Në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin italian, Mario Draghi kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama bëri me dije se kishte kërkuar përshpejtimin për njohjen e pensioneve të shqiptarëve në shtetin fqinj. Megjithatë Rama nuk sqaroi se në cilën pikë janë procedurat dhe as se kur pritet të mbarojnë. Po ashtu Rama u ndal edhe te procesi i integrimit, ku tha se BE dhe Ballkani Perëndimor nuk mund të ecin në dy korsi të ndara. “Do të ishte shumë e rëndësishme nëse do të mund të integroheshin sistemet universitare europiane me sistemet universitare me ato të Ballkanit Perëndimorë, apo…
Author: tirana
Kryeministrin italian Mario Draghi tha se Italia është shumë e përkushtuar të mbështesë Shqipërisë në çdo fushë dhe në integrimin në BE, por edhe zhvillimin e saj në çdo fushë duke u përshtatur sa më shumë me standardet e BE. Ai theksoi miqësinë e mirë mes dy vendeve duke thënë se kjo vetëm do të vijë e të forcohet më shumë. “Është një marrëdhënie shumë e fortë, e suksesshme, nuk ka nevojë për fjalë por vetëm për përforcime. Bashkësia shqiptare në Italie është një bashkësi shumë e gjerë dhe shumë mirë e integruar dhe studentët shqiptarë janë të shumtë në…
Aktivistja Evi Kokalari, e cila është rreshtuar krah ‘Foltores’ së ish-kryeministrit Sali Berisha, ka sulmuar sot përmes një postimi në rrjetet sociale deputeten e PD-së, Grida Duma. “Grida Duma familjen e saj e ka shkatërruar. Ky është fakt.Ka mundësi që PD-ja konservatore të filloj të stresoj sa e domosdoshme është besimi në Zot & familja?Gjeneratat e reja rriten të fortë në familje të shëndetsh’me. Një familje e shëndetsh’me respekton partnerin, dhe nuk sodit në livadhet e botës.Modernismi që ka dashur të fus George Soros nëpërmjet shoqërisë civile, ka pasur vetëm një qëllim – DENIGRIMIN e shoqërisë.”, shkruan Kokalari.
Eklipsi më i gjatë hënor në 500 vitet e fundit do të ndodhë në orët e para të mëngjesit të së premtes (19 nëntor), dhe do të zgjasë për disa orë. Kulmi i eklipsit të pjesshëm do të ndodhë herët të premten, kur 97 për qind e Hënës do të eklipsohet nga hija e Tokës, transmeton Telegrafi. Eklipsi i mëparshëm i pjesshëm hënor më i gjatë, ndodhi në vitin 2018 dhe zgjati më pak se dy orë. Eklipsi do të jetë i dukshëm nga 50 shtetet amerikane, Kanadaja dhe Meksika, si dhe një pjesë e Amerikës së Jugut, Australisë dhe…
Këngëtarja e njohur, Aurela Gace ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Fieri, ku Klodian Çalamani rrëmbeu dhe më pas vrau 8-vjeçarin, Mateo Vasiun. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo i ka dërguar ngushëllimet prindërve, duke shpresuar që askush mos ta provojë dhimbjen e tyre. E revoltuar, Gaçe ka thënë se duhet të vendoset drejtësia dhe autori meriton dënim maksimal dhe të izolohet nga njerëzit normal. Reagimi i plotë i këngëtares: Mbrëmë perqafova fëmijët para gjumit, si cdo natë tjetër, e për një çast mendova nënën që nuk do të mundet ta pêrqafojë dot më djalin…
Partia Demokratike po bëhet gati për të mbajtur dy Kuvende, atë të datës 11 Dhjetor të thirrur nga Foltorja e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe atë të datës 18 të propozuar nga kryetari i PD Lulzim Basha dhe të miratuar në kryesinë e partisë. Sipas ish-deputetit demokrat Arben Ristani tani të gjithë sytë e shqiptarëve janë te Partia Demokratike, pasi e shohin atë si të vetmen mundësi për të mundur socialistët dhe atë që Ristani e cilësoi si regjimi i Edi Ramës. Ristani tha në Publikisht në RTSH se një nga pikat e axhendës së Kuvendit është kufizimi i mandatit të…
Kreu demokrat Lulzim Basha ka reaguar i tronditur për vrasjen e tmerrshme të një 8 vjeçari në Fier. Postimi i Bashës Jam thellësisht i tronditur për ngjarjen e tmerrshme kriminale që i mori jetën një 8 vjeçari në Fier. Si prind, ndaj sot dhimbjen me prindërit dhe familjarët e Mateos dhe lus Zotin t’ua lehtësojë dhimbjen! Ngushëllimet më të ndjera familjes dhe të afërmve! Dita e djeshme, e cila jo për herë të parë na përballi me ngjarje të rëndë kriminale, është një këmbanë alarmi për të gjitha strukturat e shtetit shqiptar, për policinë, drejtësinë, shëndetësinë e kujdesin social. Duhet…
Mbrëmjen e djeshme pas përfundimit të spektaklit, Fiti dhe Arjola kanë pasur një përballje me njëra-tjetrën, duke sqaruar deklaratat që kanë bërë kundrejt tyre për tema të ndryshme. Që të dyja dukeshin paksa të zhgënjyera nga njëra-tjetra, ku gjatë bisedës Arjola i thotë se “ke qenë një ndër banorët më të rëndësishëm”. Biseda mes Arjolës dhe Fifit: Arjola: E kam ruajtur gjendjen tënde shpirtërore, sepse ti këtu për mua ke qenë një ndër banorët më të rëndësishëm. Ad by Valueimpression Fifi: Edhe ti më ke zhgënjyer me videon e prime-t të kaluar Arjola: Pse çfarë kam thënë te prime i…
Italia është tronditur nga një ngjarje makabre ku një vogëlush shqiptar është vrarë me thikë nga babi i tij monstër. 44-vjeçari Mirko Tonko, nga Polonia u arratis dje nga spitali Covid, ku kurohej për shkak të infektimit me koronavirus dhe shkoi në banesën ku jetonte ish-familja e tij. Dera iu hap nga djali 10-vjeçar Mattias, por ai në vend që të përqafonte dhe ta merrte në krah, i nguli thikën në qafë duke e lënë të vdekur në vende dhe më pas u arratis. Ngjarja tronditëse ka ndodhur në Cura di Vetralla, në provincën e Viterbos në Itali, ndërsa mediat…
Presidenti Ilir Meta ka reaguar për ngjarjen e rëndë që ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Fier. Në një postim në mediat sociale, Meta shkruan se krimi i djeshëm ka bashkëpërgjegjës, që nuk kanë përmbushur detyrimet shtetërore. Sipas kreut të shtetit për të shmangur ngjarje të tjera duhen marrë masa konkrete për të forcuar hetimin dhe parandalimin e veprave të tilla penale. Në fund ai shkruan se nuk ka fjalë për të ngushëlluar familjen e të voglit Mateo. “Vrasja e të miturit ditën e djeshme në qytetin e Fierit, nga një person me precedentë penalë, është thirrje alarmuese për institucionet…
Seanca e djeshme plenare degjeneroi në përplasje mes deputetit demokrat Ervin Salianji dhe atij socialist Erion Braçe, aq sa u desh dhe ndërhyrja e Gardës. Por pavarësisht bindjeve të ndryshme politike, ajo që i bën bashkë është vendi ku ata qethen. Berberi i tyre ka postuar foton ku të dy kanë qenë tek ai. / tirananews.al
Detaje të papublikuara për martesën me Amal Alamuddin dhe për zgjedhjen “shumë emocionale” për të pasur fëmijë. George Clooney zbuloi gjatë podcast-it ‘WTF with Marc Maron’. Aktori 60-vjeçar ka kujtuar se nuk kishte ndërmend të rimartohej apo të bëhej baba. Gjërat ndryshuan kur Amal, 43 vjeç, hyri në jetën e tij. “Unë nuk doja të martohesha, nuk doja të kisha fëmijë – shpjegoi ai – më pas hyri në jetën time ky njeri i jashtëzakonshëm me të cilin u dashurova marrëzisht. E dija që në momentin që e takova se gjërat do të ishte ndryshe”. George dhe Amal ishin të…