Seanca e djeshme plenare degjeneroi në përplasje mes deputetit demokrat Ervin Salianji dhe atij socialist Erion Braçe, aq sa u desh dhe ndërhyrja e Gardës.
Por pavarësisht bindjeve të ndryshme politike, ajo që i bën bashkë është vendi ku ata qethen. Berberi i tyre ka postuar foton ku të dy kanë qenë tek ai. / tirananews.al

