sh., me profesion avokat, ka kërkuar një shumë prej 12.000 (dymbëdhjetë mijë) eurosh, nga familjarët e të dënuarit F. H., duke premtuar dhe siguruar se ka aftësinë për të ushtruar ndikim në funksionarë të Ministrisë së Drejtësisë, për kryerjen e ekstradimit të shtetasit F. H. nga shteti Italian, për të vuajtur dënimin në Shqipëri. Në vijim, personi nën hetim Lavdosh Shehu, ka arritur të marrë nga familjarët e të dënuarit F. H. një shumë prej 5.000 (pesë mijë) eurosh, pikërisht për realizimin e këtij ekstradimi. Kjo ngjarje ka ndodhur në vitin 2020.
Postime te ngjashme
Add A Comment
