Deputeti i PD-së, Gazment Bardhi nuk i kurseu sot në Komisionin Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit ndaj kreut të grupit parlamentar të PS-së. Barthi tha Taulant Balla gjatë fushatës zgjedhore shoqërohej nga njerëz të inkriminuar. “ Jam i gatshëm të shkoj dhe të them se kush ishin ata që shoqëronin Taulant Ballën nga mëngjesi deri në darkë. Ishte tjetri i dënuar për trafik droge dhe doli në televizion, në Top-Channel, tha po, unë kërkoj vota për Taulant Ballën. Kaq, e tha troç. E tha publikisht, është i dënuar për trafik droge tjetri. Drejtonin nga shefi i policisë e tek…
Author: tirana
Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në Gramsh. Burime zyrtare thanë se 68-vjecarja me inicialet A.J, ka gjetur vdekjen e menjëhershme duke u hedhur nga kati i gjashtë i banesës ku jetonte. Ende nuk dihen arsyet që kanë shtyrë të moshuarën të ndërmarrë këtë akt. Njoftimi i policisë: Sot, rreth orës 11:45, në lagjen Sporti, Gramsh, dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga kati i gjashtë i pallatit ku banonte, shtetasja A. I., 68 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë në spital. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Arti i lashtë japonez i Jin Shin Jyutsu beson se çdo fillim problemi në trupin e njeriut i ka rrënjët tek tensioni. Dhe sipas kësaj teorie, mënyra më e mirë për të ekuilibruar tensionin është duke çliruar energjinë e bllokuar përmes një masazhi në dorë. Ata besonin se çdo gisht është i lidhur me një organ dhe emocion të caktuar, prandaj gjithçka duhet të bëjmë është të masazhojmë lehtësisht gishtat për t’u çliruar nga një dhimbje apo problem i caktuar. 1. Çfarë nënkuptojnë 5 gishtat? Metoda e lashtë japoneze thotë se çdo problem në trup I madhi: Thuhet se është…
Xhaxhai i Klodian Çalamanit, autorit të vrasjes në Fier ka folur për mediat, ku ka kërkuar dënimin më të ashpër ndaj nipit të tij. “I bëj thirrje kryetares së parlamentit të kalojnë ligjin me varje. Nipi ka marrë rrugë të keqe, çe do. Nuk e di, nuk e di, jo nuk di që të ketë pasur konflikt me familjen e viktimës. Ashtu siç hyri ashtu dhe doli nga burgu. Ai ishte problematik me veten e tij, nuk zihej me njeri ai, vetëm që të mos e ngacmonin. Ka qenë i pirë ai. Pse ta kem frikë unë atë, si kishte…
Një aksident ka ndodhur rreth orës 12:00, në rrugën e “Rinasit” mjeti me drejtuese shtetasen D. K., ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin Gj. Sh. Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i motomjetit i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Një test ‘skrining’ nuk ka lënduar kurrë askënd, veçanërisht kur bëhet fjalë për fëmijën tonë. Pyes veten kur të vizitoni një okulist pediatrik? Përgjigja është në moshën 3-3 vjeç e gjysmë. Nga momenti i fillimit të shkollës rekomandohet që të bëhet një herë në vit ekzaminimi i syrit. Megjithatë, nëse shihni se fëmija po përjeton shenjat e mëposhtme, do të ishte mirë ta bëni këtë vizitë menjëherë, pavarësisht nga mosha e fëmijës. Shmang leximinNëse lodhet shumë lehtë kur lexon një libër shkollor apo letrar si dhe shmang aktivitetet që përfshijnë lexim, është tregues se mund të ketë problem me shikimin.…
Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat reagoi sot në lidhje me deklaratat në media të disa prej banorëve në fshatin Grecalli të Fierit, në lidhje me ngjarjen tragjike të vrasjes së të miturit. “Pas publikimit në medie të disa deklaratave prej banorëve në fshatin Grecalli të Fierit në lidhje me ngjarjen tragjike të vrasjes së të miturit nga shtetasi i dyshuar, Klodian Çalamani, SHÇBA njofton se ka nisur procedurat hetimore mbi veprimet e Policisë Fier në lidhje me denoncimet e kryera ndaj autorit përpara ngjarjes së datës 16.11.2021”, thuhet në një njoftim të SHÇBA.
Partia Demokratike po bëhet gati për të mbajtur dy Kuvende, atë të datës 11 Dhjetor të thirrur nga Foltorja e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe atë të datës 18 të propozuar nga kryetari i PD Lulzim Basha dhe të miratuar në kryesinë e partisë.Sipas ish-deputetit demokrat Arben Ristani tani të gjithë sytë e shqiptarëve janë te Partia Demokratike, pasi e shohin atë si të vetmen mundësi për të mundur socialistët dhe atë që Ristani e cilësoi si regjimi i Edi Ranës. Ristani tha në Publikisht në RTSH se një nga pikat e axhendës së Kuvendit është kufizimi i mandatit të kryetarit…
Moderatorja Eva Murati ka qenë e ftuar në Jonida’s Room. Në rubrikën e pyetjeve “Boom” ajo është ngacmuar me disa pyetje të sikletshme. E pyetur nëse e kanë ngacmuar në Instagram personazhe të huaj, ajo është shprehur që po, dhe ata kanë qene kryesisht futbollistë. “Nuk e kisha menduar kurrë që unë nga Shqipëria e vogël të kisha komunikim të drejtpërdrejtë me ta, a thua se i kam patur shokë klase.
Gjykata Kushtetuese cakton për të shqyrtuar çështjen për shkarkimin e Presidentit të Republikës Ilir Meta. Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se seanca është vendosur më 18 janar. Në qershor të këtij viti, 104 deputetë nga 140 që ka gjithsej parlamenti i Shqipërisë votuan pro shkarkimit të Presidentit Meta. Maxhoranca socialiste e fajëson atë për deklarata publike para dhe gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare 2021, të zhvilluara më 25 prill të këtij viti, të cilat kanë nxitur dhunë dhe kanë shkelur Kushtetutën. Votimi u bazua në gjetjet e raportit të hartuar nga një komision hetimor me pjesëmarrjen edhe të opozitës,…
Konferenca e përbashkët për shtyp mes kryeministrit Edi Rama dhe kryeministrit të Italisë Mario Draghi është shoqëruar edhe me batuta për italishten e Ramës. Draghi e uroi për italishte perfektë që flet, ndërsa Rama i tha së për këtë duhet të falënderoj gjyshen e tij. Draghi: Urime për italishten perfekte Rama: Më duhet të falënderoj gjyshen time!
Kryeministri Edi Rama, në një konferencë shtypi nga Italia, ku ndodhet për vizitë zyrtare me homologun e tij Mario Draghi, ka thënë se fati i Shqipërisë në BE është i lidhur me atë të Maqedonisë së Veriut. Ai ka nënvizuar se Shqipëria ende nuk ka një datë për mbajtjen e mbledhjes së parë Ndërqeveritare, por ajo që duhet të bëjë është që të jetë në lartësinë e duhur. “Ka disa vende të cilat kanë ndjekur një vijë të ndryshme, por nuk mund ta ndryshojmë këtë, por integrimi Evropian i Shqipërisë, nuk është diçka që na e kanë detyruar apo kërkuar,…